Artikull i shkėputur nga revista Season, Spring-Summer 2004, f. 71-80
Pėrcaktimi i teknikės dhe i teknikės edukative
Nė shoqėrinė tonė teknologjike, teknika ėshtė tėrėsia e metodave tė
cilat janė arritur nė mėnyrė racionale dhe kanė efikasitet absolut (pėr njė
etapė tė caktuar tė zhvillimit) nė ēdo fushė tė aktivitetit njerėzor. (Ellul, 1964,
XXV)
Tėrėsia e metodave nuk pėrfshin vetėm metodat prodhuese, apo atė qė e
quajmė teknologji e lartė, por pėrfshin gjithashtu metodat e pėrdorura nė
fushėn e reklamave, metodat politike, tė menaxhimit, psikologjike, ekonomike
dhe edukative. Kjo tėrėsi shfaqet nė ēdo fushė tė aktivitetit njerėzor pėr
ēdo gjė ka manualė udhėzues dhe libra qė tė vijnė nė ndihmė. Thjesht mendoni pėr popullaritetin e madh tė
librave ... for the Dummies (pėr tė paditurit). Ky ėshtė njė koleksion
librash qė pėrqendrohen nė arritjen e tė kuptuarit funksional pėr ēėshtje tė
caktuara. Mesa mbaj mend, filloi me DOS for Dummies (DOS pėr tė paditurit)
dhe vazhdoi me Word for Dummies (Fjala pėr tė paditurit), Windows for
Dummies (Windows pėr tė paditurit) etj. Sot kėta libra nuk kufizohen vetėm
tek fushat e qarta teknike, si sistemi operues Windows apo HTML. Sot, me
librat Dummies, mund tė bėhemi funksionalė nė shumė aspekte tė jetės tonė.
Kohėn e fundit i kam parė nė librari me tituj si Dating for Dummies apo
Sex for Dummies. Mund tė gjesh dhe njė Udhėzues pėr shtatzėninė pėr
idiotėt (ky bėn pjesė nė njė grup tjetėr librash, por qėllimi ėshtė i
njėjtė). Sigurisht, pas shtatzėnisė, shton ca kile, tė cilat duhet ti
heqėsh. Nė kėtė rast mund tė pėrdorėsh Weight Loss for Dummies (Humbja e
peshės pėr tė paditurit). Pastaj duhet tė siguroheni tė shikoni Parenting
for Dummies (Sjellja prindėrore pėr tė paditurit). Sigurisht pėr shkak tė
tensioneve tė jetės do tju duhet Si ta menaxhosh stresin, ose nėse keni
probleme me martesėn, ėshtė libri Rilindja e Romancės pėr tė paditurit.
Nėse kjo nuk funksionon, ėshtė dhe Divorci pėr tė paditurit. Kur je vetėm
mund tė tė duhet Fjalėkryqe pėr tė paditurit. Nėse fillon tė kesh pyetje
pėr gjithė kėtė sipėrmarrje, ke Filozofi pėr tė paditurit, ose
Spiritualiteti pėr tė paditurit nėse anon nga ai drejtim. Lista vazhdon,
por ju arrini ta kapni kuptimin: ne na prezantohet njė koleksion i vetėm
librash ose njė metodė e vetme pėr tema tė ndryshme njė tėrėsi qė shfaqet
tek njė shkallė e gjerė e aktivitetit njerėzor. Tė konsideruara si metoda
individuale, kėto teknika kanė shumė ndryshime mes tyre, dhe ndoshta nuk
ėshtė aq e dukshme por kanė karakteristika tė pėrbashkėta dhe tendenca tė
pėrgjithshme; mirėpo vetėdija teknika na lejon tė pėrdorim njė metodė tė
pėrbashkėt pėr tė gjitha kėto fusha tė jetės e mė shumė.
Megjithatė,
fenomeni teknik ėshtė mė kompleks se ēdo sintezė e karakteristikave tė
pėrbashkėta pėr teknikat individuale. Ne duhet tė bėjmė dallimin ndėrmjet
veprimit teknik dhe fenomenit teknik. Veprimi teknik, pėrfshin ēdo veprim tė
kryer nė pėrputhje me njė metodė tė caktuar pėr tė arritur njė qėllim tė
veēantė. Veprimi teknik karakterizohet nga kėrkimi pėr mėnyra pėr ta
pėrmirėsuar atė, pėr ta bėrė mė prodhimtar, mė efikas etj. Me fjalė tė
tjera, veprimi teknik ndodh nė nivelin e profesionistit. Megjithatė dy
faktorė futen nė mes: gjykimi racional dhe vetėdija. Nxirren nė pah aspekte
tė veprimit qė ishin mė parė tė pashqyrtuara; teknika tė reja prodhohen.
