Baneri



www.erasmusi.org       24-5-2013
Problemet e librit tė Jobit
Rezart Beka

Problemi i parė qė lind gjatė hulumtimit tė kėtij libri ka tė bėjė me autorėsinė dhe kohėn e daljes nė dritė tė kėtij botimi.

Gjatė studimeve tė hollėsishme tė studiuesve tė krishterė nė pėrpjekje pėr tė identifikuar autorin e kėsaj vepre, asnjė argument i vlefshėm qė do tė mund tė ndihmonte pėr njohjen e tij nuk ėshtė gjetur. Nisur nga ky fakt, studiuesit janė nė njė mendje se autori i kėsaj vepre ėshtė i panjohur.

Nė njė nga pėrkthimet e mirėnjohura tė Biblės nė gjuhėn italiane thuhet: “Nuk dihet me siguri se cili ėshtė autori i kėsaj vepre...” [1]  

“New Bible Dictionary” pohon: “Autori i librit ėshtė i panjohur” [2]

Libri paraqitet problematik edhe pėr datėn e hartimit tė tij.

Profesori i Univeresitetit Erlangen – Nurnberg, Georg Fohrer, shprehet se “data e hartimit tė librit nuk mund tė pėrcaktohet me siguri” [3].

Duncan B. Macdonald, profesor i gjuhėve semite nė Hartford Theological Seminary, thotė: “Ėshtė e qartė se data nuk mund tė saktėsohet. Elementė tė ndarė mund tė janė tė pėrhapur kudo nga fundi i shekullit tė 7-tė deri nė shekullin e 4-t p.e.s.." [4].

Siē shihet, libri i Jobit ėshtė vepėr e njė njeriu tė panjohur, mbi jetėn dhe besueshmėrinė e tė cilit nuk dihet asgjė. Ai vetė nuk ka jetuar nė kohėn e ngjarjeve pėr tė cilat bėn fjalė dhe pėr shkak tė pamundėsisė sė identifikimit tė tij, nuk ėshtė e arsyeshme tė pretendohet se ai ka shkruar i frymėzuar nga Zoti. Edhe vetė teksti nuk lejon nxjerrjen e njė pėrfundimi tė tillė, pasi nė asnjė rrjesht tė tij nuk pohohet tė jetė shkruar nėn ndikimin e ndonjė frymėzimi hyjnor. Tė gjitha kėto hollėsi e ulin ndjeshėm besueshmėrinė e kėsaj vepre.

Problemi i dytė nė hulumtimin e kėtij libri ka tė bėjė me shtesat, ndryshimet dhe pėrpunimet qė ka pėsuar teksti i tij nga koha e hartimit deri nė ditėt tona.

A gėzon ky libėr njė unitet tė brendshėm, njė vijė logjike tė pandėrprerė apo ėshtė fryt i shumė autorėve tė panjohur tė cilėt kanė shtuar, hequr, rishikuar pjesė tė ndryshme tė kėtij libri?

A ka ardhur ky libėr deri nė ditėt tona ashtu siē ėshtė shkruar nga autori fillestar apo me kalimin e shekujve njerėz tė ndryshėm kanė vėnė dorė mbi tė duke shtuar, hequr, rishikuar apo pėrpunuar pjesė tė tėra nga teksti i tij?

E vėrteta ėshtė se ky libėr nuk gėzon unitet tė brendshėm. Vija logjike brenda tekstit ndėrpritet nga pjesė tė caktuara qė duken qartė se janė shtesa qė janė pėrfshirė mė pas nė tekst.

Studiuesi Davide Levi shprehet kėshtu nė lidhje me unitetin e brendshėm tė librit tė Jobit: “Redaktuar nė shekullin e V, me ndėrhyrje tė mėvonshme deri nė shekullin e III.” [5].

