Baneri



www.erasmusi.org       28-11-2014
A ėshtė Allahu perėndia Hėnė?
Shabbir Ally

Nga faktet e madhėshtisė sė Tij janė nata, dita, dielli dhe hėna. Mos adhuroni as diellin e as hėnėn. Sexhde bėjini vetėm Allahut, i cili i krijoi ato, nėse adhuroni vetėm Atė. (41:37)

 

Taktikat mashtruese tė Morey-t:

Njė i njohur i krishterė mė zgjati me krenari njė kopje tė njė libri me titull Allahu, Perėndia-hėnė nė arkeologjinė e Lindjes sė Mesme tė Dr. Robert Morey. Vura re se autori kishte pėrdorur shumė taktika mashtruese pėr tė vėrtetuar pėrfundimin e tij tė pashmangshėm qė Allahu nuk ėshtė Zoti i Biblės, por perėndia-hėnė e Arabisė pre-islamike, adhurimi i tė cilit ėshtė pėrjetėsuar nė Islam. Unė do t’i rendis taktikat e tij mashtruese nė pesė kategori tė gjera pėr thjeshtėsi diskutimi.

Keqcitim i qėllimshėm i autorėve tė njohur.

Fshehje e qėllimshme e dėshmive

 Mbushje faqesh me informacion pa lidhje, duke dhėnė nė kėtė mėnyrė njė pėrshtyje tė gabuar se po arrihet nė njė pėrfundim.

 Pėrdorimi i gabimeve logjike pėr tė arritur nė pėrfundime dhe

Nxjerrja e pėrfundimeve pėr tė cilat nuk ėshtė pėrmendur e jo mė paraqitur ndonjė dėshmi.

 

Si e citon Morey profesor Coon-in:

Tani tė shqyrtojmė me hollėsi taktikat mashtruese. Mė poshtė do tė citoj disa fragmente nga libri i Morey-t pėr tė treguar si e argumenton ai hipotezėn se Allahu ishte perėndia e hėnės.

Pasi ta lexojmė kėtė, do tė vė nė dukje, me ndihmė tė Allahut, disa nga metodat mashtruese tė Morey-t.

Sipas dorėshkrimeve tė shumta, emri i perėndisė sė hėnės ishte Sin, ndėrkohė qė statusi i tij ishte el-ilah, d.m.th. “hyjnia”, qė do tė thotė se ai ishte mė i madhi nga perėnditė. Siē thekson Coon:

Perėndia Il ose Iiah ishte fillimisht njė fazė e Perėndisė sė hėnės.

Perėndia-hėnė quhej el-ilah, d.m.th. hyjni, qė pastaj u shkurtua nė fjalėn Allah nė kohėn pre-islamike. Arabėt paganė e pėrdornin fjalėn Allah edhe si emėr pėr fėmijėt e tyre. Pėr shembull, Allah ishte pjesė e emrit tė tė atit dhe ungjit tė Muhammedit. Fakti qė prindėrit e tyre paganė u kishin vėnė njė emėr tė tillė tregon se fjala Allah ishte emri i pėrgjithshėm i perėndisė sė hėnės edhe nė kohėn e Muhammedit. Profesor Coon vazhdon duke thėnė:

Po kėshtu, me udhėzimet e Muhammedit, Iiah qė ishte relativisht i panjohur, u bė Al-IIah, Zoti, ose Allahu, Qenia Supreme. (Morey, fq.10-11)

Ky fragment i shkurtėr nga libri i Morey-t paraqet shumė probleme. Sė pari, Morey e ndryshon aq shumė citimin e profesor Coon, saqė e bėn tė duket se ky i fundit ka thėnė tė kundėrtėn e asaj qė ka thėnė nė tė vėrtetė. Vini re se ai e ka cituar profesorin Coon dy herė. Sipas poshtė-shėnimeve tė Morey-t, tė dy fragmentet i pėrkasin librit Southern Arabia (Arabia Jugore) tė Carleton S. Coon (Washington, D.C. Smithsonian, 1944) fq. 399. E habitshme! Por unė pata mundėsinė t’i gjej kėto fragmente nė librin e profesor Coon dhe zbulova se Morey i kishte shkėputur ato nga njė paragraf mė i madh. Me qėllim, ai ka hequr njė pjesė shumė tė rėndėsishme dhe i ka ndarė dy pjesėt e tjera sikur tė ishin dy paragrafė qė nuk kanė lidhje mes tyre. Mė poshtė po paraqes atė qė Coon ka shkruar nė tė vėrtetė:

Perėndia Il ose Ilah ishte fillimisht njė fazė e Perėndisė sė hėnės, por nė historinė e hershme tė Arabisė, ky emėr mori kuptimin e njė termi tė pėrgjithshėm pėr hyjninė dhe kėtė emėr hebrejtė e pėrdornin gjerėsisht nė emrat e tyre personalė, si pėr shembull Emanu-el, Israel, etj. Po kėshtu, me udhėzimet e Muhammedit, Iiah qė ishte relativisht i panjohur, u bė Al-IIah, Zoti, ose Allahu, Qenia Supreme. (Carleton S.Coon, Southern Arabia, (Washington, D.C. Smithsonian, 1944) f.399).

Ky fragment nga libri I profesor Coon nuk thotė atė qė dr. Morey dėshiron tė na bėjė tė besojmė, kėshtu qė ai pėrdor metodėn e mėposhtme pėr ta transformuar fragmentin nė shėrbim tė qėllimit tė vet:

Ai ka cituar fjalinė e parė pėr tė treguar se emri Il ose Iiah ishte perėndia e hėnės nė Arabi deri nė kohėn e ardhjes sė Islamit. Lexoni atė qė thotė Coon:

Perėndia Il ose Iiah ishte fillimisht njė fazė e Perėndisė sė hėnės, por nė historinė e hershme tė Arabisė, ky emėr mori kuptimin e njė termi tė pėrgjithshėm pėr hyjninė.

Ndėrsa tani shikoni se si e citon Morey kėtė qendrim:

Perėndia Il ose Iiah ishte fillimisht njė fazė e Perėndisė sė hėnės.

Morey e pėrdor kėtė citim pėr tė mbėshtetur hipotezėn e tij sipas sė cilės, deri nė kohėn e Muhammedit, paqja e Zotit qoftė mbi tė, emri Allah ishte njė term qė pėrshkruante statusin e perėndisė sė hėnės. Pėr t’ia arritur qėllimit tė tij djallėzor, Morey e ka copėtuar fjalinė pėrgjysėm duke pėrjashtuar fjalėn “por” dhe ēdo gjė tjetėr qė pason kėtė lidhėz. Dhe as qė ka marrė mundimin qė tė vendosė tre pika pėr tė treguar se fjalia vazhdon.

Problemi i dytė nė lidhje me qasjen e dr. Morey-t kėtu ėshtė se ai ka lėnė pa cituar nga qendrimi i Coon pikėrisht atė qė bie nė kundėrshtim me argumentin mė tė rėndėsishėm tė Morey-t kundėr Zotit tė Islamit. Morey nuk resht sė pėrsėrituri me krenari se Allahu nuk ėshtė Zoti i Biblės, por perėndia e hėnės sė Arabisė pre-islamike. Prandaj atij nuk i ka leverdisur qė tė pėrsėrisė atė qė Coon ka shkruar, domethėnė:

... dhe kėtė emėr hebrejtė e pėrdornin gjerėsisht nė emrat e tyre perėsonalė, si pėr shembull Emanu-el, Israel, etj..."

Morey nuk do qė lexuesit e tij tė kuptojnė qė, sipas profesor Coon, i njėjti emėr qė nė Arabinė Jugore pėrdorej pėr Perėndinė e hėnės, pėrdorej edhe nė emra hebraike, si pėr shembull Emanu-el, tė cilin Morey e konsideron si njė nga emrat e Jezusit.

Problemi i tretė ėshtė se Morey i ka prerė dy pjesėt nga shkrimi i Coon duke i ndėrthurur me fjalėt e veta nė mėnyrė tė tillė qė ajo qė profesor Coon ka dashur tė thotė e ka humbur kuptimin, duke bėrė qė nė tekst tė predominojė ajo qė Morey dėshiron tė thotė. Nė kėtė mėnyrė, krijohet pėrshtypja se Coon ėshtė i njė mendimi me Morey, ndėrkohė qė nuk ėshtė e vėrtetė. Pėr shembull, ndėrkohė qė, fjalia e fundit e profesor Coon mbėshtet faktin se Allahu nuk ėshtė perėndia e hėnės, por “Qenia Supreme”, zėvendėsimi qė Morey i bėn kėsaj fjalie me fjalėt e veta do ta bėte njė lexues jo shumė tė vėmendshėm tė mendojė se Coon ėshtė i njė mendimi me Morey-n nė lidhje me teorinė e Perėndisė sė hėnės nė Islam.

Problemi i katėrt ėshtė se Morey nuk pret qė lexuesit e tij tė vėnė re gabime logjike nė atė qė ai shkruan. Kur ai pretendon se emri i pėrgjithshėm i perėndisė sė hėnės ishte "el-ilah", ai citon Coon sikur ky ka thėnė se "Il ose Ilah" ishte fillimisht njė fazė e perėndisė sė hėnės. Morey nuk pret qė lexuesit e tij tė vėnė re se "el-ilah" nuk ėshtė e njėjtė me "Il apo Ilah." Por edhe lexuesit qė nuk e njohin gjuhėn arabe mund tė vėnė re dy gjėra:

(1) Kėto fjalėt shkruhen nė mėnyrė shumė tė ndryshme, dhe

(2) Citimi i dytė qė Morey bėn nga Coon vė nė dukje gabimin.

Aty, Coon thotė se "Ilah u bė Al-Ilah" me udhėzim tė Muhamedit. Pra ėshtė e qartė qė atėherė, el-ilah nuk ishte perėndia e hėnės sipas Coon, por vetėm sipas Morey-t. Coon do tė tronditej po tė shihte atė qė ka shkruar tė transformuar sipas mėnyrės sė Morey-t.

Problemi i pestė qėndron nė atė qė dr. Morey duhet t’i ketė ēuar aq me ngut dorėshkrimet e tij pėr botim saqė, nė fragmentin e mėsipėrm ka rėnė nė kundėrshtim me vetveten.

Pasi ka theksuar se edhe i ati, edhe ungji i Muhammedit kishin si pjesė tė emrit tė tyre emrin Allah, ai e citon me miratim profesorin Coon duke thėnė se "Ilah u bė...Allāh" me udhėzim tė Muhammedit. Morey nuk e ka vėnė re se, qė lexuesit tė pranojnė gjithēka qė ai ka thėnė nė atė paragraf, ata duhet tė bien nė pėrfundimin se Muhammedi ishte i pranishėm kur ka lindur i ati, nė mėnyrė qė t’i mėsonte gjyshit tė tij se ēfarė emri t’i vinte babait tė sapolindur!