Krijohet njė shkencė, qėllimi i sė cilės ėshtė veprimi teknik ose fusha e
aplikimit ku e zbatua veprimi. Ekspertėt nuk lindin ekspertė profesionistė,
por studentė tė fushės sė praktikės, si dhe tė mėnyrės mė efikase pėr tė
trajtuar fushėn e veēantė tė praktikės. Ky ėshtė fenomeni teknik. Ai rezulton
nė njė shumėfishin tė shpejtė tė fushave tė kėrkimit. Kėshtu kemi mėsues
(teknikė edukativė), dhe tė gjitha llojet e ndryshme tė ekspertėve edukativė:
specialistė tė programeve mėsimore, filozofė edukativė, specialistė tė
zhvillimit tė fėmijės etj. Ajo qė e karakterizon fenomenin teknik nė
pėrgjithėsi ėshtė kėrkimi pėr mjetet mė tė mira nė ēdo fushė. Duke pasur
parasysh gjendjen e kushteve fillestare, ekspertėt kėrkojnė pėr mėnyrėn e
vetme mė tė mirė tė mundshme pėr tė arritur fundin e dėshiruar. Nė Shtetet e
Bashkuara dhe nė Kanada, edukimi ndodh nė njė shoqėri tė karakterizuar nga
fenomeni teknik.
Roli i teknikės edukative nė shoqėri
Tani do ta kthejmė vėmendjen tek pyetja se ēfarė e pėrbėn qėllimin e
dėshiruar nė arsim. Gjithė analiza historike e zhvillimit tė shkollimit tė
detyrueshėm bėn tė ditur shumė qartė njė anė tė errėt tė pėrgjigjes sė
shoqėrisė pėr kėtė pyetje. Duke e lėnė kėtė mėnjanė pėr momentin, le tė
analizojmė rolin e edukimit progresiv.
Edukimi progresiv ka si qėllim lumturinė e fėmijės. Qė pėrfshin klasat
e ndriēuara, arritjen e tė kuptuarit tė mėsuesve dhe punėn qė tė jep
kėnaqėsi. Njė edukim i tillė kėrkon tė zhvillojė nė mėnyrė tė balancuar tė
gjitha aftėsitė fizike, manuale, psikike dhe intelektuale tė fėmijėve dhe pėr
sa i pėrket aftėsisė intelektuale duhet tė kėrkojė tė theksojė observimin
personal dhe arsyetimin nė vend tė mėsimit pėrmendėsh. Pėr mė tepėr, gjithė
procesi supozohet se ndodh me pėrdorimin minimal tė mundshėm tė forcės. Ėshtė
e rėndėsishme tė respektojmė individualitetin e fėmijės dhe tė
individualizojmė udhėzimin nė maksimum.
Udhėzimi ėshtė pjesė e arsimit tė pėrgjithshėm dhe nuk ka tė bėjė vetėm
mė inteligjencėn. (Ellul, 1964, 345)
Njė nga vėshtirėsitė mė kėtė ėshtė se duhet njė mėsues shumė i aftė me
njė teknikė shumė tė lartė qė tė jetė i aftė tė ketė sukses. Fėmija qė merr
njė arsim tė tillė do tė jetė mė i ekuilibruar dhe nė njė pozicion mė tė mirė
pėr tė zhvilluar personalitetin e tij. Ne duhet tė na interesojė drejtimi nė
tė cilin ndodh zhvillimi i personalitetit. Argumenti tipik pėrdoret pėr tė
kuptuar se problemi ėshtė vendosja e fėmijės nė situatėn mė tė mirė tė
mundshme pėr ta pėrgatitur atė nė mėnyrė optimale pėr detyrat qė e presin
atė. Maria Montessori ka thėnė nė njė fjalim pėrpara UNESCO-s:
Ne duhet tė zgjojmė vetėdijen sociale tė fėmijės. Unė e di qė ėshtė njė
ēėshtje edukative e komplikuar, por fėmija qė do tė bėhet burrė duhet tė jetė
i aftė tė kuptojė jetėn dhe nevojat e saj, arsyen themelore tė gjithė
ekzistencės, kėrkimin pėr lumturi... Ai duhet tė dijė me saktėsi se ēfarė
duhet dhe ēfarė nuk duhet tė bėjė pėr tė mirėn e njerėzimit... Pėr tia
arritur qėllimit, duhet ta pėrgatisim fėmijėn tė arrijė tė kapė kuptimin dhe
nevojėn e mirėkuptimit mes kombeve. Organizimi i paqes bie mė shumė mbi
arsimin sesa mbi politikėn. Pėr ta siguruar paqen nė mėnyrė praktike, ne
duhet tė pėrfytyrojmė njė psikopedagogji, edukim tė njerėzishėm qė tė mos tė
ndikojė vetėm tek njė komb, por tek tė gjithė njerėzit mbi tokė... Arsimi
duhet tė bėhet njė shkencė vėrtet e njerėzishme pėr tė udhėzuar tė gjithė
njerėzit qė ta gjykojnė situatėn aktuale me saktėsi. (Ellul, 1964)
Kėtu ia vlen tė theksohen disa gjėra. Sė pari, formulimi i rolit tė
teknikės psikopedagogjike ėshtė vendosur nė rrethanat mė tė mira tė mundshme,
brenda njė konceptimi liberal dhe demokratik tė njeriut, shtetit dhe
shoqėrisė. Sė dyti, pėr tė arritur qėllimin e dėshiruar, njė edukim i tillė
duhet tė arrijė tek tė gjithė njerėzit. Nga nevoja, kjo do tė thotė kontroll
shtetėror i edukimit, sepse kush pėrveē shtetit ka mjetet dhe nivelin pėr ta
arritur kėtė? Nga kontrolli rigoroz i arsimit vjen fundi i udhėzimit privat
dhe si rrjedhim i lirisė tradicionale. Njė konkluzion tjetėr i nevojės qė njė
arsim i tillė tė arrijė tek tė gjithė njerėzit ėshtė fakti qė ky edukim duhet
tė jetė i detyrueshėm. Sepse kushdo qė nuk shkollohet mund tė arrijė nė
demagogji ose tė ndezė trazira sociale. Teknika e psikopedagogjisė nuk mund
ta arrijė qėllimin e saj nėse shkollohet vetėm pakica. Kjo ėshtė
karakteristika mė e rėndėsishme e kėsaj teknike: efikasiteti i saj varet nė
njė orientim tė detyruar drejt saj. Ėshtė njė forcė sociale e drejtuar nga
njė qėllim social.