Prof. Duncan B. Macdonald, nė pėrfundim tė temės sė titulluar “Problemet e librit”, sjell njė shembull pėr ta bėrė sa mė tė lehtė gjendjen, nė tė cilėn ky tekst ka ardhur deri nė ditėt tona: “Nė pėrfundim, nėse pėrfytyrojmė qė Gėte tė kishte vdekur pėrpara se tė mbaronte “Faustin” e tij, duke lėnė pjesėn e parė tė botuar, tė dytėn tė parregulluar, me pasazhet paralele tė pafshira dhe zgjidhjen letrare tė pashkruar e mė pas ndonjė redaktor mekanik ta kishte marrė atė tė tėrėn, ta kishte lidhur e bashkuar dhe ta kishte mbyllur me fundin e “Volksbuch” tė “Faustit”, do tė kemi njė paralel tė trashė tė jashtėm pėr tė paraqitur gjendjen e Librit tė Jobit... Duket se ėshtė e sigurtė qė disa autorė kanė punuar nė problemin e rrjedhės sė ngjarjeve.” [6].

Problemi i tretė ka tė bėjė me historicitetin e kėtij libri. A ėshtė libri i Jobit njė histori e vėrtetė apo e shpikur nga autori i panjohur pėr qėllime tė ndryshme teologjike?

Carlo Ghidelli, duke bėrė fjalė pėr kėtė libėr nėn temėn e titulluar “Histori apo shpikje”, na tėrheq vėmendjen me kėto fjalė: “Nuk duhet tė biem nė grackė...Jobi nuk ėshtė njė personazh historik. Historia e tij ėshtė e shpikur...Ashtu siē ka bėrė Jezusi me shėmbėlltyrat, kėshtu edhe autori i kėtij libri ka shpikur njė ngjarje pėr ta bėrė mė tė kuptueshėm mėsimin fetar” [7].

Pra, libri i Jobit ėshtė njė trill letrar i krijuar pėr qėllime teologjike. Ajo qė duhet thėnė ėshtė se autori i librit nuk e paraqet aspak kėtė libėr si njė histori tė shpikur. Pėrkundrazi, ēdo lexues i tij e ka tė qartė se autori pretendon ta paraqesė historinė e Jobit si tė vėrtetė. Vetėm duke pasur parasysh kėtė, mund tė kuptojmė rėndėsinė e problemit qė ngre Carlo Ghidelli.

Problemi i katėrt: Burimet pagane

Mitologjitė e Orientit e paraqisnin veprėn e krijimit si njė triumf tė njė zoti krijues mbi pėrbindėshat e kaosit primitiv.

Nė mesopotami krijimi i gjithėsisė edhe gjithēkaje qė ka brenda u krye vetėm pas fitores sė perėndisė Marduk mbi hyjninė e gjinis femėr Tiamat; nė mitet kananease perėndia Aleyan Baal, lufton me njė farė perėndie tė quajtur Mot, me njė tjetėr tė quajtur Det (Rahab), dhe me njė tė tretė tė quajtur Leviathan.

Sidomos ky i fundit, i cili sipas legjendės ishte njė pėrbindėsh nė formė gjarpri apo nė formėn e njė Kuēedre deti me shtatė kokė, pėrmendet shpesh si nė librin e Jobit ashtu edhe nė libra tė tjerė tė Dhjatės sė Vjetėr.

Njėsoj si nė mitologjitė e Orientit edhe nė kėtė libėr kėto figura legjendare konsiderohen si krijesa tė vėrteta dhe aspak imagjinare. Njėsoj si nė legjendat e hershme kėto krijesa shihen si kundėrshtare tė Zotit krijues dhe pėrfaqėsuese tė fuqive tė kaosit dhe tė ēregullimit. Autori i panjohur i librit tė Jobit, nuk ka denjuar as ti ndryshoj emrat kėtyre pėrbindėshave legjendar por i ka emėrtuar nė librin e tij me tė njėjtin emėr qė ato mbanin nė pėrrallat mitologjike.