Ēėshtja kėtu nuk ėshtė nėse Coon kishte tė drejtė apo jo, apo nėse ai kishte njohuri nga Islami. Ēėshtja ėshtė se Morey e citon atė si njė njohės tė mirė tė Islamit dhe nuk i vė re kundėrshtitė qė rezultojnė nė ato qė shkruan.

Problemi i gjashtė ėshtė se Morey bie nė pėrfundime qė nuk janė rrjedhojė e fakteve qė ai paraqet, duke bėrė kėshtu gabimin logjik qė njihet me emrin non sequitur. Ky gabim shihet qartė nė fragmentin e mėposhtėm:

Pėr shembull, fjala Allah ishte pjesė e emrit tė tė atit dhe ungjit tė Muhammedit. Fakti qė atyre u ishin vėnė emra tė tillė nga prindėrit e tyre paganė vėrteton se Allah ishte emri i pėrgjithshėm i Perėndisė sė hėnės, madje edhe nė kohėn e Muhammedit.

Nė fragmentin e mėsipėrm, Morey paraqet njė fakt dhe nxjerr njė pėrfundim. Tani, le tė shqyrtojmė faktin dhe pėrfundimin, gjė qė do tė na ndihmojė pėr tė vėnė nė dukje gabimin logjik.

Fakt: Tė atit dhe ungjit tė Muhammedit, prindėrit e tyre paganė u kishin vėnė emra dhe kėto emra pėrmbanin fjalėn Allah [si nė Abd-Allāh qė do tė thotė shėrbėtor i Allahut].

Pėrfundim: Kjo dėshmon se Allah ishte emri i Perėndisė sė hėnės nė atė kohė.

Pra, siē shihet, pėrfundimi nuk ėshtė rrjedhojė logjike e faktit tė paraqitur. E shumta qė mund tė konkludohet duke u nisur nga njė dėshmi e tillė ėshtė qė paganėt e kishin zakon t’i quanin fėmijėt e tyre shėrbėtorė tė Allahut. Ky fakt nuk tregon qė Allahu ishte Perėndia e hėnės apo Zoti i Abrahamit. Se kush ishte ai mund tė zbulohet nga dėshmi tė tjera, tė cilat Morey ėshtė pėrpjekur me sa ka patur mundėsi qė t’i fshehė.

Faktet qė Morey ka fshehur tregojnė qartė se arabėt nė kohėn e Muhammedit adhuronin shumė idhuj, por ata besonin edhe tek Allahu, Zoti i lartė, tė cilit ata i drejtoheshin pėr ndihmė. Kjo Qenie Supreme, pėr ata, nuk ka qenė kurrė hėna.

Problemi i shtatė nė kėtė fragment tė librit tė Morey-t qendron nė faktin se i gjithė diskutimi i tij nuk ėshtė nė pėrputhje me ēėshtjen. Tė tregosh se kush besohej tė ishte Allahu para Islamit nuk vėrteton asgjė nė lidhje me ēėshtjen nė fjalė.  Morey-t i duhet tė tregojė qė nė Kur’an, Allahu pėrshkruhet si Perėndia e hėnės. Por kjo ėshtė e pamundur pėr Morey-n. Nė Kur’an pėrsėritet shpesh hėna si njė krijim i Allahut. Dhe Allahu nė Kur’an u thotė krijesave tė tij qė tė mos u pėrkulen nė adhurim diellit apo hėnės, por vetėm Allahut qė i ka krijuar ata. (Kur’an 41:37). 

 

Si e citon Dr.Morey Caesar Farah

Tani tė shikojmė njė tjetėr fragment nga faqja 13 e librit tė Morey-t, ku kėtė radhė ai citon nga Caesar Farah:

Studiuesi islamik Caesar Farah bie nė pėrfundimin:

Prandaj, nuk ka asnjė arsye pėr tė pranuar idenė se Allahu ka kaluar tek muslimanėt nga tė krishterėt dhe hebrejtė. (Farah f. 28).

Ju lutem, krahasoni kėtė citim me paragrafin e plotė, nga ku Morey pretendon se e ka shkėputur fragmentin e mėsipėrm. Mė poshtė gjendet njė fragment nga libri i Caesar Farah:

Allahu, hyjnia mė e madhe nė Arabinė pagane, ishte objekt adhurimi me shkallė tė ndryshme intensiteti nga skaji mė jugor i Arabisė e deri nė Mesdhe. Pėr babilonasit, ai ishte "Il" (zot); pėr kanaanitėt dhe mė vonė edhe pėr izraelitėt, ai ishte "El'; arabo-jugorėt e adhuronin atė me emrin "Ilah," dhe beduinėt si "el-Ilah" (perėndia). Kur erdhi Muhammedi, ai u bė Allahu, Zoti i Botėve dhe i tė gjithė besimtarėve, NJė dhe i Vetmi qė nuk pranon ortakė apo shokė nė adhurimin ndaj Tij. Konceptet judaike dhe tė krishtera pėr Zotin e mbėshtesin transformimin e Allahut nga njė hyjni pagane nė Zotin e tė gjithė monoteistėve. Prandaj, nuk ka asnjė arsye pėr tė pranuar idenė se “Allahu” ka kaluar tek muslimanėt nga tė krishterėt dhe hebrejtė. (Farah f. 28).

Problemi i parė nė citimin qė ka bėrė Morey ėshtė qė ai e ka ndarė fjalinė e fundit nga pjesa tjetėr e praragrafit nė njė mėnyrė tė tillė qė e bėn tė duket se ka thėnė diēka tė ndryshme nga ajo qė nė tė vėrtetė thuhet po tė lexohet paragrafi nė tėrėsi. Citime tė tilla jashtė kontekstit janė njė taktikė e zakonshme e Morey.

Problemi i dytė ėshtė se Morey i ėshtė referuar Caesar Farah si njė "studiuesi islamik". Morey pėrpiqet tė rrisė autoritetin e autorėve qė ai citon duke u vėnė epitete, si nė rastin e mėsipėrm. Nėse me fjalėn “islamik” lexuesit mendojnė se Caesar Farah ėshtė musliman, Morey-n nuk e shtyn asgjė qė tė korrigjojė njė keqkuptim tė tillė. Dhe nėse i kėrkohet llogari pėr kėtė, ai mund tė thotė fare mirė se kishte ndėr mend tė thoshte “studiues i Islamit”. Atėherė le tė ketė mirėsinė tė thotė atė qė ka patur ndėr mend tė thotė.

Problemi i tretė ėshtė qė Morey ka lėnė pa pėrmendur thelbin e pėrmbajtjes sė librit tė Farah. Nė atė pasazh thuhet se Zoti qė nė Arabinė Jugore quhej Ilah, nga izraelitėt quhej El. Ky fakt do ta kishte dėrrmuar pėrfundimisht teorinė Morey-t mbi Perėndinė e hėnės nė Islam, prandaj, kuptohet qė Morey-t i ka leverdisur mė shumė qė ta fshehė.

Gjithashtu, Morey-t nuk i vjen pėr shtat qė t’u bėjė tė ditur lexuesve se, sipas dy ungjijve, Jezusi i kryqėzuar i thėrriste nė ndihmė perėndisė El, i cili, nėse Morey ka tė drejtė, ėshtė perėndia e hėnės nė Islam

 

Morey bie nė kundėrshtim me vetveten:

Tani, le t’i hedhim njė sy njė fragmenti nga faqet 11-12 tė librit tė Morey-t:

Muhammedi ėshtė rritur nė fenė e perėndisė sė hėnės, Allahut. Por ai hodhi njė hap para nė krahasim me arabėt paganė. Ndėrkohė qė kėta tė fundit besonin qė Allahu, d.m.th. perėndia e hėnės, ishte mė i madhi nga perėnditė, Muhammedi vendosi qė Allahu nuk ishte vetėm zoti mė i madh, por edhe i vetmi.

Nė fakt ai ka thėnė: "Shikoni, ju tashmė besoni qė perėndia e hėnės, Allahu ėshtė mė i madhi i zotave. Gjithēka qė kėrkoj prej jush ėshtė qė tė pranoni idenė se ai ėshtė i vetmi zot. Unė nuk po ju marr Allahun qė ju e adhuroni, por po marr vetėm gruan dhe bijat e tij, si dhe tė gjithė zotat e tjerė. "

Kjo shihet edhe nė faktin se pika e parė e besimit tė muslimanėve nuk ėshtė “Allahu ėshtė i madh”, por “Allahu ėshtė mė i madhi”, domethėnė, ai ėshtė mė i madhi mes zotave. Pėrse duhet tė thoshte Muhammedi se Allahu “ėshtė mė i madhi”, pėrveēse nė njė konteksti politeist? Fjala nė arabisht ėshtė pėrdorur pėr tė dalluar mė tė madhin nga mė i vogli. (Morey fq. 11-12).

Problemi i parė nė kėtė pasazh ėshtė se Morey kundėrshton vetveten. Nė dy paragrafėt e parė ai pretendon se arabėt paganė besonin qė Allahu ishte mė i madhi nga tė gjithė zotat dhe gjithēka qė Muhammedi (paqja e Zotit qoftė mbi tė) predikonte ishte qė ata duhet tė besonin qė Allahu nuk ishte thjesht mė i madhi ndėr zota, por edhe i vetmi. Pastaj Morey harron se ē’ka shkruar pak mė parė dhe shkruan pikėrisht nė paragrafin pasardhės se Muhammedi predikonte qė Allahu ishte mė i madhi. Dhe, sipas Morey-t, ‘mė i madhi’ nėnkupton se ai nuk ishte i vetmi zot.

Njė tjetėr problem ėshtė se Morey duket se nuk ka as idenė mė tė vogėl se ē’ėshtė Islami. Sipas tij, pika e parė e besimit tė muslimanėve nuk ėshtė “Allahu ėshtė i madh”, por Allahu ėshtė mė i madhi (Morey fq. 12). Kush i ka thėnė atij qė kjo ėshtė pika e parė e besimit tė muslimanėve? Nėse Morey ka tė drejtė, atėherė miliona muslimanė ia kanė mėsuar gabim fėmijėve tė tyre shehadetin (dėshminė e besimit).

Por, pėr turpin e Morey-t, pika e parė e besimit tė muslimanėve nuk ėshtė qė “Allahu ėshtė mė i madhi”, por qė “nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut”.

Problemi i tretė ėshtė se Morey mendon qė “Allahu ėshtė mė i madhi” do tė thotė qė “ai ėshtė mė i madhi nga zotat” dhe se kjo mund tė thuhet vetėm nė njė kontekst politeist. Ai nuk e kupton se shprehja sė cilės i referohet, nė arabisht ėshtė Allahu Ekber, qė do tė thotė: “Allahu ėshtė mė i madh”. Kjo shprehje ėshtė njė formė e shkurtuar e Allahu Ekber min kulli shein', qė do tė thotė "Allahu ėshtė mė i madh se ēdo gjė." Dhe, njė gjė e tillė nuk ka nevojė pėr njė kontekst politeist. Kjo do tė thotė se Allahu ėshtė mė i madh se ēdo gjė e perceptueshme ose jo.