Kjo teknikė e ēlirimit tė supozuar tė fėmijės nuk mund tė drejtohet
ndryshe edhe nėse kjo gjė dėshirohet. Teknika lejon zgjerimin e fėmijės,
zhvillimin e personalitetit tė tij social dhe lumturinė dhe si pasojė
ekuilibrin e tij. Kundėrshtimi i shoqėrisė dhe mungesa e pėrshtatjes sociale
krijon vėshtirėsi serioze tė personalitetit qė ēojnė nė humbjen e ekuilibrit
psikik. Pra, si rrjedhim, njė prej faktorėve mė tė rėndėsishėm nė edukimin e
fėmijės ėshtė pėrshtatja sociale. Kjo do tė thotė se, pavarėsisht nga gjithė
biseda me pretendime pėr qėllimet e edukimit, nuk po edukohet fėmija nė
vetvete dhe pėr vetveten, por fėmija nė shoqėri dhe pėr shoqėrinė. Pėr mė
tepėr, shoqėria nuk ėshtė ideale, me drejtėsi dhe tė vėrtetė absolute, por
ėshtė ashtu siē ėshtė.
Kur njė shoqėri bėhet shumė totalitare (dhe unė them shoqėria, jo
shteti), krijon mė shumė vėshtirėsi pėrshtatjeje dhe kėrkon qė qytetarėt e
saj tė jenė konformistė nė tė njėjtėn shkallė. Si rrjedhim, kjo teknikė bėhet
gjithmonė e mė shumė e nevojshme. Nuk kam dyshime qė i bėn njerėzit mė tė
ekuilibruar dhe mė tė lumtur. Dhe ky ėshtė rreziku. I bėn njerėzit tė
lumtur nė njė mjedis qė normalisht do ti kishte bėrė tė trishtuar, nėse me
ta nuk do tė ishte punuar, nuk do tė ishin mbrujtur dhe formuar pėr atė
mjedis. Kulmi i kėtij humanizmi nė fakt ėshtė kulmi i nėnshtrimit tė
njerėzve: fėmijėt edukohen pėr tu bėrė pikėrisht ata qė i pret shoqėria tė
bėhen. (Ellul, 1964, 348)
Pasojat e paqėllimshme
Kur flitet pėr reforma arsimore, zakonisht i referohet mungesės sė
suksesit pėr tė implementuar atė lloj pedagogjie pėr tė cilėn bėri thirrje
Montessori. Diskutimi i reformave tė mundshme pėrqendrohet nė rrugė mė
efektive pėr ta implementuar kėtė vizion tė arsimit. Ndėrsa nuk ka pasur
sukses pėr masat, shkollat elitare nė Shtetet e Bashkuara, kanė pasur sukses
nė shkallė mė tė lartė. David Brooks shkruan nė Atlantic Monthly nė prill
2001:
Shkurtimisht, nė majė tė shkallės meritokratike, nė Amerikė kemi njė
brez studentėsh, tė cilėt janė jashtėzakonisht tė zgjuar, tė ndershėm
moralisht dhe tė zellshėm nė mėnyrė tė pabesueshme. Atyre u pėlqen tė
studiojnė dhe tė shoqėrohen nė grupe. Ata krijojnė dhe hyjnė nė organizata me
shumė entuziazėm. Ata janė tė pėrgjegjshėm, tė vetėkontrolluar dhe tė matur.
Ata nuk ndiejnė se ėshtė e nevojshme tė rebelohesh. Ata jo vetėm qė i
nėnshtrohen autoritetit, por e admirojnė atė. Tjetėrsimi ėshtė njė fjalė qė
zor se e dėgjon prej tyre. Ata e konsiderojnė universin si dobiprurės tė
rregullt dhe kuptimplotė. Nė shkollat dhe kolegjet ku rritet klasa e ardhshme
e lidershipit, nuk gjen revolucionarė tė inatosur, dembelė tė dėshpėruar apo
cinikė tė zymtė, por Organization Kid (studentė qė i nėnshtrohen
autoritetit).
