Fragmenti i shkėputur nga libri i autorit Mustafa Adhami me titull: The History of Qur'anic Text: from Revelation to Compilation; UK Islamic Academy; Leicester United Kongdom, 2003
Gjatė periudhės mekase
Ndonėse i shpallur gojarisht, Kurani nė mėnyrė tė vazhdueshme i referohet vetes sė tij si libri (kitab), si diēka e shkruar, duke nėnkuptuar se ai duhej hedhur nė formė tė shkruar. Nė fakt megjithėse bashkėsia e sapoformuar Islame kishte pėsuar vuajte nga mė tė ndryshmet nga Kurejshėt, gjithsesi versetet e Kuranit janė ruajtur nė formė tė shkruar qė nė ditėt e para tė Islamit. Rrėfimi i mėposhtėm nė lidhje me Umer ibn Hatabin, ndodhur pak para kthimit tė tij nė Islam, shėrben pėr ta ilustruar kėtė pikė:
"Njė ditė Umeri doli nė rrugė, me shpatėn e hequr nga kėllėfi, me qėllim pėr tė vrarė profetin dhe disa nga shokėt e tij tė cilėt ishin mbledhur nė njė shtėpi nė Safa. Nė atė shtėpi ishin dyzet njerėz, pėrfshi edhe gra, ndėr ta ishte xhaxhai i tij Hamza, Ebu Bekri dhe Aliu, e tė tjerė tė cilėt nuk kishin emigruar nė Etiopi. Nuejmi e takoi Umerin dhe e pyeti se ku po shkonte. "Po shkoj tė vrasė Muhamedin, renegatin i cili ka pėrēarė Kurejshėt keqazi dhe ka pėrqeshur rrugėn e tyre, ka fyer besimin e tyre dhe zotat e tyre"- tha Umeri. "Ti thjesht po mashtron veten o Umer nėse beson se Beni Abd Menaf do tė lejojė ty tė ecėsh ende mbi tokė nėse do tė bėsh atė qė ke ndėrmend". A nuk ėshtė mė mirė pėr ty tė kthehesh nė shtėpinė tėnde dhe tė zgjidhėsh sė pari problemet e saj"?- iu pėrgjigj Nuejmi. Umeri u tėrhoq dhe e pyeti se si ishte ēėshtja me familjen e tij. Nuejmi i tha: "Kunati yt, nipi yt dhe motra jote Fatime kanė ndjekur Muhamedin nė fenė e re dhe do ishte mė mirė qė ti sė pari tė zgjidhje punėn me ta". Umeri nxitoi pėr tek shtėpia e kunatit tė tij, ndėrkohė qė Kahabi i cili ishte duke lexuar nė njė pergamenė po i recitonte suren Ta Ha tė pranishmėve. Sapo dėgjoi zėrin e Umerit, Kahabi u fsheh nė njė dhomė tė vogėl ndėrsa Fatima e mori pergamenėn dhe e vendosi atė nėn kofshėn e saj
"1
Kėrkimi i inatosur i Umerit pėrfundoi me pėrqafimin e tij tė Islamit; statura dhe reputacioni i tij u shfaqėn shumė tė dobishme pėr ato tė cilėt, vetėm disa orė mė parė, ai ishte pėrpjekur ti vriste. Sidoqoftė pika e rėndėsishme pėr ne nė kėtė rrėfim ėshtė pergamena qė pėrmbante ajete kuranre. Sipas Ibn Abasit versetet e zbritura nė Mekė janė ruajtur nė Mekė2, njė pohim ky i pėrsėritur edhe nga Zuhriu3. Abdullah bin Sad bin Ebi es-Saar, shkruesi zyrtarisht i ngarkuar pėr tė regjistruar Kuranin gjatė kėsaj periudhe4, ėshtė akuzuar nga disa se ka trilluar disa versete kuranore, njė akuzim ky tė cilin unė nė njė tjetėr punim kam treguar se ėshtė i pambėshtetur.5 Njė tjetėr kandidat pėr tė qenė shkruesi zyrtarė i profetit ishte Halid bin Seid bin el-Asi i cili pohon: "Unė isha i pari qė shkruajta 'Bismilahi rrahmani rrahim' (Nė emėr tė Allahut tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!)6.