Problemi i katėrt nuk ka tė bėjė me mosnjohjen e gjuhės arabe nga Morey, por me papėrgjegjėsinė e tij pėr tė pėrdorur arsyetimin logjik. Sipas tij, nėse pika e parė e besimit tė muslimanėve do tė ishte “Allahu ėshtė i madh”, kjo nuk do nėnkuptonte njė kontekst politeist. Me sa duket ai mendon se politeistėt nuk thonė pėr ndonjėrin nga perėnditė e tyre, “ajo ėshtė e madhe”?

Problemi i pestė ėshtė se Morey pėrsėrit vazhdimisht shprehjen “perėndia e hėnės” sa herė qė pėrmend Allahun, sikur me pėrsėritjen e shpeshtė tė saj ai shpreson se do t’i bindė lexuesit e tij se Allahu ėshtė perėndia e hėnės. Nė fakt, ajo qė duhet tė bėjė ai ėshtė tė paraqesė fakte.

 

Dėshmi tė pavlefshme arkeologjike

Sė pari, dr. Morey bėn njė pohim, pastaj mbush faqe tė tėra me fakte tė kota. Kjo krijon pėrshtypjen se ai po vėrteton pohimin e tij, ndėrkohė qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Dhe konkretisht po paraqes pohimin e mėposhtėm tė Morey-t, si dhe dėshmitė pasuese qė ai paraqet pėr tė mbėshtetur pohimin e tij:

Siē do tė shohim, faktet e qarta tregojnė se perėndia Allah ishte njė hyjni pagane. Nė fakt, ai ishte perėndia e hėnės, qė ishte i martuar me hyjneshėn e diellit, ndėrsa yjet ishin bijat e tij. (Morey fq.1-2).

Pėr tė vėrtetuar pretendimin e tij, ai harxhon pesė faqet nė vazhdim, pesė ilustrime, katėr  diagrame dhe njė hartė. Por, sipas tij, ēfarė vėrtetojnė tė gjitha kėto? Vetėm faktin se perėndia e hėnės adhurohej nė botėn e lashtė, jashtė Arabisė. Ky informacion ėshtė krejtėsisht i kotė. Ai duhet tė vėrtetojė qė adhurimi i hėnės ishte njė dukuri qė ekzistonte edhe nė Arabi. Fakti nėse kjo dukuri ekzistonte ose jo gjetkė nuk ka asnjė rėndėsi pėr ēėshtjen qė ai pėrpiqet tė vėrtetojė. Pėr shembull, dėshmitė qė ai paraqet pėr tė vėrtetuar se kanaanitėt adhuronin perėndinė e hėnės nuk tregojnė qė edhe arabėt paganė e bėnin njė gjė tė tillė.

Por Morey ka arsyet e veta pėr kėtė mėnyrė tė tė ardhurit rrotull gjėrave. Pasi ka shkruar thuajse gjysmėn e librit duke argumentuar njė pikė dhe duke e mbrojtur atė me dėshmi tė dokumentuara me harta, ilustrime, diagrame dhe citime tė autorėve tė ndryshėm, ai i lė lexuesit me pėrshtypjen se i vėrteton shumė mirė ēėshtjet e tij, e prandaj pėr kėtė i duhet besuar.

Dhe ai ka shumė nevojė pėr kėtė besim, sepse kur vjen puna pėr tė vėrtetuar atė qė duhet, ai nuk ka asnjė dėshmi dhe, nė fakt, nuk paraqet asnjė tė tillė. Morey bėn pretendime tė pabazuara pasi i ka mahnitur lexuesit e tij me material mbresėlėnės, por tė panevojshėm.

Nė njė libėr prej pesėmbėdhjetė faqesh, vetėm nė faqen shtatė, Morey fillon tė trajtojė ēėshtjes sė gjendjes sė Arabisė sė dikurshme. Por, edhe tani, ai diskuton mbi Arabinė Jugore, e cila ishte larg nga Meka ku jetonte dhe vepronte Muhammedi.

E kėshtu, pėr rreth tri faqe tė tjera, ai pėrmend fakte qė dėshmojnė se perėndia e hėnės adhurohej nė Arabinė Jugore. Po kėshtu, nuk merr mundimin t’u thotė lexuesve se nuk ka qenė nė gjendje tė gjejė ndonjė fakt qė vėrteton se perėndia e hėnės ėshtė adhuruar edhe nė Arabinė Veriore. Dhe, nė faqen 10, ai del nė pėrfundimin, se:

Fakte tė grumbulluara nga Arabia Veriore dhe Jugore tregojnė se adhurimi i perėndisė sė hėnės ishte aktual edhe nė kohėn e Muhammedit, e madje ishte edhe kulti mbizotėrues. (Morey f.10).

Por ku janė faktet nė lidhje me Arabinė Veriore? I vetmi fakt qė Morey paraqet nė lidhje me Arabinė ka tė bėjė vetėm me atė Jugore. Nė faqen 7 ai citon zbulimet e Arnaud, Halevy dhe Glaser, tė cilėt:

Kanė shkuar nė Arabinė Jugore dhe kanė zbuluar mijėra dorėshkrime sabease, minease dhe katabaniane. (Morey, fp.7).

Nė tė njėjtėn faqe, ai pėrmend zbulimet e G. Caton Thompson dhe Carleton S.Coon "nė Arabi." Dhe nuk pėrmend se kėtu ai e ka fjalėn pėr Arabinė Jugore, por, nė faqen 9 dhe nė hartėn #3 ai e bėn tė qartė qė kėto zbulime u bėnė nė:

Arabinė Jugore (Morey f .9)

Si mund tė bėjė njė pohim kaq tė pacipė, ndėrkohė qė lexuesi i kujdesshėm mund tė zbulojė fare lehtė tė kundėrtėn nė ēdo faqe qė ai shkruan? Pėrse lė tė kuptohet se do tė paraqesė prova pėr adhurimin e perėndisė sė hėnės si nė Arabinė Veriore, ashtu edhe nė atė Jugore, kur e vetmja provė qė ai paraqet ka tė bėjė vetėm me kėtė tė fundit? Me sa duket, Morey e konsideron Islamin aq tė lig saqė ėshtė i gatshėm tė tregohet i keq nė luftėn kundėr tij. Por, nėse Islami ėshtė nga Djalli, nuk nevojiten mėnyrat e Djallit pėr ta luftuar atė. Njė shpjegim i thjeshtė do tė mjaftonte pėr ta vėnė nė dukje njė gjė tė tillė. Kur hidhet nė sulm ndaj Islamit, Morey duhet tė mbajė parasysh parimet e shėndosha tė Krishtėrimit.

 

Si i shtrembėron Morey faktet:

Qė tė shohim se si i pėrēudnon Morey pasazhet qė citon, nė mėnyrė qė t’i vijnė pėr shtat teorisė sė tij mbi perėndinė e hėnės nė Islam, le tė shohim pasazhin e mėposhtėm nga faqja 8 e librit tė tij.

Dėshmitė arkeologjike tregojnė qė feja mbizotėruese nė Arabi ishte kulti i perėndisė sė hėnės. Nė kohėt e Dhjatės sė Vjetėr, Nabonidus (555-539BC), mbreti i fundit i Babilonisė, ndėrtoi Tayma-n, nė Arabi, si qendėr tė adhurimit tė perėndisė sė hėnės. Segall thotė se nė qendėr tė fesė yjore tė Arabisė Jugore ka qenė gjithmonė perėndia e hėnės nė variante tė ndryshme.(Morey, f.8).

Citimet qė Morey bėn vazhdimisht e pėrgėnjeshtrojnė atė vetė, por, me sa duket, ai nuk e vė re kėtė, ose shpreson qė lexuesit tė mos e vėnė re. Vini re citimin e mėsipėrm qė ai bėn nga Segall. Sipas Segall, nė citatin e mėsipėrm:

 

Nė qendėr tė fesė yjore tė Arabisė Jugore ka qenė gjithmonė nga perėndia e hėnės nė forma tė ndryshme. (Segall, i cituar nga Morey, f.8).

Sipas Morey-t, kjo pėrputhet me pohimin e tij, se:

Dėshmitė arkeologjike tregojnė se feja mbizotėruese nė Arabi ishte kulti i perėndisė sė hėnės. (Morey, f.8).

Megjithatė, po t’i hetojmė me kujdes kėto dy pohime, vėmė re se ato nuk shprehin tė njėjtėn gjė. Dhe ndryshimet themelore mes tyre janė si mė poshtė:

a) Morey flet pėr Arabinė; Segall flet pėr Arabinė Jugore.

b) Segall nuk flet pėr tė gjitha fetė nė Arabinė Jugore. Ai thotė vetėm se ndaj feve yjore, nė tė cilat adhurohej Dielli, Hėna dhe Afėrdita, mbizotėronte adhurimi i Hėnės; Morey flet pėr tė gjitha fetė. Mashtrimi kėtu qendron nė faktin se, nga fjalėt e Segall kuptojmė vetėm qė hėna adhurohej mė shumė se dielli dhe Afėrdita. Ndėrsa, nga fjalėt e Morey-t kuptojmė se hėna adhurohej mė shumė se ēdo perėndi tjetėr.

Ajo qė dua tė theksoj nuk ėshtė qė Morey dhe Segall duhet domosdoshmėrisht tė thonė tė njėjtėn gjė, por, kur shohim qartė qė ata thonė dy gjėra tė ndryshme, Morey nuk duhet tė fyejė inteligjencėn tonė duke u pėrpjekur tė na bėjė tė mendojmė se po thonė tė njėjtėn gjė.

 

Cilit lloj lexuesish i drejtohet Morey?:

Me sa duket, Morey mendon se lexuesit e tij do tė besojnė ēdo gjė qė ai shkruan. Prandaj, as qė merr mundimin t’i pėrpunojė mashtrimet e tij, nė mėnyrė qė tė bėhen mė tė besueshėm. Faqe pas faqeje, nė librin e Morey-t shohim se si ai i manipulon faktet me tė cilat pretendon tė vėrtetojė tezėn e tij. Pėr shembull, nė faqet 5 dhe 7, ai flet mbi zbulimet e bėra nė Hazor, Palestinė. Nė faqen 6 ai paraqet katėr diagrame tė veprave tė artit qė janė zbuluar atje. Pasi thotė qė objektet e zbuluara i pėrkasin njė tempulli madhėshtor tė perėndisė sė hėnės nė Palestinė, Morey e pėrshkruan diagramin 4 me kėto fjalė:

Nė kėtė vend u gjetėn edhe shumė statuja tė vogla, tė cilat u identifikuan falė shkrimeve tė gdhendura mbi to, si “bijat” e perėndisė sė hėnės. (Shih Diagram #4); (Morey, f.7).

Vini re kėtu qė, sipas Morey-t, shkrimet e gdhendura i identifikojnė statujat si bijat e perėndisė sė hėnės. Por, a nuk na udhėzoi pak mė parė qė t’i referoheshim Diagramit #4? Mirėpo, nė Diagramin #4 shohim diēka interesante. Poshtė tij lexohet:

Fragmente nga idhujt e bijave tė perėndisė.