Nė kėtė artikull Brooks pėrshkruar njė tablo tė produktit tė arsimit tė
suksesshėm. Kjo tablo pėrputhet me rezultatet e Ellulit nė analizėn e tij,
por nuk ėshtė pa tė meta. Brooks shkruan:
Njeriu ndonjėherė ndjen se tė gjitha pėrpjekjet e furishme pėr tė vėnė
siguri, pėr tė nxitur arritjen akademike dhe pėr tė qenė gjithmonė i zėnė
janė mėnyra pėr tė kompensuar konceptimet e munguara tė karakterit dhe tė
virtytit. Duke mos pasur fjalor pėr tė diskutuar pėr tė mirėn dhe tė
vėrtetėn, me e pakta qė njerėzit mund tė bėjnė ėshtė tė sillen mirė. Ėshtė e
vėshtirė tė dish se ēfarė do tė thotė jetė e pėrjetshme, por nėse nuk pi
duhan, mund tė jetosh mė gjatė. Ėshtė e vėshtirė tė imagjinosh se ēdo tė
thotė tė jesh shenjtor, por ėshtė e lehtė ta shohėsh se si ėshtė kur je i
suksesshėm.
Kėto janė vetėm njė pjesė e pasojave tė paqėllimshme qė ngrihen nga
praktika edukative aktuale. Ellul analizon me detaje ambivalencėn komplekse
tė progresit teknik nė librin e tij The technological Bluff. Ai thekson se
progresi teknik nuk ėshtė i mirė, i keq apo neutral. Ėshtė njė pėrzierje
komplekse e elementėve pozitivė dhe negativė. Ai e analizon kėtė ambivalencė
duke u bazuar nė katėr sugjerime:
Gjithė progresi teknik ka ēmimin e tij.
Nė ēdo etapė, ngre mė shumė probleme sesa i zgjidh.
Efektet e tij tė dėmshme janė tė pandashme nga efektet e tij tė dobishme.
Ka njė numėr tė madh efektesh tė paparashikuara.
Kėto sugjerime pėrdoren tek teknika edukative e pėrdorur nga studentėt e
Princetonit, pėr tė cilėt shkruan Brooks. Ritmi shumė intensiv i aktivitetit
nė njė numėr tė madh aktivitetesh tė ndryshme, mbledh kohė pėr tė menduar.
Mungesa e kuptimit tė karakterit dhe virtytit pėr tė cilat shkruan Brooks
ėshtė njė pasojė e paqėllimshme qė nuk mund tė ndahet nga procesi edukativ qė
i jep formė jetės sė ndėrlikuar qė bėjnė kėta studentė elitarė.
Fenomeni i Organization Kid ėshtė rezultati i fundit i teknikės sė
suksesshme edukative. Ai ndėrtohet mbi njė varg leksionesh tė pėrforcuara
pėrgjatė shkollimit K-12 (12 vjet shkollim deri ne moshėn 17-19 vjeēare).
Kėto leksione janė hartuar pėr ti bėrė fėmijėt pjesėmarrės rė pėrshtatshėm
nė projektin social. John Taylor Gatto, mėsues i shquar nga Nju Jorku, i
pėrmblodhi kėto nė njė fjalim me rastin e emėrimit tė tij si Mėsuesi i vitit
i shtetit tė Nju Jorkut:
Mėsimi i parė qė unė u mėsoj tė tjerre ėshtė
konfuzioni. Ēdo gjė qė u mėsoj ėshtė jashtė kontekstit.
Mėsimi i dytė ėshtė qėndrimi nė klasė. U mėsoj nxėnėsve
se mund tė qėndrojnė nė klasė aty ku u pėrket.
Mėsimi i tretė qė u mėsoj ėshtė indiferenca. I mėsoj qė
mos e vrasin shumė mendjen pėr gjithēka.
Mėsimi i katėrt ėshtė varėsia emocionale. Nga yjet tek
shenjat e kuqe, buzėqeshja apo mbledhja e vetullave, ēmimet, lavdėrimet apo
turpi, i mėsoj fėmijėt tia dorėzojnė vullnetin e tyre zinxhirit tė
paracaktuar tė komandės.
Mėsimi i pestė ėshtė varėsia intelektuale. Studentėt e
mirė presin qė mėsuesi tu tregojė se ēfarė duhet tu bėjnė. Ėshtė mėsimi mė
i rėndėsishėm: qė ne duhet tė presim qė njerėzit e tjerė, ata qė janė mė tė
trajnuar se ne, qė tu japin kuptim jetės tonė.
Mėsimi i gjashtė qė u mėsoj ėshtė vetėbesimi i
pėrkohshėm. U mėsoj se vetėrespekti i fėmijės duhet tė varet tek opinioni i
njė eksperti.
Mėsimi i shtatė qė u mėsoj ėshtė se nuk mund tė
fshihen, se ata janė tė vėzhguar nė ēdo ēast, se unė dhe kolegėt e mi e
vėzhgojmė secilin prej tyre vazhdimisht.