Le tė shohim, se ēfarė thuhet nė librin e Jobit nė lidhje me kėto krijesa imagjinare.

Tek Jobi 3:8 lexojmė: “E mallkofshin ata qė mallkojnė ditėn, ata qė janė gati tė zgjojnė Leviathanin”

Nė njė nga pėrkthimet e Biblės nė gjuhėn italiane, e cila ėshtė fryt i mėse 90 specialistėve, ky verset komentohet kėshtu: “Leviathan: pėrbindėsh imagjinar i pėrshkruar si njė pėrbindėsh apo njė kuēedėr; konsiderohet krijesė e Perėndisė (shih Jobin 40:25; 41:4), por edhe armik i tij (shih Isaia 27:1). Kėtij i atribuohej fuqia pėr tė kullufitur yjet dhe pėr tė shkaktuar eklipset” [8].

Dom Simon Filipaj, tek ky verset jep kėtė koment: “Lugatin- Leviathanin: pėrbindėsh i kaosit qė pėrpin diellin; e quajta lugat kėtu, sikurse bestytėritė popullore: Lugati pėrpi hėnėn” [9]. Ndėrsa tek “La Sacra Bibbia” Edizioni Paoline, Romė 1968, f. 626 lidhur me kėtė verset gjejmė kėtė koment: “Ata qė mallkojnė ditėn: janė magjistarėt; besohej se ata ashin tė aftė, falė magjive tė tyre, tė ndryshonin ditėt e lavdishme nė ditė ogurzeza dhe tė shkaktonin eklipse nė tė cilat Leviathani kullufiste nė mėnyrė tė menjėhershme diellin. Leviathan, tek 40:25 nėnkupton krokodilin ndėrsa tek Psalmi 103:36 tregon njė cetacė tė madh ujor. Mirėpo kėtu ėshtė pėrdorur sipas kuptimit tė tij etimologjik, ashtu siē njihet edhe nė tekste tė lashtė fenikase, si gjarpėr dredharak, gjarpėrues, i fuqishmi me shtatė kokė: pėrbindėsh i kaosit primitiv, tė cilin imagjinata popullore besonte se mund tė thirrej me anė tė magjisė (shih Psalmi 104 [103]: 26; Isaiah 27:1)”. 

Tek Jobi 7:12 nė lidhje me perėndinė e detit lexojmė: “A jam vallė deti apo njė pėrbindėsh i detit qė ti mė ruan me njė roje”.

Nė njė pėrkthim biblik ky verset  komentohet kėshtu: “Roje, pėrbindėsh i detit: bėhet fjalė pėr rrėfime tė lashta mbi krijimin, nė tė cilat deti dhe pėrbindėshi i detit pėrfaqėsojnė fuqi tė liga tė cilat i kundėrvihen veprės sė perėndisė krijues” [10]

Tek Jobi 9:13 lexojmė: “Perėndia nuk e tėrheq zemėrimin e tij; poshtė tij pėrkulen ndihmėsit e Rahabit”

Njė pėrkthim i njohur biblik jep kėtė koment: “Rahab ėshtė njė pėrbindėsh i kaosit primitiv: qė pėrfaqėson detin” [11].

Nė njė tjetėr pėrkthim tė njohur biblik gjejmė kėtė koment: “Rahab, dhunė, arrogancė, nė disa vėnde nė Bibėl nėnkupton Egjiptin, kėtu shfaqet si personifikimi i njė tjetėr pėrbindėshi tė ngjashėm me Leviathanin (shih Jobi 26:12 dhe Psalmi 88:11)...” [12].