Mbishkrimi i gdhendur i identifikon ato si bijat e perėndisė (Morey, f.6).

Por, mė parė, pamė se sipas asaj qė Morey shkruan nė faqen 7, mbishkrimet i identifikojnė statujat si bijat e perėndisė sė hėnės. (Morey, f.7).

Cilėn faqe tė librit tė Morey-t duhet tė besojmė? Faqen 6 apo 7? Me sa duket, nė mbishkrimet nė fjalė nuk pėrmendet perėndia e hėnės. Por Morey ėshtė aq krenar pėr teorinė e tij tė perėndisė sė hėnės nė Islam, saqė, thjesht e ka shtuar aty fjalėn “e hėnės” pas “perėndia” nė faqen 7.

Ende nuk e dimė me siguri se ēfarė thuhet nė mbishkrim (faqe 6) apo mbishkrimet (faqe 7). Por, pa kontrolluar mė tej, zbulojmė gabimet e Morey-t nga vetė ato qė shkruan nė librin e tij. Ēfarė lloj lexuesish ka patur ai nė mend kur e ka shkruar kėtė libėr?

 

Nocioni mashtrues i dredhimit:

Pėrse Morey ka shkuar aq larg duke sajuar bijat e perėndisė sė hėnės? Sepse arabėt paganė deri para ardhjes sė Islamit besonin se perėndeshat e tyre al-Lat, Uzzah dhe Manat ishin bijat e Allahut. Nėse Morey arrin t’i bindė lexuesit e tij se perėndia e hėnės kishte bija, fare mirė ėshtė nė gjendje edhe t’i bėjė ata tė mendojnė se arabėt paganė besonin nė perėndinė e hėnės dhe bijat e tij.

Dhe pikėrisht ky ėshtė edhe qėllimi i tij. Vini re ēfarė shkruan nė faqet 7-8 tė librit tė tij:

Gjithashtu, janė grumbulluar me mijėra mbishkrime tė gdhendura nė mure dhe gurė nė Arabinė Veriore. Po kėshtu janė zbuluar edhe relieve dhe enė balte qė pėrdoreshin pėr adhurimin e “bijave tė Allahut”. Tri bijat, al-Lat, al-Uzza dhe Manat, nganjėherė paraqiten sė bashku me Allahun, perėndinė e hėnės, tė simbolizuar nga njė gjysėmhėnė sipėr tyre. (Morey, fq.7-8).

Ai nuk citon asnjė autor pėr pretendimet e mėsipėrme. E vetmja gjė qė paraqitet nė thonjėza, qė tė jep pėrshtypjen e njė citimi, ėshtė shprehja “bijat e Allahut”. Epo, kjo nuk ėshtė asgjė e re dhe nuk kam nevojė pėr njė citim tė ndonjė autori pėr njė shprehje tė tillė. Nevojė pėr njė autor tė cituar kam kur ėshtė fjala pėr pretendimin e Morey-t nė lidhje me Allahun, perėndinė e hėnės (Morey, fq.8). Por kėto janė fjalėt e vetė Morey-t dhe ai nuk ėshtė nė gjendje tė citojė asnjė autor qė tė bėjė lidhjen mes Allahut dhe perėndisė sė hėnės.

Sigurisht, Morey mund tė bėjė mė shumė se kaq. Pėr kėtė pretendim tė rėndėsishėm ai nuk citon asnjė autor, nuk paraqet asnjė diagram, asnjė ilustrim, asnjė hartė dhe asnjė hollėsi tė veēantė. Ai nuk thotė as se kur, ku apo nga kush janė koleksionuar kėto mbishkrime.

Ai nuk thotė nė ndonjė shėnim nė fund tė faqes se ku mund tė gjejmė informacion tė mėtejshėm nė lidhje me kėtė. Por, pasi kam zbuluar njėri pas tjetrit keqcitimet e Morey-t, nuk mė mbetet mė as kohė e as fuqi qė t’i verifikoj kėto shkrime, pėr tė cilat ai nuk ka patur as kohė as fuqi qė tė japė njė referencė tė drejtpėrdrejtė.

Megjithatė, nuk munda tė mos vė re se njė nga autorėt e pėrmendur nuk ka tė bėjė fare me ēėshtjen e identifikimit tė Allahut si perėndia e hėnės. Ajo qė shkruan nė tė vėrtetė ky autor ka tė bėjė me perėndeshėn Atriat dhe lidhjen e saj me perėndinė e hėnės dhe perėndeshėn e diellit. Por, kjo perėndesha Atriat nuk ka fare lidhje me perėndinė e hėnės Allah, sepse nuk ekziston njė qenie e tillė. Nga njė mbishkrim i lashtė katabanian, tė zbuluar nė Timna, mėsojmė se figura e perėndeshės Atriat ishte e lidhur me perėndinė e hėnės Amm (shih Pritchard, The Ancient Near East: A New Anthology of Texts and Pictures (Lindja e Afėrme nė lashtėsi: Njė antologji e re tekstesh dhe figurash), vol.2, fq.237).

Nėse ka ndonjė gjė tė rėndėsishme nė kėto ato shkrime, pėrse Morey nuk bėn njė citim tė drejtpėrdrejtė? Nė kėtė mėnyrė ne do tė kishim mundėsi tė hetonim saktėsinė e citimeve tė tij.

Nuk mendoj se veprimet e tij janė tė paqėllimshme. Kur Morey vėrteton ēėshtje mė pak tė rėndėsishme dhe pėr mendimin tim krejtėsisht tė padobishme, ai bėhet copė duke cituar autorė tė ndryshėm. Kur na flet mbi adhurimin e perėndisė sė hėnės, ai bie telef duke na cituar emra zbuluesish, data zbulimesh, emra tė qyteteve tė zbuluara dhe shumė e shumė figura. Ndėrsa kur vjen puna tek Arabia Veriore, ai nuk jep asnjė hije dėshmie.

A mos Morey pret qė lexuesit e tij ta pranojnė atė, pėr tė cilėn ai kėrkon t’i bindė vetėm, thjesht duke i besuar? Zakonisht, marrim pėr tė mirėqenė atė qė shkruan njė autor pėr arsye se presim qė ai tė thotė tė vėrtetėn. Por, e kemi parė disa herė qė me Morey-n nuk mund ta bėjmė njė gjė tė tillė.

Kėtu, Morey ka bėrė atė qė nė disiplinėn e logjikės quhet nocioni mashtrues i dredhimit. Ai pėrdor njė fjalė qė ka njė kuptim nė njė kontekst tė caktuar dhe po tė njėjtėn fjalė qė ka njė tjetėr kuptim nė njė kontekst tjetėr dhe pretendon qė, meqenėse fjala ėshtė e njėjtė, atėherė edhe kuptimi do tė jetė i njėjtė. Ai argumenton qė, meqenėse perėndia e hėnės e arabo-jugorėve kishte bija dhe Zoti i Lartė Allahu i arabėve mekas kishte bija, atėherė ata janė e njėjta gjė dhe i njėjti perėndi qė ka bija.

Pėr tė parė se si funksionon gabimi logjik qė ai pėrdor, po japim kėtė argument pėr ilustrim:

Japonezėt besonin se perandori i tyre ishte Biri i Zotit. Edhe tė krishterėt besojnė nė Birin e Zotit

Kjo mėnyrė e tė thėnit tė gjėrave nėnkupton se tė krishterėt besojnė nė perandorin japonez. Tani tė shqyrtojmė argumentin e Morey-t:

Arabo-jugorėt besonin se perėndia e hėnės kishte bija. Edhe arabėt paganė tė Mekės besonin se Allahu kishte bija.

Prandaj, Morey nėnkupton se Allahu ishte perėndia e hėnės. Por kjo ėshtė po aq e vėrtetė sa ē’ėshtė e vėrtetė qė tė krishterėt besojnė nė perandorin japonez.

Morey ėshtė njė njohės shumė i mirė i gabimeve tė tilla logjike. Meqenėse ėshtė mėsues i njė kursi logjike, ai duhet tė jetė nė gjendje t’i shmangė nocione tė tilla mashtruese dhe jo t’i pėrdorė ato. Por njohuritė e Morey-t nė kėtė fushė na kujtojnė faktin se dijet e dobishme mund tė pėrdoren edhe pėr qėllime tė liga.

 

Dėshmi tė rreme

Nė faqen 7, Morey shkruan:

Nė vitet ’40, arkeologėt G.Caton Thompson dhe Carleton S Coon bėnė zbulime tė mahnitshme nė Arabi. (Morey fq.7).

Nė faqen 9 zbulojmė se ai kishte ndėr mend tė thoshte "Arabinė jugore", megjithatė e kemi shqyrtuar mė parė kėtė mospėrputhje.

I rėndėsishėm kėtu ėshtė fakti qė kėto “zbulime tė mahnitshme” janė bėrė tė njohura nga G. Caton Thompson, nė vitin 1944, nė librin e saj The Tombs and Moon Temple of Hureidha (Varret dhe tempulli i hėnės nė Hureidha). Ēfarė ka zbuluar nė tė vėrtetė ajo? Sipas Morey-t, njė nga gjėrat qė ka zbuluar ėshtė:

Njė idhull qė mund tė jetė vetė perėndia e hėnės (shih Diagram #6); (Morey, fq.9-10).

Kėtu ai thotė vetėm qė idhulli “mund tė jetė vetė perėndia e hėnės”. Por, me krenari, ai e etiketon Diagramin 6 me fjalėt:

Njė idhull i perėndisė-Hėnė (Morey, fq.10).

Megjithėse, sipas fjalėve tė veta, Morey e di se nuk ėshtė e sigurtė qė ky idhull ishte perėndia e hėnės, prapėseprapė ai ėshtė i gatshėm ta etiketojė atė sikur njė fakt i tillė tė ishte i sigurtė. Nuk ka asnjė jutifikim pėr njė pakujdesi tė tillė.

Por, unė kėtu shoh edhe njė mospėrputhje tjetėr. Nuk kam patur rastin tė lexoj librin e G.Caton Thompson tė vitit 1944, por kam lexuar njė traktat tė vitit 1945 tė kolegut tė saj arkeolog Carleton S. Coon, me titull Southern Arabia, A Problem for the Future (Arabia Jugore, njė problem pėr tė ardhmen). Morey ėshtė nė dijeni tė kėtij traktati, sepse e ka cituar disa herė.

Mospėrputhja kėtu qendron nė faktin qė ajo qė Morey kėrkon prej nesh qė tė gjejmė nė librin e Thompson, hidhet poshtė nė traktatin e Coon! Morey na paraqet figurėn e njė idhulli me tipare dukshėm femėrore dhe pretendon qė ky mund tė jetė vetė perėndia e hėnės, qė ėshtė zbuluar nga Coon dhe Thompson dhe qė ėshtė pėrmendur mė pas nė librin e Thompson.