Produkti final i shkollimit tė suksesshėm ėshtė njė i rritur i
ekuilibruar, tė cilit i ėshtė mėsuar, ashtu si thotė Ivan Illich:
... tė ngatėrrojė mėsimdhėnien me tė mėsuarit, rritjen e notave me
arsimin, njė diplomė me kompetencėn dhe rrjedhshmėrinė me aftėsinė pėr tė
thėnė diēka tė re. Imagjinata e tij ėshtė shkolluar qė tė pranojė shėrbimin
nė vend tė vlerės. Trajtimi mjekėsor ngatėrrohet me kujdesin shėndetėsor,
puna sociale me pėrmirėsimin e jetės nė komunitete, mbrojtja e policisė me
sigurinė, ekuilibri ushtarak me sigurinė kombėtare dhe konkurrencėn nė punė
me punėn produktive. Shėndeti, tė mėsuarit, dinjiteti, pavarėsia dhe
pėrpjekja krijuese shpjegohen pak mė shumė se performanca e institucioneve,
qė pretendon se u shėrben kėtyre qėllimeve, dhe pėrmirėsimi i tyre bėhet qė
tė varet nė caktimin e mė shumė burimeve pėr menaxhimin e spitaleve, tė
shkollave dhe agjencive tė tjera nė fjalė.
As kjo listė e pasojave nuk i shteron efektet e teknikės edukative. Me
rritje teknike vjen rritja e shpejtė e dijes. Sasia e dijes sė nevojshme e tė
pėrdorshme qė duhet tė mėsohet pėr funksionimin e sistemit teknologjik
shėrben pėr tė ushtruar presion mbi sistemin edukativ, qė tė fokusohet pak nė
njohuritė aritmetike dhe shkallėn e arsimit funksional. Pėrdorimi nė rritje i
testimit tė standardizuar pasqyron nevojėn teknike. Por ndėrsa mėsuesit kėrkojnė
tė sigurohen se studentėt e kanė mėsuar kėtė dije funksionale, arti, muzika
madje dhe edukimi fizik lihen jashtė programit mėsimor. Sipas Qendrave pėr
Kontrollimin e Sėmundjeve, orėt e pėrditshme tė Edukimit Fizik, po zhduken nė
vend. Nė vitin 1991 vetėm 42% e shkollave kishin orė edukimi fizik, por nė
vitin 1997 kjo shifėr ra nė 27%.
Ka gjithmonė e mė shumė lėndė pėr tė mėsuar: grafika kompjuterike,
programimi kompjuterik, robotika, modelimi etj. Ndėrsa rritet numri i
lėndėve nė programin mėsimor, ne mund tė kemi sukses qė tjua mėsojmė atyre
kėto lėndė. Si pasojė, koha pėr ti mėsuar tė tjerėt se si mėsohet mund tė
pėrjashtohet. Ashtu si Gatto thotė, kjo ndodh pėr shkak tė shkallės sė madhe
tė suksesit nė mėsimdhėnien e varėsisė intelektuale. Megjithėse nuk i
kushtohet rėndėsi mėnyrės sė tė mėsuarit.
Vlerėsimi i zgjidhjeve tė mundshme
Sė pari vini re se edhe pėrdorimi i fjalės zgjidhje na lidh me
botėn e teknikės, ku pėr ēdo problem ka njė zgjidhje. Ky ėshtė tregues i
shkallės nė tė cilėn sistemi teknologjik e formon mendimin tonė. Ne jemi tė
gjithė pjesėmarrės nė kėtė sistem. Atėherė si duhet ta trajtojmė kėtė
situatė?
Fillimisht duhet ta pranojmė se ēdo mėnyrė tė menduari qė pėrdorim pėr tė
trajtuar edukimin e fėmijėve ėshtė kushtėzuar plotėsisht nga sistemi ku
jetojmė. Kjo do tė thotė se tė menduarit tonė pėr gjithė kėtė ėshtė i
prekshėm ndaj kurtheve ku mund tė bjerė ēdo pėrpjekje qė ndodh nė njė mjedis
teknik. Mund tė ndodhė qė shoqėria tė gjejė mėnyra pėr tė pėrmirėsuar disa
prej problemeve mė negative qė janė krijuar si rezultat i mėnyrave tė
funksionimit tė shkollave. Mund tė rifusim edukimin fizik, tė mbledhin grupe
private pėr artet dhe muzikėn dhe tė rrisim nė programin mėsimor peshėn qė i
jepet tė mėsuarit pėr tė dalluar tė metat logjike. Nuk ėshtė kjo ēėshtja.
Tipari i vazhdueshėm i zgjidhjeve teknike nuk ėshtė se ato janė me dy
kuptime. Ēdo zgjidhje do tė sjellė mė shumė probleme. E vėrteta ėshtė se me
problemet shtesė lind nevoja pėr mė shumė ekspertė, prandaj problemet nė tė
vėrtetė e ndihmojnė ekonominė qė tė rritet!