Katani e citon kėtė ndodhi kėshtu: "Kur Rafi bin Malik el-Ensari kujdesej pėr El-Akaben, profeti i dha atij tė gjitha versetet tė cilat ishin shpallur nė dekadėn pararendėse. Kur u kthye nė Medine, Rafi i mblodhi anėtarėt e fisit tė tij dhe i lexoi atyre fletushkat e dhėna nga profeti7
Gjatė periudhės sė Medinės
i. Skribėt e profetit
Nė lidhje me periudhėn medinase kemi njė bollėk tė dhėnash pėrfshi edhe emrat e pothuajse gjashtėdhjetė e pesė shokėve tė profetit tė cilėt herė pas here kryenin funksionin e shkruesve (skribėve) pėr tė:
Aban b. Seid, Ebu Umame, Ebu Ejub el-Ensari, Ebu Bekr es-Sidik, Ebu Hudheife, Ebu Sufjan, Ebu Seleme, Ebu Abas, Ubej b. Kab, el-Arkam, Useid b. el-Hudeir, Aus, Buraida, Bashir, Thabit b. Qais, Xhaferr b. Ebi Talib, Xhehm b. Sad, Xhuhejm, Hatibi, Hudhejfe, Huseini, Hanzala, Huaitib, Halid b. Seid. Halid b. Velid, Zubejr b. El-Avam, Zubejr b. Arkam, Zejd ibn Thabit, Sad b. Er-rabi, Sad b. Ubada, Said b. Said, Shurahbil b. Hasna, Talha, Amir b. Fuheira, Abas, Abdullah b. Arkan, Abdullah b. Ebi Bekr, Abdullah b. Ravaha, Abdullah b. Zeid, Abdullah b. Sad, Abdullah b. Abdullah, Abdullah b. Amr, Uthman b. Afan, Ukba, el-Ala el Hadrami, El-Ala b. Ukba, Ali b. Ebi Talib, Umer bin Hatab, Amr b. el-As, Muhamed b. Meslama, Muadh b. Xhebel, Muavije, Man b. Adi, Muaikib, Mugira, Mundhir, Muhaxhir dhe Jezid b. Ebi Sufjan.8
ii. Diktimi i Kuranit nga ana e profetit
Pasi i vinte shpallja, profeti e kishte zakon tė thėrriste njė nga skribėt e tij qė tė shkruante ajetin e sapo zbritur9. Zejd b. Thabit tregon se, pėr shkak tė afėrsisė sė tij me xhaminė e profetit, ai thirrej shpesh si skrib sa herė qė niste shpallja10. Kur u zbrit verseti nė lidhje me xhihadin, profeti e thirri Zejd ibn Thabit-in, i cili kishte shishen e bojės dhe materialin pėr shkrim (dėrrasė apo shpatull tė ndonjė kafshe), dhe filloi tė diktonte; Amr b. Um-Mektum el-Ama, i cili ishte ulur aty afėr, e pyeti profetin: "Po pėr sa mė pėrket mua sepse unė jam i verbėr?". Pėr kėtė arsye erdhi ajeti "...pėrveē tė paaftėve..."11-12. Po ashtu ka tė dhėna se pas diktimit vinte procesi i korrigjimit; pasi pėrfundonte detyra e regjistrimit tė versetit tė zbritur, Zejdi ia lexonte atė profetit pėr tu siguruar se asnjė gabim skribi nuk kishte rėnė nė tė.13
iii. Regjistrimi i Kuranit ishte shumė i pėrhapur ndėrmjet Sahabėve
Mbizotėrimi i kėsaj praktike ndėrmjet sahabėve e nxiti profetin tė deklaroj se askush nuk duhet tė regjistronte asgjė tjetėr pėrveē Kuranit, "e ēdokush qė ka regjistruar diēka tjetėr pėrveē Kuranit duhet ta shuajė atė"14, me kėtė ai dėshironte tė thoshte se materialet kuranore dhe jo kuranore (hadithet) nuk duhej tė shkruheshin nė tė njėjtėn fletė, nė mėnyrė qė tė shmangej ēdo ngatėrrim i mundshėm. Nė fakt kishte prej atyre qė nuk mund tė shkruanin tė cilėt shpesh shfaqeshin nė xhami me pergamenė nė dorė dhe kėrkonin dikė qė ti shkruante atė qė ai dėshironte.15 Duke u bazuar nė numrin e pėrgjithshėm tė skribėve dhe nė traditėn e profetit pėr ti thirrur qė tė regjistroheshin tė gjitha versetet e reja, mund tė themi me siguri se Kurani ėshtė ruajtur i plotė nė formė tė shkruar gjatė jetės sė profetit.