Nė njė fjalor tė njohur biblik pohohet: “Rāhabh, ‘Stuhi’, ‘arroganc’ (Jobi 26:12; 9:13, ‘krenar’ A.V.; Isaia 30:7, ‘i fuqishėm’ A.V.). Njė emėr i veēantė i pėrdorur nė kuptim tė fjalėpėrfjalshėm dhe nė kuptim figurativ. Nė kuptim tė fjalėpėrfjalshėm ai tregon njė pėrbindėsh detar mitologjik i tė njėjtin lloj siē ėshtė edhe Kuēedra (q.v.), me shumė mundėsi ka lidhje me mitin semit tė Tiāmatit, shkatėrruesja e rendit tė Zotit nė univers (Jobi 26:12; Isaia 51:9). Nė kuptimi figurativ ėshtė njė emėr i dhėnė Egjiptit (Psalmet 87:4; 89:10; Isaia 30:7 R.V.)...” [13].

   

Tek Jobi 26:13 lexojmė: “Me Frymėn e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpėrtej gjarpėrin dredharak”

Dom Simon Filipaj fjalėn Gjarpėri dredharak e ka pėrkthyer Shlligė fluturuese dhe mbi kėtė verset jep kėtė koment: “Shlligė fluturuesen – personifikim i fuqive natyrore qė e turbullonin kthjelltėsinė e qiellit: Lugati ndėr ne qė e zinte hėnėn/bestytni popullore” [14].

Siē shihet nga ky parashtrim i shkurtėr, nė librin e Jobit mitologjitė e Orientit dhe figurat legjendare qė gjenden nė to, konsiderohen si krijesa tė Zotit dhe konceptet dualiste nė lidhje me krijimin qė pėrmbajnė kėto rrėfime (lufta midis kaosit primitiv dhe perėndisė krijues) besohen si tė vėrteta.

Shumė studiues tė krishterė kanė tentuar tė argumentojnė se kėto figura janė pėrdorur nė mėnyrė figurative. Kjo tezė e tyre siē e pamė mė lartė ėshtė e pabazuar [15]. Ėshtė e vertėtė qė nė disa raste kėto figura legjendare janė pėrdorur nė mėnyrė simbolike. (p.sh. pėr tė simbolizuar Egjiptin), por ėshtė dhe aq e vėrtetė qė nė shumė pjesė tė tjera kėto pėrbindėsha legjendar konsiderohen si krijesa reale dhe jo imagjinare. Kėtė fakt, pėrveē apologjetėve fanatikė, e kanė pranuar pjesa dėrrmuese e teologėve tė krishterė, disa shembuj ne i dhamė mė lart.

Pėr mė shumė, libri i Jobit nuk shfaqet problematik vetėm nė lidhje me kėtė ēėshtje.

Pėr shembull, hebrenjtė besonin se malet nė horizont shėbenin si shtylla pėr qiellin tė cilat bėnin tė mundur nė kėtė mėnyrė qė qielli i konceptuar si njė kupolė metalike tė mos binte nė tokė.

Libri i Jobit kėtė koncept antishkencor e konsideron tė vėrtetė dhe nė kapitullin 26 verseti 11 lexojmė: “Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kėrcėnimi i tij”

Nė njė pėrkthim tė Biblės gjejmė kėtė koment: “Kollona: sipas hebrenjve tė lashtė, malet nė horizont ishin kollona tė cilat mbanin qiellin” [16]. 

Sipas hebrenjve tė lashtė toka mbahej nga disa shtylla gjigande. Tek libri i Jobit 9:6 lexojmė: “Ai e tund tokėn nga vendi i saj dhe kollonat e saj dridhen”.

Po i njėjti pėrkthim biblik tė cilin e pėrmendėm tek Jobi 26:11 e komenton kėshtu kėtė verset: “Kollona: bėhet fjalė pėr njė besim tė lashtė sipas sė cilit toka mbahet mbi shtylla” [17].

Po nė librin e Jobit pohohet se vepra e parė qė ka krijuar Zoti ėshtė hipopotami (Behemot, shih Jobi 40: 15-19).

Duke pasur parasysh kėto qė sapo thamė nuk ka pse tė na ēudisė fakti qė mitologjitė e Orientit apo figura tė pėrbindėshave legjendar tė pėrmenden dhe tė konsiderohen tė vėrteta nė librin e Jobit. 