Institucionet
edukative myslimane dhe programi mėsimor nuk janė pėrjashtim. Megjithatė
moszhvillimi i institucioneve tona myslimane pėrballė shoqėrisė sė madhe do
tė thotė se ne nuk i pėrmbahemi nė mėnyrė strikte drejtimit qė duhet tė
marrin institucionet tona. Pėr tiu dorėzuar nocionit se vendosja nė
universitetet prestigjioze ėshtė masa e suksesit pėr institucionet do tė
thotė tė lejosh kėrkesat e mjedisit teknik tė zėvendėsojnė Islamin si kriter
pėr mėnyrėn si ne jetojmė jetėt tona. Ndjekja e frymės qė kėmbėngul se tė
qenit mysliman deri nė frymėn e fundit ėshtė njė kriter thelbėsor i suksesit
do tė thotė tė luftosh me gjithė qenien kundėr shpėrqendrimit tė njė sistemi
tė hartuar pėr tė na bėrė ne shėrbėtorė tė bindur. Ky xhihad ėshtė i
detyrueshėm deri nė fund tė jetės. Pėrpjekja jonė pėr ti pėrgatitur fėmijėt
tanė tė jenė myslimanė nė kėtė botė ku ata do tė jetojnė nuk qėndron nė
zhvillimin e shkollave efikase islame ku kanė programe mėsimore tė aprovuara
nga shteti sė bashku me arabishten dhe studimet islame. Beteja jonė ėshtė mė
e vėshtirė se kaq. Le tu kthehemi disa nocioneve paraprake pėr metodėn qė
duhet tė pėrdorim pėr kėtė xhihad.
Drejt
edukimit mysliman
1. Bėjeni
pėrfshirjen prindėrore tė detyrueshme.
Njė prej ndikimeve mė tė pėrhapura tė
sistemit teknologjik ėshtė sė po na heq pėrgjegjėsinė individuale, fushė pas
fushe nė jetėn tonė. Si myslimanė ne e dimė qė jemi pėrgjegjės. Marrja e
pėrgjegjėsisė pėr fėmijėt tanė duhet tė bėhet prioritet nė popullsinė
myslimane. Njė hap i rėndėsishėm ėshtė pėrfshirja e prindėrve nė edukimin e
fėmijėve tė tyre. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė institucionet edukative
myslimane tė ndėrtojnė mėnyra veprimi pėr tė pėrfshirė prindėrit. Duke pasur
parasysh numrin e madh tė fėmijėve dhe numrin e vogėl tė shkollave myslimane,
shumica e shkollave kanė lista pritjeje. Bėjeni pėrfshirjen e prindėrve
detyrim. Kjo pėrfshirje duhet tė ketė tre aspekte:
Pėrfshirjen e
prindėrve me fėmijėt nė aktivitete edukative, duke pėrfshirė detyrat e
shtėpisė, aktivitetet shkollore, programet e shėrbimit nė komunitet etj. Pjesėmarrjen
e detyrueshme nė programet e vazhdueshme edukative pėr vetė prindėrit pėr
Islamin, nė lidhje me praktikėn prindėrore dhe pėrftime kulturore.Vėmendja e
veēantė pėr edukimin islam tė nėnave, tė cilat siē e dimė janė shkollat e
para. Kjo metodė duhet tė bazohet nė organizime tė vogla, nėpėr shtėpi, me
nėnat dhe me tė tjerė nė komunitet qė tua mėsojnė tė tjerėve ato pak gjėra
qė ato dinė. Lėvizja Qubaysiyyah nė Siri ėshtė njė shembull i kėsaj. Ky lloj
edukimi mund tė jetė hapi mė i rėndėsishėm qė mund tė marrin.
2. Pėrdorimi
i njė metode tė pėrqendruar tek vlerat.
Besimi dhe
sjellja e mirė janė nė thelb tė shoqėrisė myslimane. Vlerat dhe praktika janė
nė njė linjė, por ndėrsa shumica e shkollave myslimane tashmė u mėsojnė
nxėnėsve arabishten, fikun dhe disiplinat e tjera tradicionale, ata e bėjnė
kėtė nė njė mėnyrė abstrakte. Ata u mėsojnė pėr Islamin, por jo si tė jenė
myslimanė. Davud Tauhidi shkruan: Ne nuk kemi arritur nė atė shkallė sa tė
zhvillojmė njė program sistematik pėr tu mėsuar fėmijėve pėr tė qenit
mysliman qė kėrkon njė arsyetim mė tė thellė tė natyrės sė fėmijėve dhe tė
vetė Islamit. Ai paraqet njė vizion tė metodės sė pėrqendruar tek vlerat
ndaj edukimit islam dhe fillon punėn drejt zhvillimit tė njė programi,
pėr ti mėsuar tė tjerėt qė tė jenė myslimanė. Kuptimi i kėsaj metode dhe
zbatimi i saj ėshtė njė mėnyrė tjetėr pėr ti vėnė fėmijėt tanė tė parėt.
3. Tu
mėsojmė fėmijėve si tė mėsojnė.