3. Renditja e Kuranit
i. Renditja e verseteve brenda sureve
Ėshtė universalisht e mirėnjohur se renditja e ajeteve (verseteve) dhe e sureve (kapitujve) nė Kuran ėshtė e veēantė. Pėrpilimi nuk ndjek rendin kronologjik tė shpalljes, e as subjektin e temės. Se kush ėshtė sekreti i vėrtetė pas njė renditje tė tillė atė vetėm Zoti e di, sepse ajo gjendet nė librin e Tij. Nėse unė do tė luaja rolin e njė redaktori tė paskrupullt dhe do tė rirregulloja fjalėt e librit tė dikujt tjetėr, duke ndryshuar radhėn e fjalive etj, atėherė ndryshimi i plotė i kuptimit tė fjalėve do tė ishte shumė i lehtė. Prodhimi pėrfundimtarė i njė veprimi tė tillė nuk mund ti vishet autorit fillestarė, meqenėse vetėm autori ka tė drejtėn tė ndryshojė fjalėt dhe materialin.
Meqenėse Kurani ėshtė libri i Allahut, Ai ėshtė i vetmi autor i tij dhe vetėm Ai ka tė drejtėn tė rregullojė materialin qė gjendet brenda librit tė tij. Kurani ėshtė i qartė nė lidhje me kėtė gjė:
" Ne e kemi pėr detyrė ti mbledhim pjesėt e tij e ta lexojmė atė. Dhe, kur ta lexojmė atė, ti pėrcille leximin e tij! Pastaj, e kemi Ne pėr detyrė ta shpjegojmė."16
Nė vend qė tė zbriste nė Tokė pėr ti shpjeguar versetet e Tij, Allahu (xh.sh.) e bėri profetin si mėkėmbės tė tij. Nė Kuran pohohet: " (Tė dėrguarit i ēuam) me prova tė qarta dhe libra. Ndėrsa ty (o Muhamed) tė zbritėm Pėrkujtesėn (Kuranin), me qėllim qė tu shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur dhe qė ata tė mendojnė."17
Duke i falur atij kėtė privilegj, Allahu i ka caktuar shpjegimet e profetit si autoritative18. Vetėm profeti, falė privilegjit hyjnorė dhe revelatės, ishte i kualifikuar pėr tė renditur versetet sipas modelit tė veēantė kuranorė, meqenėse ai ishte njohėsi i vetėm i Vullnetit tė Zotit. As bashkėsia myslimane e as ndokush nė veēanti nuk ka tė drejtėn legjitime pėr tė organizuar librin e Zotit.
Kurani pėrbėhet nga sure me gjatėsi jo tė njėjtė; mė e vogla pėrmban tre versete ndėrsa mė e gjata 286. Transmetime tė ndryshme dėshmojnė se profeti nė mėnyrė aktive i udhėzonte skribėt nė lidhje me vendodhjen e verseteve brenda kapitujve. Othmani pohon se qoftė kur shpallja pėrbėhej nga versete tė gjata dhe tė njėpasnjėshme, apo nga njė verset i vetėm, profeti thėrriste ndonjė nga skribėt e tij dhe i thoshte: "Vendose kėtė verset [apo kėto versete] nė kapitullin ku ėshtė pėrmendur filan e filan gjė"19. Zejd ibn Thabit pohon: "Ne duhej ta pėrpilonim Kuranin nė prani tė profetit"20. Sipas Othman ibn Ebi el-As, kryengjelli Xhebrail erdhi tek profeti me qėllimin pėr ta udhėzuar atė nė lidhje me vendosjen e disa verseteve21.