Si pėrfundim duhet tė themi qė ndaj vėrejtjeve tė tilla nuk duhet dhe nuk mundet, siē ndodh shpesh, tė mbahen qėndrime indiferente, duke i kaluar nėn heshtje apo duke i trajtuar me eufemizėm tė kotė mė qėllim qė tė minimizohet graviteti i kėtyre fakteve. 

Referenca

[1] “La Sacra Bibbia”, Edizioni Paoline, Romė 1968, f. 623). Dom Simon Filipaj shprehet, gjithashtu, se “Autori mbetet i panjohur” (“Bibla”- Pėrkthim dhe shtjellim nga Dom Simon Filipaj, vep. e cit., f. 623).

[2] “New Bible Dictionary”- Second Edition- Edited by J. D. Douglas, F. F. Bruce, J. I. Packer, N. Hillyer D. Guthrie, A. R. Millard, D. J. Wiseman, shtėpia botuese Intervarsity Press, Downers Grave Illinois 1982, f. 598. Tė shihet edhe “Bibla”- Fjala e Zotit pėr njeriun e ēdo kohe, shtėpia botuese “Ave”, 1995, f. 33; si dhe “La Sacra Bibbia”- a cura della Conferenca Episcopale Italiana, vep. e cit, f. 505).

[3] “Introduction to the Old Testament”, filluar nga Ernst Sellin, plotėsuar, rishikuar dhe rishkruar nga Georg Fohrer, Abingdon-Nashville 1978, f. 350

[4] “A New Standard Bible Dictionary”, edited by M. W. Jacobus, E.C. Lane dhe A.C. Zenos, Fung and Wagnalls Company, Nju Jork 1929, f. 457

[5] Davide Levi, “L’antico Testamento”, vėll. i II i serisė “Per Capire la Bibbia”, botime “Ave”, Romė 1993, f. 38

[6] “A New Standard Bible Dictionary, edited by M. W. Jacobus, E.C. Lane dhe A.C. Zenos, vep. e cit., f. 457. Pėr daljen nė dritė tė kėsaj vepre kanė kontribuar mėse 59 specialistė tė shquar nė fushat biblike

[7] Carlo Chidelli nė “La pazienza di Giobbe”, vėll. 25 i serisė “Per Capire la Bibbia”, Romė 1993, f. 15

[8] “La Bibbia”- Traduzione Interconfessionale in Lingua Corrente, Botime LDC-ABU, Torino 1986, f. 863

[9] “Bibla”- Pėrkthim dhe Shtjellim nga Dom Simon Filipaj, vep. e cit., f. 625

[10] “La Bibbia”- Traduzione Interconfessionale in Lingua Corrente, vep. e cit., f. 866

[11] “La Sacra Bibbia”, a cura della Conferenca Episcopale Italiana, Romė 1986, f. 510

[12] “La Sacra Bibbia” Edizioni Paoline, Romė 1968, f. 630

[13] “A New Standard Bible Dictionary”, edited by M. W. Jacobus, E.C. Lane dhe A.C. Zenos, Fung and Wagnalls Company, Nju Jork 1936, f. 760

[14] “Bibla”- Pėrkthim dhe Shtjellim nga Dom Simon Filipaj, vep. e cit., f. 643; shih edhe Psalmi 73[74]:13,14; 88[89]:10,11; 103[104]:26; Isaia 30:7; 5:19; Amos 9:3, etj

[15] Le tė shihet edhe “The Interpreter’s Dictionary of the Bible”, Edited by George Arthur Buttrick, Abingdon Press, Nashville, Nju Jork, 1962, f. 706

[16] La Bibbia”- Traduzione Interconfessionale in Lingua Corrente, vep. e cit., f. 882

[17] La Bibbia”- Traduzione Interconfessionale in Lingua Corrente, vep. e cit., f. 868

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Untitled Document

© Copyright www.erasmusi.org

Designed by Pashai