Nė traktatin e Coon thuhet se nuk ėshtė zbuluar njė gjė e tillė! Nė lidhje me tri hyjnitė yjore tė Arabisė sė Jugut, Diellin, Hėnėn dhe yllin Afėrdita, Coon shkruan:

Nuk gjetėm imazhe tė gdhendura tė kėtyre tri hyjnive. Kjo i detyrohet ligjit tė rreptė semit kundėr gdhendjes sė imazheve qė ekzistonte nė lidhje me vetė hyjnitė. Imazhet qė zbuluam ishin figura njerėzish.(Coon, fq.399).

Pra, sipas Coon, ata nuk kanė zbuluar imazhe perėndish, por vetėm figura tė gdhendura njerėzish. Pastaj, Morey na paraqet njė imazh tė gdhendur tė njė gruaje dhe na thotė ky mund tė jetė vetė pėrendia e hėnės. (Morey, fq.10).

Atėherė, njėri nga tė dy e ka gabim. Dhe nuk mendoj qė ky ėshtė Coon. Ai ishte i pranishėm kur, bashkė me Thompson bėnė kėto zbulime tė mahnitshme, prandaj duhet ta dijė mė mirė se ēfarė ka zbuluar.

Unė nuk e di qendrimin e Thompson, sepse, siē thashė, nuk e kam lexuar librin e saj, por nuk besoj qė ajo tė ketė shkruar diēka nė librin e saj dhe qė pastaj, njė vit mė vonė, kolegu i saj tė shkruajė diēka qė bie nė kundėrshtim me tė.

Apo ndoshta Morey nuk dėshiron tė nėnkuptojė qė ose Coon, ose Thompson e kanė pretenduar njė gjė tė tillė. Mbase janė vetėm fjalėt qė ai ka pėrdorur ato qė ngatėrrojnė dhe jo qėllimi i tij. Pasi thotė se ky idhull mund tė ketė qenė vetė pernėndia e hėnės, Morey shprehet:

Kjo u vėrtetua mė vonė nga arkeologė tė mirėnjohur. (Morey, fq.10).

Nėse "u vėrtetua" kėtu nuk e ka kėtė kuptim, atėherė Morey duhet tė kishte pėrdorur fjalė tė tjera, nė mėnyrė qė tė shprehė atė qė do.

Megjithatė, ajo qė ka rėndėsi dhe pėr kėtė i besoj, ėshtė referenca qė ai pėrmend nė njė shėnim nė fund tė faqes nė lidhje me tre nga kėta “arkeologė tė mirėnjohur”. Pėr momentin, nuk mė shqetėson fakti nėse ata janė apo jo “tė mirėnjohur”, por mė intereson tė di se ēfarė kanė thėnė mė saktėsisht nė lidhje me kėtė idhull. Njė citim tė drejtpėrdrejtė, tė lutem! Ka filluar tė mė hyjė nė qejf verifikimi i citimeve tė tilla.

Mė duket vėrtet interesant fakti qė, kur Morey i referohet idhullit mė vonė, ai thotė:

Tani kemi idhujt e vėrtetė tė perėndisė sė hėnės... (Morey, fq.14).

Tani na u shumėzuan: nuk kemi mė njė idhull por “idhuj”. Vėrtet qė Morey nuk kėnaqet kurrė me ekzagjerimet e tij

 

Zhgėnjime optike:

Mė sipėr thashė qė Morey ka marrė mundimin tė paraqesė pesė ilustrime qė tė vėrtetojė qė perėndia e hėnės adhurohej kudo jashtė Arabisė. Megjithėse kėto ilustrime janė krejtėsisht tė panevojshme pėr ēėshtjen e perėndisė sė hėnės nė Arabi, mė intereson tė tregoj se si ilustrimet e Morey-t nuk janė gjithmonė ato qė trumbetohen!

I referohem faqes 3 tė librit tė Morey-t. Nė kėtė faqe janė paraqitur dy ilustrime. Pata mundėsinė tė gjej njė ilustrim tė ngjashėm me tė parin dhe njė kopje identike tė tė dytit nė njė libėr me titull The Ancient Near East: A New Anthology of Texts and Pictures (Lindja e Afėrme nė lashtėsi: Njė antologji e re tekstesh dhe figurash), botuar nga James B. Pritchard, 1975, Princeton University Press.

Morey lė tė kuptohet qė kėta janė ilustrime tė perėndisė sė hėnės. Megjithatė, Pritchard dhe grupi i tij i studiuesve mendojnė ndryshe. Ai qė i ngjan ilustrimit tė parė ėshtė i kataloguar me numrin 140 nė vėllimin 1 tė Pritchard. Por kėtu, ai nuk ėshtė njė perėndi e hėnės, por njė perėndi e stuhisė.

Ilustrimi i dytė ėshtė i kataloguar me numėr 136 nė vėllimin 1 tė Pritchard. Por as ky nuk ėshtė nje perėndi e hėnės, por ėshtė “Baal i Vetėtimės”.

Pra dy nga pesė. Pėr tė disatėn herė, ajo qė jam nė gjendje tė verifikoj del se ėshtė e rreme. Faji im apo i Morey-t?

Apo i Pritchard? S’e besoj. Njė kopje identike e ilustrimit tė dytė gjendet edhe nė librin The Bible As History in Pictures (Bibla si histori me figura) fq. 206 dhe kėtu ai identifikohet si Baal i vetėtimės.

Nė faqen 118 tė librit Tells, Tombs and Treasure, gjendet njė kopje identike me tė. Dhe kėtu quhet Baal i Stuhisė.

Nė librin Archaeology of The Bible (Arkeologjia e Biblės) paraqitet njė kopje identike nė faqen 80, qė aty quhet me emrin Perėndia e Stuhisė, Baal. Morey ėshtė i vetėm kundėr tė gjithė studiesve dhe kundėr tė gjithė fakteve.

 

Si quhej perėndia-hėnė?:

Morey ia ka dalė mbanė tė vėrtetojė qė adhurimi i hėnės mbizotėronte nė Arabinė Jugore para Islamit. Por, cili ishte emri i perėndisė sė hėnės?

Morey pėrpiqet tė na bėjė tė besojmė se ky emėr ėshtė Allah. Dhe ky ėshtė dhe qėllimi i tė gjithė libėrthit tė tij. Kjo shihet qartė edhe nė titullin qė i ka vėnė dhe ai nuk resht sė pėrsėrituri kėtė gjė nė ēdo faqe tė kėtij libri. E megjithatė, nuk jep asnjė dėshmi apo provė pėr tė vėrtetuar lidhjen mes Allahut dhe perėndisė sė hėnės.

Pėrkundrazi, faktet qė ai paraqet tregojnė se emri i perėndisė sė hėnės nuk ishte Allah. Nė faqen 9, Morey flet mbi zbulimet qė kanė bėrė Coon dhe Thompson nė Arabinė Jugore, ku ata kanė zbuluar njė tempull tė perėndisė sė hėnės. Ēfarė kanė zbuluar? Morey shkruan:

Nė kėtė tempull u zbuluan simbolet e gjysėmhėnės dhe jo mė pak se njėzet e njė mbishkrime me emrin Sin (shih Diagram #5); (Morey, fq.9).

Atėherė, cili ishte emri i perėndisė sė hėnės? Allah? Jo! Sipas vetė fjalėve tė Morey-t ishte Sin. Por kjo nuk e pengon atė qė, dy paragrafė mė poshtė, tė pretendojė qė perėndia e hėnės ishte Allahu.

Por ai sajon njė taktikė tė menēur pėr tė dredhuar. Tani, ai pretendon qė:

....ndėrkohė qė emri i pėrveēėm i perėndisė sė hėnės ishte Sin, emri i pėrgjithshėm i tij ishte el-ilah, d.m.th. “hyjnia”... (Morey, fq.19).

Punė e paqme! Tani, el-ilah pėr tė cilėn ai thotė se mė vonė u bė Allah (fq.11) nuk ėshtė mė njė emėr i pėrveēėm, por emėr i pėrgjithshėm. Morey vėrtet qė ėshtė mjeshtėr i fjalės.

A e tėrheq Morey atė qė ka shkruar nė librin e tij The Islamic Invasion (Pushtimi islam)? Nė atė libėr, tė botuar vetėm dy vjet mė parė, ai e konsideron vazhdimisht emrin Allah si emėr tė pėrveēėm. Nė faqen 48 ai citon nga Hastings Encyclopedia of Religion and Ethics qė "Allah" ėshtė njė emėr i pėrveēėm.

Pastaj, nė tė njėjtėn faqe, ai citon nga Encyclopedia of Religion qė:

"Allah" ėshtė njė emėr i peridhės para Islamit (Morey, Invasion (Pushtim), fq.48).

Pastaj, me fjalėt e veta, Morey thotė:

Allah ishte njė emėr pagan [Morey, Invasion (Pushtim), fq.48].

Mund tė vazhdonim pambarimisht, por thelbi ėshtė i qartė. Nė librin The Islamic Invasion (Pushtimi islam) Morey citon shumė autorė, tė cilėt, mė tė drejtė, kanė thėnė qė “Allah” ishte emri i Zotit tė Lartė tė arabėve paganė. Por, nė kundėrshtim me atė qė thonė autorėt, tė cilėt ai i ka cituar nė mėnyrė mashtruese, Morey ngul kėmbė qė “Allah” ishte emri i perėndisė sė hėnės. Gjithsesi, nė kėtė libėr tė tijin, “Allah” ishte njė emėr i pėrveēėm.

Tani, nė librin e tij tė dy vjetėve mė vonė, ai ndryshon plotėsisht qendrim. Nuk  ka asgjė tė keqe nėse mėson diēka mė shumė dhe, nėse Morey ka zbuluar tė dhėna tė reja, nuk ka asgjė tė keqe nėse e pranon gabimin e mėparshėm dhe ne do tė vazhdonim pa bėrė shumė komente.

Por, problemi nuk qendron nė faktin qė Morey e kishte gabim kur thoshte se “Allah” ėshtė njė emėr i pėrveēėm. Ai gabon kur thotė qė Allahu ishte perėndia e hėnės. Fatkeqėsia e Morey-t ėshtė qė zbulimet arkeologjike, nė tė cilat ai mbėshtetet pėr tė vėrtetuar adhurimin e hėnės nė Arabinė Jugore, tregojnė qė emri i perėndisė sė hėnės nuk ishte Allah, por Sin. Tani ai bie nė grackė. Pėr t’i shpėtuar kėsaj gracke, ai pretendon se “Allah” ėshtė njė titull. Dhe, sigurisht, nuk jep asnjė dėshmi pėr tė vėrtetuar kėtė pretendim.

Megjithatė, nė librin e mėparshėm, ai shprehet qartė qė “Allah” ishte njė emėr i pėrveēėm dhe jo i pėrgjithshėm. Nė atė libėr, ai shkruan:

Emri Allah pėrdorej si emėr i pėrveēėm i perėndisė sė hėnės, pėrveē emrave tė tjerė tė pėrgjithshėm, me tė cilat mund tė jenė quajtur. (The Islamic Invasion, fq.50).