Ne duhet tu
japim fėmijėve tanė mjetet pėr tė mėsuar dhe tu mėsojmė atyre ti pėrdorin
kėto aftėsi nė mėnyrė tė mjaftueshme. Kjo do ti udhėzojė ata nė njė proces
tė gjatė mėsimi qė fillimisht pėrdoret tek njohuritė e tyre pėr din-in,
dhe sė dyti pėr fushėn qė po zgjerohet dhe po ndryshon tė dijes teknike.
Sipas Dorothy Dayers kėto mjete fillojnė me gramatikėn, dialektikėn dhe
retorikėn.
Gramatikė nuk
do tė thotė tė shprehėsh saktė njė kėrkesė pėr tė bėrė njė rezervim hoteli nė
gjuhė tė huaj. I referohet strukturės sė gjuhės, si bashkohet, si funksionon.
Nė kėtė kuptim, ky mjet ka aplikime tė gjera. Duke qenė tė aftė tė kuptojmė
si strukturohet ēdo fushė e dijes, kush janė elementėt e diskursit, si
bashkohen dhe si punojnė me njėri-tjetrin, janė tė gjitha mjete tė
fuqishme.
Dialektika ka
tė bėjė me mėnyrėn e pėrcaktimit tė termave, krijimit tė deklaratave,
ndėrtimin e argumenteve dhe gjetjen e gabimeve nė argumente. Nėse ky mjet do
tė pėrdorej mė gjerėsisht nga popullsia e pėrgjithshme, manipuluesit e
opinionit, reklamuesit dhe propagandistėt do tė kalonin njė kohė tė
vėshtirė.
Retorika
pėrfshin njė vlerėsim pėr pėrsosjen, kėshtu qė mėsohet tradicionalisht nė
kohėn e pubertetit. Studimi i retorikės ndihmon nė theksimin e aftėsisė sė tė
shkruarit dhe tė folurit. Tė kuptuarit e koncepteve mė tė mėdha tė retorikės
luan njė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin e njė vlerėsimi pėrsosmėrie kudo qė
gjendet.
Ėshtė e
rėndėsishme tė theksojmė se arsimi tradicional islam thekson kėto mjete, qė
Aristoteli i ka quajtur trivium. Katėr lėndė tė tjera, aritmetika,
gjeometria, muzika dhe astronomia, Aristoteli i ka quajtur quadrivium
dhe kjo shfaqet gjithashtu nė edukimin islam tradicional. Nė traditėn
islame, studimi i poezisė, me strukturat e saj tė strofės dhe ritmit,
zėvendėsoi muzikėn.
5. Mbrojini fėmijėt duke u mėsuar atyre dijen kulturore.
Ndikimi i sistemit teknologjik me tė gjitha shfaqjet e tij po e shndėrron
njerėzimin nė njė krijesė larg nga fitra. Ne nuk mund tė largohemi nga
kėto ndikime dhe as fėmijėt tanė. Armatosja jonė me vlera islame dhe dije
islame do tė na ndihmojė tė bėjmė dallimin mes atyre pjesėve tė sistemit qė
paraqesin mė shumė rrezik, por kėto vlera dhe kjo dije nuk na japin ide pėr
mėnyrat nė tė cilat sistemi shkatėrron dinin tonė.
Shpesh dėgjojmė thirrjen nga ulema qė janė nga Amerika: Ne na nevojiten
dijetarė, tė cilėt i kuptojnė kushtet amerikane tė jetės. Duke pasur
parasysh forcėn e sistemit dhe si rrjedhim ashpėrsinė e pasojave tė tij tė
paqėllimshme, ēdokush nė shoqėri ka nevojė pėr njė shkallė mė tė lartė
afėrsie me mėnyrėn si funksionon sistemi, sesa ėshtė ēėshtja aktuale.
Shoqėria e gjerė i di tashmė problemet qė vajzat kanė me vetėimazhin e
tyre dhe me agresionin mes djemve siē keqėsohet nga media. Konsumerizmi ėshtė
njė sėmundje e rėndė e pėrhapur nėpėrmjet medias. Ēėshtja ėshtė se dija e
medias, ėshtė njė aftėsi qė ne si myslimanė e refuzojmė nėn pėrgjegjėsinė
tonė. Afėrsia me metodologjinė e industrisė sė reklamave dhe me veprat e
propagandės mund tė jenė mė tė dobishme nė zhvillimin e vetėdijes kritike, e
nevojshme pėr tė ruajtur identitetin e gjithsecilit nė Amerikėn postmoderne.
Dija kulturore shkon pėrtej medias. Ne duhet tė kuptojmė tė gjitha
nėnsistemet e ndryshme tė shoqėrisė deri tani, meqė ndikojnė tek ne: mėnyrėn
si politika funksionon me tė vėrtetė, ndryshimin ndėrmjet trajtimit mjekėsor
dhe kujdesit mjekėsor, ndryshimit ndėrmjet shėrbimeve sociale dhe
komunitetit, policisė dhe sigurisė, ushtrisė dhe sigurisė, etj. Nė atė
shkallė qė fėmijėt tanė e kuptojnė thellė se si funksionon sistemi, ata kanė
njė mundėsi mė tė mirė pėr tė shmangur efektet e tij negative nė jetėn e
tyre.