· Uthman bin Ebi el-As transmeton se ai ishte ulur me profetin kur ky i fundit nguliti vėshtrimi nė njė pikė tė caktuar dhe mė pas tha: "Kryengjelli Xhebrail erdhi tek unė dhe shprehimisht mė kėrkoi ta vendos versetin "Ai di gjithēka qė ju fshihni dhe qė shfaqni haptazi22" nė njė vend tė caktuar brenda njė kapitulli tė caktuar"23
· El-Kalbi rrėfen nga Ebu Salihu nėn autoritetin e Ibn Abasit nė lidhje me versetin: "Dhe ruajuni asaj Dite qė do tė ktheheni tek Allahu, kur ēdokujt do ti jepet ajo qė ka fituar dhe askujt nuk do ti bėhet padrejtėsi" 24. Ai thotė: "Ky ėshtė verseti i fundit qė i ėshtė zbritur profetit. Kryengjelli Xhebrail zbriti tek ai dhe e udhėzoi atė qė ta vendoste atė pas versetit 280 tė sures Bekare"25
· Ubej ibn Kab pohon: "Ndonjėherė profetit i shpallej fillimi i njė sureje dhe unė e shkruaja, mė pas njė tjetėr revelatė zbriste mbi tė dhe ai thoshte: "Ubej shkruaje kėtė pasazh nė kapitullin ku ėshtė pėrmendur filan e filan gjė". Ndonjėherė njė tjetėr revelatė zbriste mbi tė dhe unė prisja udhėzimet e tij, derisa ai mė informonte mua pėr vendin ku duhej vendosur pasazhi"26
· Zejd ibn Thabit vėren: "Ndėrsa ne ishim me profetin duke pėrpiluar Kuranin nga njė pergamenė, ai tha: "Qoftė bekuar Shami.27 Atij ju tha: "Pėrse kėshtu o i dėrguari i Allahut"? Ai u pėrgjigj "Pėr shkak se engjėjt e Rrahmanit (Mėshiruesit) kanė shpalosur krahėt e tyre mbi tė"28. Nė kėtė hadith vėrejmė sėrish se profeti ishte duke supervizuar pėrpilimin dhe renditjen e verseteve.
· Sė fundmi, ne kemi provėn mė tė qartė nė lidhje me kėtė ēėshtje nė pesė namazet ditore. Asnjė recitim publik i Kuranit nuk do tė ndodhte gjatė namazit nėse renditja e verseteve nuk do tė ishte e mirėnjohur universalisht dhe nuk ka asnjė incident tė njohur nė tė cilin tė raportohet se bashkėsia ka qenė nė mospėrputhje me imamin e saj pėrsa i pėrket renditjes sė verseteve, qoftė kjo gjatė kohės sė profetit apo nė kohėt tona. Madje ka transmetime ku thuhet se profeti ndonjėherė recitonte sure tė tėra gjatė predikimit tė sė premtes (Xhuma).29
Njė mbėshtetje tjetėr, nė lidhje me atė qė sapo thamė, gjendet edhe tek shumė hadithe tė tjera tė cilat dėshmojnė se sahabėt ishin tė familjarizuar me fillimin dhe mbarimin e sureve.