Besoj se e ka thėnė Mark Twain:

Flisni gjithmonė tė vėrtetėn, nė mėnyrė qė tė mos ju duhet tė mbani mend.

Atėherė, cili ishte emri i perėndisė sė hėnės? Sipas Coon:

Perėndia kryesore e mineasve ishte Wadd, ai i katabanianėve ishte Amm, ai i hadramėve ishte Sin dhe ai i sabejve ishte Il Mukah. Tė gjitha kėta ishin hėna. (Coon, fq.399).

Emrat e perėndisė sė hėnės ishin Wadd, 'Amm, Sin, dhe Il Mukah. “Allah” nuk ka qenė kurrė perėndia e hėnės, pavarėsisht nga kėmbėngulja e dėshpėruar e Morey-t.

 

Dėshmi tė fshehura:

Morey flet pėr shumė zbulime arkeologjike qė janė bėrė nė Arabinė Jugore nė Kataban, Timna dhe Marib. Kėshtu ai flet pėr:

mijėra mbishkrime sabease, minease dhe katabaniane qė u pėrkthyen mė vonė. (Morey, fq.7).

Ou! Vetėm se unė vura re qė ai nuk ka marrė mundimin tė citojė ndonjė nga kėto mbishkrime apo tė na thotė pėrmbajtjen e tyre. Pėrkundrazi, ai nxiton tė pėrshkruajė zbulimet nė zona tė tjera. Hmm. Kjo nuk ėshtė tipike pėr Morey-n. Jam i sigurtė qė po tė kishte ndonjė provė bindėse, ai nuk do humbiste rastin pėr ta pėrmendur. Pėrse ėshtė kaq i heshur kur ėshtė puna pėr mbishkrimet e pėrkthyera?

Njė arsye e mundshme ėshtė qė Morey ka dėgjuar pėr to, por nuk ua di pėrmbajtjen. Njė tjetėr arsye e mundshme ėshtė qė pėrmbajtja e tyre nuk i ka ardhur pėr shtat. Parapėlqej tė bėsoj arsyen e parė, por, gjithsesi, kėto zbulime nuk i leverdisin Morey-t, sepse nuk ēojnė ujė nė burim tė teorisė sė tij mbi perėndinė e hėnės nė Islam.

Mbishkrimet e pėrkthyera janė pėrmbledhur nė librin qė cituam mė lart: The Ancient Near East, vol.2, tė James Pritchard. Kėto mbishkrime tregojnė qė perėndia e hėnės nuk ishte Allahu, por Anbay, 'Amm, 'lyn, dhe Waddum.

Mbishkrimet sabease tė gjetura nė Mareb tregojnė qė ata adhuronin perėnditė Attar dhe Waddum (shih Pritchard, vol.2, f.230).

Nė mbishkrimet minease pėrmenden Wadd, Waddum dhe Attar. Megjithėse perėndia e tyre hėnore ishte Waddum, ata i ofronin sakrifica edhe perėndisė Attar (Pritchard, vol.2, f.235).

Siē mėsuam edhe nė librin e Morey-t, tregojnė qė emri i perėndisė sė hėnės nė atė zonė ishte Sin. Kėtė e pėrforcon edhe pėrmbledhja e mbishkrimeve nga Pritchard. Sin ishte perėndia hėnore kryesore hadramite (Pritchard, vol.2, fq.238).

Megjithatė, kėtu bie njė rreze drite mbi identitetin e perėndisė Attar, pėr tė cilin flitet nė mbishkrimet sabease dhe minease. Nė njė nga mbishkrimet e kėsaj pėrmbledhjeje lexojmė:

...Sin-it dhe Attar-it, tė atit. (Pritchard, vol.2, fq.238).

Ēfarė zbulimi! Kjo tregon qė perėndia e hėnės Sin kishte njė baba, perėndinė Attar. Pra, pėr kėta njerėz, perėndia e hėnės nuk ishte zoti i lartė.

Kjo, pėrsėri kthehet kundėr Morey-t. Morey nuk resht sė thėni qė perėndia e hėnės ishte zoti i lartė pėr paganėt. Tani dimė, se, jo vetėm qė emri i tij ėshtė i ndryshėm nga Allahu, Zoti i Lartė, por edhe qė ky perėndi kishte njė atė. Sigurisht qė nuk ka ekzistuar kurrė besimi qė Allahu kishte njė baba.

Nė njė mbishkrim katabanian tė zbuluar nė Timna, pėrmendet perėndia Anbay (Pritchard, vol.2, fq.238). Dhe ky Anbay ishte perėndia e hėnės Anbay (Pritchard vol.2, fq.236). Aty pėrmendet edhe njė tjetėr perėndi, Amm. (fq.237).

Nga njė mbishkrim katabanian i gdhendur nė gur mėsojmė gjėra interesante. Nė tė pėrmendet emri i njė perėndie qė nuk njihej mė parė dhe qė emri i tė cilit ėshtė shkruar lyn, vetėm me bashkėtingėllore. Cilat zanore do ta plotėsonin kėtė emėr? Pritchard dhe grupi i tij mendojnė se lyn:

mund tė krahasohet grafikisht me epitetonin hyjnor nė Dhjatėn e Vjetėr, 'elyon ('lywn; p.sh. nė Dt 32:8); (Pritchard, vol.2, fq.239).

Pra edhe kėtu adhurohej Zoti i Biblės. A do ta vinte nė dukje Morey njė gjė tė tillė?

 

Kthehemi tek thelbi i ēėshtjes:

E kam ndjerė pėr detyrė tė merrem mė hollėsisht me argumentimin e Morey-t pėr tė zbuluar mashtrimet e tij pėr arsye se shkrimet dhe fjalimet e tij kanė devijuar shumė njerėz. Por, nė fund tė fundit, teoria e tij ėshtė vėrtet shumė qesharake.

Edhe po tė kishte qenė nė gjendje tė vėrtetojė qė arabo-veriorėt nė Mekė adhuronin perėndinė e hėnės dhe, edhe po tė kishte qenė nė gjendje tė tregojė qė ata e quanin perėndinė e hėnės me emrin Allah, prapė, kjo nuk vėrteton qė Allahu nė Islam ėshtė njė perėndi e hėnės. Pėr ta vėrtetuar apo pėr ta hedhur poshtė kėtė tezė, ai duhet tė paraqesė atė qė Kur’ani thotė nė lidhje me adhurimin e hėnės.

Megjithatė, Kur’ani e mohon qartė adhurimin e hėnės. Nė tė thuhet:

Mos adhuroni as diellin e as hėnėn. Adhuroni vetėm Allahun, i cili i krijoi ato… (Kur'an 41:37).

Por, Morey-t nuk i leverdis qė t’u bėjė tė ditur lexuesve atė qė thuhet nė Kur’an. Nė librin e tij Islamic Invasion (Pushtimi islam), Morey bėn njė pėrshkrim tė sabejve dhe fesė sė tyre. Ai thotė:

Sabejtė kishin njė fe yjore, nė tė cilėn ata adhuronin trupa qiellorė. Hėna konsiderohej njė hyjni mashkullore, ndėrsa dielli njė hyjni femėrore. Bashkė, ata krijonin hyjni tė tjera qė ishin yje. Kur’ani flet pėr kėtė nė suren 41:37 dhe gjetkė (Morey, Islamic Invasion, fq.42).

Morey pėrmend suren 41:37 nga Kur’ani, por nuk tregon se ēfarė thuhet nė kėtė ajet. Por unė e kam cituar mė lart kėtė ajet pėr tė treguar atė qė Morey kėrkon tė fshehė. Po t’u tregonte lexuesve se ēfarė thotė ky ajet, mashtrimi i tij do dilte nė shesh.

Ai nuk thotė as qė nė atė ajet kur’anor ndalohet adhurimi i diellit dhe i hėnės. Por vetėm thotė qė Kur’ani flet pėr kėtė dhe gjetkė. Nėse lexuesit e tij do tė kuptojnė nga kjo qė Kur’ani e pranon adhurimin e diellit dhe hėnės, atėherė Morey ia ka arritur qėllimit tė tij.

Morey duhet ta dijė qė, si studiues, ai ka detyrėn akademike qė t’i pėrdorė burimet e e tij nė mėnyrė tė ndershme. Gjithashtu, ai duhet tė ketė parasysh qė, si i krishterė, ai ėshtė i detyruar tė flasė gjithmonė tė vėrtetėn.

 

Budallallėku i Morey-t:

Morey mendon qė, nėse vėrteton qė arabėt paganė nė kohėn e Profetit Muhammed (paqja qoftė mbi tė) adhuronin perėndinė e hėnės dhe e quanin Allah, atėherė ai ka vėrtetuar edhe qė:

Islami nuk ėshtė gjė tjetėr veēse ringjallje e kultit tė lashtė tė Perėndisė-hėnė. (Morey, fq.15).

Mbase mund ta shpėtojmė nga ēmenduria e tij, duke I kujtuar atė qė ka pohuar. Nė faqet 10-11 tė librit tė tij, ai shkruan qė el-ilah do tė thotė"perėndia." Epo, nė kėtė rast, kur njė mesazh prej Zotit i zbret njė populli, si duhet ta quajnė ata Zotin e vėrtetė? Jo-perėndia? Por ata nuk do t’I drejtohen mė idhujve tė tyre paganė, megjithėse do vazhdojnė tė pėrdorin njė njėjtin emėr qė ka kuptimin “perėndi”.

E nėse edhe pas kėsaj Morey vazhdon tė mos e kuptojė kėtė, mund t’i rikujtojmė faktin qė nė Dhjatėn e Vjetėr, pėr zotin pėrdoret emri babilonas dhe kanaanit “El”. Pavarėsisht nga kjo, ne nuk e akuzojmė Dhjatėn e Vjetėr pėr idhujtari. Atėherė pėrse Morey kėrkon tė poshtėrojė Kur’anin nė kėtė mėnyrė?

Gjithashtu, mund t’i rikujtonin Dhjatėn e Re. Aty, Zoti quhet me emrin ho theos. A e di Morey faktin qė adhuruesit e Jupiterit i drejtoheshin kėtij me emrin ho theos? Nėse po, a do tė thoshte Morey qė Dhjata e Re ka ringjallur kultin e Jupiterit?

Ose, mund t’i lexojmė Veprat, kapitulli 17. Athina ishte njė qendėr e madhe idhujtarie, por, pėrveē idhujve tė ndryshėm, njerėzit adhuronin edhe “zotin e panjohur”. Kur Palit iu dha mundėsia t’u drejtohej atyre, ai foli kėshtu:

“O burra athinas, unė shoh se nė tė gjitha gjėrat ju jeni shumė fetarė. Sepse, duke ecur e duke vėnė re objektet e kultit tuaj, gjeta edhe njė altar mbi tė cilin ėshtė shkruar: “PERĖNDISĖ SĖ PANJOHUR”. Atė, pra, qė ju adhuroni pa e njohur unė po jua shpall” (Veprat 17:22-23).