· Profeti i tha Umerit "Versetet pėrmbyllėse tė sures Nisa janė tė mjaftueshme pėr ty [pėr tė zgjidhur disa raste trashėgimie]."30
· Ebu Mesud el-Bedri transmeton se profeti ka thėnė: "Dy versetet e fundit tė sures Bekare i mjaftojnė atij qė i kėndon ato gjatė natės."31
· Ibn Abazi kujton: "Kur po kaloja natėn nė shtėpinė e Mejmunes [grua e profetit], dėgjova profetin teksa zgjohej dhe recitonte dhjetė versetet e fundit tė sures Ali Imran".32
ii. Renditja e sureve
Disa referenca pretendojnė se mus'hafėt (kopje tė pėrpiluara tė Kuranit)33 tė pėrdorura nga Ubej ibn Kab dhe Ibn Mesudi shfaqin mospėrputhje nė renditjen e sureve nė ndryshim nga renditja e sotme, por nė asnjė vend nuk gjejmė referime se mus'hafet e tyre ishin nė mospajtim pėrsa i pėrket renditjes sė verseteve brenda sureve. Formati i veēantė kuranor lejon qė ēdo sure tė funksionoj si njė njėsi unike dhe e pavarur; asnjė kronologji apo narrativė nuk mbartet nga njė kapitull tek tjetri, pėr kėtė arsye ēdo ndryshim i rendit tė sureve ėshtė krejt sipėrfaqėsore pėrsa i pėrket kuptimit. Ndryshime tė kėtij lloji, nėse janė tė vėrteta, janė tė tilla qė nuk e ndryshojnė aspak mesazhin kuranorė. Ndryshimi nė renditjen e fjalėve apo tė verseteve ėshtė njė ēėshtje krejt e ndryshme nga kjo e para, kjo do tė sillte njė ndryshim rrėnjėsor nė kuptim gjė e cila fatmirėsisht nuk gjendet as nė variantet mė tė njohura ndėrmjet mus'hafėve.
Shkollarėt janė tė njėzėshėm kur konfirmojnė ndjekjen e rendit tė sureve nė Kuran si jo tė detyrueshme, qoftė nė lutje, recitim, mėsim, mėsimdhėnie apo memorizim.34 Ēdo sure qėndron e veēuar dhe kapitujt e mėvonshėm nuk pėrmbajnė domosdoshmėrisht njė vlerė mė tė madhe ligjore se sa homologėt e tyre mė tė hershme.; ndonjėherė njė verset i abroguar (neskh) shfaqet nė njė sure e cila vjen mė pas sures e cila pėrmban versetin qė e ka abroguar tė parin. Shumica e myslimane e fillojnė memorizimin e Kuranit duke filluar nga fundi, duke filluar nga suret mė tė shkurtra. Profeti nė njė rast ka kėnduar suren Bekare, Nisa dhe mė pas atė Ali Imran (suret nr. 2, 4, 3 respektivisht) nė njė rekat35 tė vetėm, nė kundėrshtim me renditjen e tyre nė Kuran.
Pėr sa kam njohuri nuk ekziston asnjė hadith qė tė raportoj se profeti ka pėrcaktuar rendin e tė gjitha sureve. Opinionet ndryshojnė dhe mund tė pėrmblidhen si mė poshtė:
- Renditja e sureve kėshtu siē gjendet sot ka pėr autor vetė profetin.36 Ky ėshtė mendimi tė cilin unė e mbėshtes. Ata tė cilėt mbėshtesin njė mendim tė kundėrtėn mbėshteten nė faktin se disa mus'hafė tė sahabėve (si Ibn Mesudi dhe Ubej ibn Kabi) ndryshojnė pėrsa i pėrket rendit tė sureve krahasuar me mus'hafin qė gjendet nė ditėt tona.37
- Disa tė tjerė besojnė se krejt kurani ėshtė renditur nga profeti pėrveē sures nr.9, i cili ėshtė renditur nga Othmani.38
- Njė tjetėr kėndvėshtrim ja vesh renditjet e tė gjitha sureve Zejd ibn Thabit-it, kalifit Othman dhe shokėve tė profetit. Bakilani ka qenė i kėtij mendimi.39
- Ibn Atija mbėshtet mendimin se profeti ka renditur disa prej sureve tė Kuranit ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė renditur nga shokėt e profetit.40
iii. Renditja e sureve nė disa dorėshkrime tė pjesshme
Shkollarėt mysliman janė tė unanimisht tė mendimit se renditja e sureve siē gjendet sot ėshtė e njėjtė me atė tė mus'hafit tė Othmanit.41 Ēdokush i cili dėshiron tė kopjojė krejt Kuranin duhet ta bėjė duke ndjekur renditjen e mus'hafit tė Othmanit, por ato tė cilėt dėshirojnė tė kopjojnė vetėm disa sure tė veēanta nuk janė tė detyruar tė ndjekin renditjen e mus'hafit tė Othmanit. Njė situatė e ngjashme ndodh kur unė udhėtoj me avion: Unė dėshiroj tė marrė veprat e mija me vete por, duke mos dashur tė mbaj nė ēantėn time njė volum tė madh librash, unė thjesh fotokopjoj ato pjesė tė cilat do tė mė nevojit gjatė udhėtimit.
Nė periudhėn e hershme dorėshkrimet kuranore kopjoheshin duke pėrdorur pergamenė tė cilat zakonisht ishin mė tė rėnda se letra, kėshtu qė njė dorėshkrim i plotė mund tė peshonte disa kilogramė. Ne kemi shumė shembuj, siē ėshtė p.sh. pėrmbledhja dorėshkrimore e Jemenit, ku Kurani ėshtė shkruajtur nė njė kaligrafi kaq tė madhe saqė krejt trashėsia e mus'hafit mund ta kalonte metrin.
Nėse marrim si standard shembullin e mus'hafit tė printuar nė kompleksin e mbretit Fahd nė Medine ne do tė shohim se ai pėrmban rreth gjashtė qind faqe (pėrafėrsisht 9000 reshta). Nėse do ta krahasonim kėtė me disa prej dorėshkrimeve qė gjenden nė Jemen do tė shohim se njė rresht nga kėto tė fundit ėshtė sa gjysma e njė rreshti tė botimit tė Medines, kjo do thotė se nėse do tė shkruanim nė mus'haf tė plotė kuranore me pėrmasat kaligrafike tė dorėshkrimeve tė Jemenit atėherė do tė duheshin 18.000 faqe. Kaligrafia me pėrmasa tė mėdha nuk ka qenė njė fenomen i rrallė, por zakonisht njė procedurė e tillė nėnkupton se dorėshkrimi nuk pėrmban mė shumė se njė grup suresh. Raftet e librarive nė mbarė botėn islame janė tė mbushura me dorėshkrime tė pjesshme kuranore42
Nga kjo qė thamė mund tė dalim nė pėrfundimin se ēdokush i cili dėshiron tė shkruaj njė dorėshkrim tė pjesshėm kuranor ėshtė i lirė tė zgjedh rendin e sureve sipas dėshirės.
Pėrmbyllje
Duke kuptuar nevojėn ruajtjes sė ēdo verseti, bashkėsia myslimane (e cila tashmė rritej edhe me numrin e hafizėve) ngriti njė metodė ndihmuese pėr memorizimin si dhe njė barrierė pėr tė parandaluar korruptimin e tekstit. Madje edhe vuajtjet e shtypjes mekase e shkatėrruan dot kėto metoda dhe kur myslimanėt gėzuan begatinė e Medines krejt ymeti, i shkolluar apo jo, e mori kėtė detyre pėrzemėr. Qendra e kėtij ymeti qėndronte nė pikėn themelore energji dhėnėse, d.mth. i dėrguari i fundit, i cili diktonte, shpjegonte, dhe rendiste ēdo verset pėrmes frymėzimit hyjnorė i cili ishte privilegji vetėm i tij, derisa tė gjitha pjesėt tė ishin nė vendin e tyre dhe libri tė ishte kompletuar.
Pėrktheu: Rezart Beka
Referenca
[1] Ibn Hisham, Sira, vol. 1-2, f. 343-46
[2] Ibn Durais, Fadail el-Kuran, f. 33
[3] Ez-Zuhri, Tenzil el-Kuran, 32; Ibn Kethir, El-Bidaje, v:340, Ibn Haxher, Fet'hul Bari, ix:22
[4] Ibn Haxher, Fet'hul Bari, ix:22
[5] Pėr detaje mė tė hollėsishme shih: "M.M. Adhami, Kutab en-Nebi, botimi i 3, Rijad, 1401/1981, f. 83-89
[6] Sujutiu, Ed-Durr el-Menthur, i:11. Teksti i printuar e jep emrin e tij si Halid b. Halid b. Seid, me shumė mundėsi ky ėshtė njė gabim skribi.