A do ta komentonte Morey veprimin e Palit? Ajo qė Pali bėri ėshtė kjo: ai vuri re njė altar kushtuar njė zoti tė panjohur dhe kuptoi qė, pėrveē idhujve tė tjerė, ata adhuronin edhe Zotin e vėrtetė. Megjithatė, problemi i tyre ishte qė ata nuk e njihnin sa duhet Zotin e vėrtetė dhe Pali mori pėrsipėr ta ndreqė kėtė me anė tė fjalimi tė tij.

Nė mėnyrė tė ngjashme, arabėt paganė adhuronin 360 idhuj, por ata adhuronin edhe Zotin e vėrtetė. Problemi i tyre qendronte nė faktin qė ata nuk dinin shumė mbi Zotin e vėrtetė. Prandaj, Zoti dėrgoi Profetin e Tij Muhammed (paqja qoftė mbi tė) pėr ta ndrequr kėtė me udhėzimet dhe kėshillat e tij.

Mesazhi i Palit drejtuar athinasve dhe ai i Muhammedit drejtuar arabėve nuk ishte qė ata ta harronin zotin e padukshėm nė tė cilin ata besonin. Mesazhi i tyre ishte qė ata duhet tė kishin dije tė sakta rreth Tij.

Njė mėnyrė tjetėr ėshtė qė tė diskutojmė mbi kėtė ēėshtje duke pėrdorur argumentin pėr tė cilin Morey duket se ka “tė drejtėn e autorit” dhe tė paraqesim faktet e mėposhtme e pastaj tė nxjerrim njė pėrfundim. Kjo do tė vėrė nė dukje absurditetin e teorisė sė Morey-t mbi perėndinė e hėnės nė Islam.

Fakti #1:

Morey na ka bindur tashmė qė adhurimi i hėnės mbizotėronte nė zonėn biblike tė Hazor-it, nė Palestinė dhe zbulimet arkeologjike e vėrtetojnė kėtė fakt

Fakti #2:

Sipas Coon, tė cilin Morey e citon, emri i perėndisė sė hėnės korrespondon me emrin El.

Fakti #3:

Nė Bibėl thuhet qė El krijoi qiejt dhe tokėn.

Pėrfundim nga faktet e mėsipėrme:

Morey duhet tė bjerė nė pėrfundimin qė Bibla na mėson qė tė adhurojmė hėnėn.

Sigurisht, Morey do ta hidhte poshtė njė pėrfundim tė tillė, sepse Bibla e mohon adhurimin e hėnės. Epo atėherė edhe unė e hedh poshtė pėrfundimin e Morey-t, sipas tė cilit Islami kėshillon adhurimin e hėnės. Pse? Sepse Kur’ani e dėnon adhurimin e hėnės nė ajetin qė Morey u pėrpoq ta fshihte.

Nė kėtė ajet thuhet:

Mos adhuroni as diellin e as hėnėn. Adhuroni vetėm Allahun, i cili i krijoi ato... (Kur’an 41:37).

 

Gjysėmhėna nė Islam:

Nė faqen 14, Morey shtron disa pyetje, me qėllim qė tė nxisė njė mendim tė caktuar nė mendjet e lexuesve tė tij. Ai pyet:

Pra, nuk ėshtė ēudi qė simboli i Islamit ėshtė gjysėmhėna. Qė mbi majat e xhamive dhe minareve tė tyre gjendet njė gjysėmhėnė. Qė nė flamujt e vendeve islamike gjendet njė gjysėmhėnė. Qė muslimanėt agjėrojnė gjatė muajit qė fillon dhe mbaron me shfaqjen e gjysėmhėnės nė qiell. (Morey, fq.14).

Sigurisht, Morey nuk e shpreh haptazi pėrfundimin e tij nė lidhje me kėto fakte. Ai do qė lexuesit e tij tė nxjerrin pėrfundimin qė kėto fakte vėrtetojnė se muslimanėt adhurojnė perėndinė e hėnės. Por Morey nuk e shpreh pėrfundimin e tij pėr arsye se ai nuk rrjedh nga kėto fakte.

Fakti qė simboli i Islamit ėshtė gjysėmhėna nuk nėnkupton qė muslimanėt adhurojnė hėnėn. Gjėja e fundit qė mund t’i shkojė ndėr mend njė muslimani ėshtė tė adhurojė diēka apo dikė tjetėr pėrveē Zotit. Njė gjė e tillė do pėrbėn gjynahun e shirk-ut, qė nėnkupton adhurimin e diēkaje apo dikujt tjetėr pėrveē Zotit – njė gjynah i pafalshėm ky, pėrveēse me pendim tė sinqertė.

Jo, simboli i njė feje nuk ėshtė domosdoshmėrisht objekti i adhurimit tė saj. Simboli i Daoizmit ėshtė simboli jin-jang, por daoistėt nuk e adhurojnė atė. As muslimanėt nuk e adhurojnė gjysėmhėnėn, ashtu si tė krishterėt e parė nuk adhuronin simbolin e tyre, peshkun. Dhe shumė nga tė krishterėt e sotėm nuk e adhurojnė kryqin, megjithėse e paraqesin kudo.

Njė tjetėr ēėshtje ėshtė mėnyra se si ėshtė kthyer gjysėmhėna nė sibolin e Islamit. Nė Kur’an dhe hadith, gjysėmhėnės nuk ėshtė i dhėnė njė rėndėsi kaq e madhe. Do tė ishte mirė sikur Morey t’i nxiste muslimanėt qė t’i ktheheshin praktikave tė periudhės ideale tė Islamit, domethėnė tre brezave tė parė tė muslimanėve, atėherė kur njė simbol i tillė nuk pėrdorej pėr tė identifikuar fenė e Zotit. Por, tė nxjerrėsh nga njė fakt i tillė njė konkluzion qė nuk ėshtė rrjedhojė e tij, do tė thotė tė kapėrcesh kufijtė e sė vėrtetės.

Vetė Morey nuk e bėn kėtė gabim, por libėrthi i tij u bė shkak qė Jack T. Chick ta bėjė njė gabim tė tillė. Nėse ky ishte qėllimi i Morey-t, vetėm ai dhe Zoti e dinė. Edhe se cili ėshtė pozicioni i Chick nė kėtė rast i takon vetėm Zotit ta vendosė. Jack Chick ka shkruar njė libėr tė vogėl me titull Allāh Had No Son (Allahu nuk kishte bir) ku ai pėrshkruan disa muslimanė qė pėrkulen nė dyshemenė e xhamisė, duke adhuruar “perėndinė e hėnės”. (Jack T. Chick, Allāh Had No Son; U.S.Chick Publications, 1994; fq.1).

Megjithatė, Morey pėrmend faktin qė muslimanėt shfrytėzojnė shfaqjen e hėnės sė re nė qiell pėr tė pėrcaktuar fillimin dhe pėrfundimin e muajit tė tyre tė agjėrimit. Dhe ėshtė njė gabim i rėndė qė ky fakt tė lidhet me adhurimin e hėnės. Shumė popuj i llogarisin punėt e tyre bazuar nė kalendarin diellor. Por kjo nuk do tė thotė qė ata adhurojnė diellin, apo jo?

Hebrejtė dhe muslimanėt i llogarisin datat e festave dhe riteve tė tyre fetare sipas kalendarit hėnor. Atėherė, pėrse Morey nuk i quan hebrejtė adhurues tė hėnės?

Shėnim: Pasi kisha shkruar sa mė sipėr, duke justifikuar Morey-n pėr gabimin e Chick, mė ra nė dorė njė fletushkė nė tė cilėn thuhej se gjysėmhėna ėshtė zoti i muslimanėve. Nė fletushkė nuk pėrmendet autori i saj, por shkruhet se ėshtė botuar nga Research and Education Foundation, drejtor i tė cilit ėshtė pikėrisht Robert Morey.

 

Pėgjigje ndaj pyetjes:

I njohuri i krishterė, sė bashku me njė kopje tė libėrthit tė Morey-t mė dėrgoi edhe pesė pyetje mbi kėtė temė. Dhe unė do pėrpiqem t’i jap pėrgjigje mė poshtė:

Pyetje1:

Cili ėshtė kuptimi i gjysėmhėnės nė Islam?

Pėrgjigje:

Kur’ani i ėshtė pėrgjigjur kėsaj pyetjeje para se ju ta bėnit. Lexoni kėtė ajet:

Tė pyesin ty pėr hėnėn e re (fazat e saj). Thuaj: Ato janė pėrcaktime tė kohės pėr njerėz dhe pėr haxh… (Kur’an 2:189).

Pyetje 2:

Pėrse Islami ndjek kalendarin hėnor?

Pėrgjigje:

Si nė Bibėl, ashtu edhe nė Kur’an, festat fetare llogariten sipas kalendarit hėnor. Hebrejtė dhe muslimanėt i janė pėrmbajtur kėtyre rregullave me besimin se janė prej Zotit. Pėrse nė Krishtėrim pėrdoret kalendari diellor?

Pyetje 3:

Pėrse fillimi i festės (feast) sė Ramazanit shėnohet me shfaqjen e gjysėmhėnės?

Pėrgjigje:

Besoj se doni tė thoni agjėrimi (fast) i Ramazanit. Zoti i ka urdhėruar muslimanėt nė Kur’an qė tė agjėrojnė nga agimi deri nė perėndim gjatė muajit tė quajtur Ramazan (shih Kur'an 2:185, 187). Sipas udhėzimeve tė tė Dėrguarit tė Zotit, paqja qoftė mbi tė, fillimi dhe fundi i muajit pėrcaktohet nga hėna e re (2:189).

Pėrse kjo metodė dhe jo njė tjetėr nuk na takon ne tė gjejmė arsyen, por ėshtė Zoti ai qė e ka urdhėruar nėpėrmjet tė Dėrguarit tė Tij. Megjithatė, mua mė duhet njė metodė efikase. Ėshtė njė metodė qė pėrdoret gjerėsisht dhe bėn tė mundur qė muaji i Ramazanit tė qėllojė nė ēdo stinė. Kjo u jep mundėsinė besimtarėve qė tė kenė kėnaqėsinė e adhurimit tė Zotit nė stinė tė ndryshme: njė vit nė verė, disa vjet mė vonė nė dimėr.

Pyetje 4:

Pėrse Kur’ani i vė sabejtė nė tė njėjtin nivel me hebrejtė dhe tė krishterėt, kur studiuesit kanė vėrtetuar qartė se tek sabejtė mbizotėronte kulti i hėnės?

Pėrgjigje:

Nuk mendoj se Kur’ani i ka vendosur sabejtė nė tė njėjtin nivel me hebrejtė dhe tė krishterėt. Mbase, kur e thoni kėtė keni parasysh ajetin:

Vėrtet, ata qė besuan, ata qė ishin jehudi, tė krishterė dhe sabejtė (kishin braktisur fenė dhe adhuronin engjėjt), kush besoi prej tyre sinqerisht Allahun dhe botėn tjetėr dhe bėri vepra tė mira, ata e kanė shpėrblimin te Zoti i tyre. Pėr ata nuk ka frikė dhe as nuk kanė pėrse tė pikėllohen (sepse besuan nė Allahun, librat, tė dėrguarit, nė mesin e tė cilėve edhe Muhammedi). (Kur’an 2:62; si dhe 5:69).