[7] El-Katani, et-Teratib el-Idarije, i:44, i cili citon Zubejr b. Bekar, Ahbar el-Medina
[8] Pėr studime mė tė detajuara shih M.M. Adhami, Kutab en-Nebi
[9] Ebu Ubejd, Fudail, f. 280; shih gjithashtu Ibn Haxher, Fet'hul Bari, ix:22, qė citon Uthmanin, duke ju referuar sunenit tė Tirmidhiut, Nesaiut, Ebu Davudit, Hakimit nė Mustedrakun e tij
[10] Ibn Ebi Davud, el-Mesahif, f.3; shih gjithashtu Buhariun, Sahih, Fedaili el-Kuran: 4.
[11] Kuran 4:95
[12] Ibn Haxher, Fet'hul Bari, ix:22; es-Saati, Minhat el-Mabud, ii:17
[13] Es-Suli, Adab el-Kutab, f. 165; El-Heithemi, Mexhma ez-Zavaid, i:152
[14] Sahihu Muslim, ez-Zuhd: 72; po ashtu edhe Ibn Davudin, el-Mesahif, f.4. Pėr detaje mė tė hollėsishme shih M.M. Adhami, Studies in Early Literature, American Trust Publication, Indiana, 1978, f. 22-24.
[15] Shih el-Bejheki, Sunen el-Kubra, vi:16
[16] Kuran 75:17-19
[17] Kuran 16:44
[18] Siē e kemi pėrmendur edhe mė parė, suneti i profetit, i cili nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė shpjegim i Kuranit, praktikisht dhe verbalisht ėshtė sanksionuar nga vetė Allahu dhe askush nuk ka tė drejtė tė refuzojė statusin qė ai gėzon.
[19] Shih, et-Tirmidhi, Sunen, nr. 3086; po ashtu el-Bejheki, ii:42; Ibn Hanbel, Musned i:69, Ebu Davud, Sunen, i:290; el-Hakim, El-Mustedrek, i:221; Ibn Haxher, Fet'hul Bari ix:22, shih gjithashtu edhe Ebu Ubejd, Fadail, f. 280.
[20] Shih et-Tirmidhi, Sunen, Menakib: 141, nr. 3954; Ibn Hanbel, Musned, v:185; el-Hakim, el-Mustedrek ii:229
[21] Es-Sujuti, el-Itkan, i:173.
[22] Kuran 16:90
[23] Ibn Hanbel, Musned, iv:218, nr. 17947; shih gjithashtu edhe Es-Sujuti, el-itkan, i:173.
[24] Kuran 2:281.
[25] El-Bakilani, el-Intisar, f. 176.
[26] Ibid. f. 176.
[27] Shami pėrfshinte territoret e Sirisė, Jordanisė dhe Libanit tė sotėm.
[28] El-Bakilani, el-Intisar, f. 176-77.
[29] Muslim, Sahih, Xhumua: 52.
[30] Muslim, Sahih, el-Faraid:9.
[31] Buhariu, Sahih, Fadail el-Kuran:10
[32] Buhariu, Sahih, el-Vudu:37; Muslim, Sahih, Musafirin, nr. 182. Pėr detaje mė tė hollėsishme shih, Kitab et-Tamjiz, edituar nga M. M. Adhami, f. 183-85.
[33] Fjalė pėr fjalė, pėrmbledhje letrash, kėtu ka kuptimi letra pergamenash qė pėrbanin Kuran. Shih edhe f. 84-85.
[34] El-Bakilani, el-Intisar, f. 167.
[35] Muslim, Sahih, Musafirin, nr. 203.
[36] Shih es-Sujuti, el-Itkan, i: 176-77; shih gjithashtu Ebu Davudin, Sunen, nr. 786.
[37] Shih kapitujt 13, i cili i dedikohet veēanėrisht Mus'hafit tė Ibn Mesudit.
[38] Sujutiu, el-Itkan, i:177, i cili citon Bejhekiun, Medkal; shih gjithashtu edhe Ebu Davudin, Sunen nr. 786.
[39] Bakilani, el-Intisar, f. 166.
[40] Ibn Atija, el-Muharrar el-Vaxhiz, i:34-35.
[41] Shih kapitullin 7.
[42] Muhamed Ashraf, A Catalogue of Arabic Manuscripts in Salar Jung Museum & Library, f. 166-234.