Megjithatė, ky ajet nuk i vendos sabejtė nė njė nivel me hebrejtė dhe tė krishterėt, pėrveēse nė njė kontekst tė veēantė. Nė kėtė ajet flitet pėr katėr bashkėsi tė veēanta dhe u jep tė katėrtave tė njėjtėn mundėsi pėr tė mos u frikėsuar dhe pikėlluar nėse besojnė nė Allahun dhe Ditėn e Gjykimit dhe nėse kryejnė vepra tė mira. Kėto katėr bashkėsi janė:

(a) Besimtarėt (d.m.th. muslimanėt)

(b) hebrejtė

(c) tė krishterėt dhe

(d) Sabejtė.

Nė kėtė ajet u ofrohet tė gjithėve e njėjta mundėsi pėr pėrmirėsim, por aty nuk thuhet asgjė rreth vlerės sė besimeve ekzistuese tė kėtyre katėr bashkėsie. Pėrndryshe, hebrejtė dhe tė krishterėt qė kritikohen nė Kur’an pėr devijimin e tyre nuk do tė vendoseshin nė tė njėjtėin nivel me besimtarėt. Gjithēka bėhet mė e qartė nėse kuptojmė qė me besimtarėt kėtu nuk nėnkuptohen tė shpėtuarit, por ata qė i pėrkasin bashkėsisė sė muslimanėve. Edhe kėta, ashtu si tre grupet e tjerė, pėr tė qenė tė shpėtuar, duhet tė bėjnė kėto: tė besojnė tek Allahu, tė besojnė nė Ditėn e Gjykimit dhe tė kryejnė vepra tė mira. Nė veprat e mira, sipas Kur’anit pėrfshihet edhe zbatimi i mėsimeve tė Muhammedit. 

Pyetje 5:

A e adhuronin mekasit Zotin e vėrtetė meqė e njihnin Allahun.  Ai ishte Allahu nnjė nga perėnditė e Qabes? Nėse po, atėherė nga e njihnin mekasit Allahun dhe si e dinin emrin e tij?

 

 Pėrgjigje:

Sė pari, Allahu nuk ishte njė nga 360 idhujt qė gjendeshin nė Qabe, megjithėse Morey e ka pohuar njė gjė tė tillė pa paraqitur asnjė dėshmi nė mbėshtetje tė kėsaj teze. Kur Profeti Muhammed (paqja e Zotit qoftė mbi tė) hyri nė Mekė fitimtar, ai hyri brenda nė Qabe dhe i shkatėrroi tė gjithė idhujt qė gjendeshin aty.

Allahu pėr arabėt ishte Zoti i Qabes. Ai ishte Zoti i padukshėm, tė cilit ata i drejtoheshin pėr ndihmė nė vėshtirėsi. Po, ata adhuronin Zotin e vėrtetė, por adhurimi i tyre nuk i drejtohej vetėm Atij. Ata adhuronin edhe perėndi tė tjera, duke menduar se kėta do tė ndėrmjetėsonin mes atyre dhe Zotit tė vėrtetė, Allahut.

Arabėt e njihnin Allahun sepse Abrahami kishte vizituar Mekėn dhe, bashkė me djalin e tij, Ismailin, hodhėn themelet e Qabes. Pasardhėsit e Ismailit ruajtėn disa nga ritet e adhurimit dhe besimit nga Abrahami. Kėtu pėrfshihet edhe dija e tyre mbi Zotin e vėrtetė, Allahun.

Gjetkė kam argumentuar qė zoti i vėrtetė El i Biblės ėshtė Allahu i Kur’anit. Ju lutem shihni Yahweh, Jehovah, apo Allah-Cili ėshtė emri i vėrtetė i zotit? nga Shabir Ally.


Veprat e cituara

Asimov, Isaac.Asimovs Guide to the Bible (US, Avon, 1968).

Boyd, Robert T.Tells, Tombs and Treasure (US, Bonanza Books, 1969).

Chick, Jack T.Allāh had No Son (US, Chick Publications, 1994).

Keller, Werner. The Bible As History (US, Hodder and Stoughton, 1980).

Keller, Werner. The Bible As History in Pictures (US, William Morrow and Company, 1964).

Magnusson, Magnus. Archaeology Of The Bible (US, Simon and Schuster, 1977).

Morey, Robert. The Islamic Invasion (US, Harvest House, 1992).

Morey, Robert. The Moon-God Allāh in The Archaeology of the Middle East (Newport, PA., Research & Education Foundation, 1994).

Schonfield, Hugh J.The Passover Plot (US, Bantam, 1965).

St.Clair-Tisdall, W.The Sources of Islam (Scotland, T & T.Clark, no date).

The New American Bible (US, Catholic Book Publishing Co., 1986).

Shtojcė

Taktikat mashtruese tė Robert Morey

Pėrdorimi i citimeve tė rreme dhe taktika tė tjera mashtruese pėr tė vėrtetuar qė Allahu ėshtė njė perėndi e hėnės. Pėrshtatur nga libri Common Questions People Ask About Islam (Pyetje tė zakonshme qė njerėzit bėjnė mbi Islamin) nga Shabir Ally

Pyetje7

Nė librin e tij, dr. Robert Morey vėrteton qė Allah ėshtė emri i perėndisė sė hėnės qė adhurohej nė Arabi para ardhjes sė Islamit. A ka tė drejtė ai?

Pėrgjigje

Libri tė cilit i referoheni titullohet The Islamic Invasion: Confronting the World's Fastest Growing Religion (Pushtimi islam: Pėrballja me fenė me rritje mė tė shpejtė nė tė gjithė botėn). Autori, dr. Robert Morey, e sheh Islamin si njė mėsymje nė Amerikėn Veriore dhe si njė kėrcėnim ndaj trashėgimisė sė tij fetare. Pėr fat tė keq, nė luftėn e tij ndaj Islamit, dr.Morey ka pėrdorur taktika tė pandershme. Pėr tė vėrtetuar argumentin e tij, sipas tė cilit Allahu nuk ėshtė Zoti i tė krishterėve dhe hebrejve, ai ka cituar nga shumė libra nė njė mėnyrė tė tillė tė pandershme qė citimet tė shprehin pikėrisht tė kundėrtėn e asaj qė kanė dashur tė thonė autorėt e kėtyre librave.

Dr. Morey ka cituar pjesa nga Encyclopedia Britannica nė mbėshtetje tė ēėshtjes qė kėrkon tė mbrojė. Por, nė tė vėrtetė, nė Encyclopedia thuhet:

“Allah” ėshtė fjala standard nė gjuhėn arabe pėr “Zotin” dhe pėrdoret si nga besimtarėt muslimanė, ashtu edhe nga ata tė krishterė. (Britannica, 1990 Edition, vol.1, f.276).

Pėr tė vėrtetuar ēėshtjen e vet, Dr. Morey citon gjithashtu edhe nga H A R Gibb. Por, nė tė vėrtetė, Gibb thotė tė kundėrtėn. Nė librin e tij Mohammedanism (Muhamedanizmi), nė faqen 26, Gibb thotė se, si Muhammedi, ashtu edhe kundėrshtarėt e tij besonin nė Zotin e plotfuqishėm, Allahun. Gibb e shpjegon kėtė mė hollėsisht nė faqet 37-38. Dhe dr. Morey duhet tė kishte qenė mė i vemendshėm nė referencat e tij para se ta dėrgonte librin pėr botim.

Dr. Morey thotė se Alfred Guillaume ėshtė i njė mendimi me tė dhe i referohet faqes 7 tė librit tė Alfred Guillaume, me titull “Islami”. Por, nė tė vėrtetė, nė faqen 7 tė librit tė tij, Alfred Guillaume thotė kėtė:

Nė Arabi, nė burimet e krishtera dhe hebraike Allahu njihej si i vetmi Zot dhe nuk ka asnjė dyshim qė Ai njihej nga arabėt paganė tė Mekės si qenia superiore.

Si mund tė gabonte dr.Morey nė citimin e kėtij fragmenti?

Dr. Morey ka cituar nga faqja 28 e njė libri tė njė tjetėr autori jo-musliman, Caesar Farah. Por, kur i referohemi kėtij libri, zbulojmė qė dr. Morey ka paraqitur vetėm njė citim tė pjesshėm, nga i cili lė jashtė thelbin e asaj qė ka dashur tė thotė autori. Nė kėtė libėr, realisht thuhet se Zoti, qė quhej Il nga babilonasit dhe El nga izraelitėt, nė Arabi quhej ilah, el-ilah dhe nganjėherė edhe Allah. Mė tej, nė faqen 13, Farah thotė qė, edhe para Islamit, paganėt besonin nė Allahun si hyjninė supreme. Sigurisht, ata adhuronin 360 idhuj, por, nė kundėrshtim me atė qė thotė Morey, “Allah” nuk ka qenė kurrė njė nga kėta 360 idhuj. Siē e thekson edhe vetė Caesar Farah nė faqen 56, Profeti Muhammed, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi tė, i ka shkatėrruar idhujt me dorėn e vet.

Dr. Morey ka cituar, gjithashtu edhe nga William Montgomery Watt. Por, nė faqen 26 tė librit tė tij, Watt thotė qė fjala arabe Allah ėshtė e ngjashme me fjalėn greke ho theos, me tė cilėn, siē e dimė quhet Zoti nė Dhjatėn e Re.

Dr.Morey ka shfrytėzuar citate nga libri i Kenneth Cragg me titull The Call of the Minaret (Thirrja e Minares). Megjithatė, nė faqen 36 tė librit tė Kenneth Cragg lexojmė sa mė poshtė:

Meqenėse si tė krishterėt, ashtu edhe muslimanėt besojnė nė Njė Krijues Suprem – Zotin, ėshtė e qartė qė kur flasin pėr Atė, ēfarėdo termash qė tė pėrdorin, ata i referohen tė njėjtės Qenie.

Mė tej, nė tė njėjtėn faqe, Cragg shpjegon qė Ai tė cilin muslimanėt e quajnė Allah ėshtė i Njėjti me Atė qė tė krishterėt e quajnė “Perėndia dhe Ati i Zotit tonė Jezu Krisht”, megjithėse tė dy besimet e kuptojnė Atė nė mėnyra tė ndryshme.

Dr. Morey duhet ta dijė se, si studiues, ai ka detyrimin akademik qė tė citojė nė mėnyrė tė ndershme. Ai duhet tė dijė, gjithashtu, qė si ithtar i Jezusit, paqja qoftė mbi tė, ėshtė i detyruar tė flasė gjithmonė tė vėrtetėn.

 

 



Untitled Document

© Copyright www.erasmusi.org

Designed by Pashai