6. Zgjidhni mėsuesit me kujdes, respektojini ata dhe
kujdesuni pėr ta. Rėndėsia e mėsuesit nė edukimin islam ėshtė shumė e madhe. Merrni
parasysh respektin qė u jepej dijetarėve nė shekujt e parė tė Islamit.
Komuniteti duhet ta vlerėsojė dhe ta mbėshtesė mėsuesin. Mes tė tjerash, kjo
do tė thotė, se mėsuesit duhet tė paguhen pėr punėn e tyre.
Mėsuesit duhet tė vazhdojnė tė zhvillojnė dhe pėrpunojnė artin e tyre.
Nėse edukimi ynė do tė bazohet me tė vėrtetė mbi fėmijėt, mėsuesit duhet tė
bėhen vėzhgues shumė tė aftė qė tė shohin se pėr ēfarė ka nevojė fėmija.
Mėsuesve duhet tu jepen mundėsi tė zgjerojnė edukimin e tyre. Kėto mund tė
jenė mundėsi pėr tė zgjeruar njohuritė e tyre pėr Islamin dhe pėr tė ushqyer
zemrat e tyre.
Pėr shkak tė programit tė ngjeshur dhe stresit nėn tė cilin jetojnė
mėsuesit myslimanė sot, mėsuesit mund tė na shėrbejnė mė mirė nėse u japim mė
pak pėr tė bėrė. Pavarėsisht nga shkatėrrimi nga edukimi i detyrueshėm, shumė
fėmijė dalin tė padėmtuar pėr shkak se diku gjatė studimeve kanė hasur nė njė
apo dy mėsues tė mirė. Ky tė jetė rregull dhe jo pėrjashtim nė shkollat tona.
Pėrfundim
Mos u gaboni: qėllimi i kėtij artikulli nuk ėshtė tė tregojė braktisjen e
gjithė teknikės edukative. Kjo nuk do tė ndodhė. Ne jetojmė nė njė shoqėri
teknologjike tė organizuar rreth njė sistemi teknologjik. Efektet janė tė
mėdha dhe nuk ka kthim mbrapa. Ėshtė si tė kalosh pragun nga njė kulturė
verbale nė njė kulturė tė shkolluar.
Por kjo ėshtė njė thirrje pėr pėrpjekje morale, intelektuale dhe
shpirtėrore. Njė shkollė myslimane jashtė kontekstit tė praktikės aktive tė dinit
ėshtė njė oksimoron. Pėrpjekje morale do tė thotė ta rrėmbesh pėrgjegjėsinė
nga sistemi dhe ta marrėsh nė duart e tua. Do tė thotė tė marrėsh pėrgjegjėsi
pėr mėnyrėn si e shpenzojmė kohėn dhe paratė tona. Kjo medoemos pėrfshin
shkėputjen nga shoqėria e gjerė nė njėfarė shkalle. Do tė thotė tė duash pėr
vėllanė tėnd atė qė do pėr veten dhe si rrjedhim tė angazhosh njėri-tjetrin
nė mėnyrė kuptimplote nė procesin e krijimit tė shoqėrisė. Pėr tė pėrfytyruar
natyrėn e njė mjedisi optimal pėr fėmijėt myslimanė nevojitet pėrpjekja
intelektuale. Ne duhet tė reflektojmė thellė pėr atė qė po bėjmė kur krijojmė
shkolla, japim orė mėsimore, pėrgatisim planet e leksioneve etj., sepse
tendenca ėshtė thjesht pėr tė riprodhuar shkollat ekzistuese private dhe
publike dhe siē e kemi parė kėto edukojnė fėmijėn nė shoqėri dhe pėr
shoqėrinė dhe jo nė veten dhe pėr veten e tij. Njė prej dijetarėve tanė ka
thėnė: Njė prej gjėrave qė nuk arrijmė ti pranojmė kur krijojmė tė gjitha
llojet e agjendave pėr fėmijėt tanė, ėshtė se fėmijėt e kanė njė agjendė:
ėshtė agjenda hyjnore qė ėshtė rrėnjosur nė trurin e tyre qė nga fillimi. Ne
duhet tė vėmė nė diskutim metodologjitė e pėrdorura nė shkollat
publike: vlerėsimin, ndarjen sipas grupmoshave, moshėn kur fillohet shkolla
dhe shtrirjen e rendin e programit mėsimor. Edhe ideja e njė vendi fizik tė
quajtur shkollė mund tė ripėrfytyrohet nėse reflektojmė thellė dhe me
ndershmėri. Pėr tu zgjuar nga dalldia e nxitur nga mbingarkesa e
informacionit nga blofi teknologjik duhen bėrė pėrpjekje intelektuale. Ky
aspekt i pėrpjekjes nuk ėshtė fakultativ. Qėllimi ynė duhet tė jetė tė shohim
shoqėrinė teknologjike ku jetojmė me anė tė syve myslimanė, tė ēlirohemi nga
shikimi i Islamit nėpėrmjet syve tė njė burimi njerėzor me vetėdije
teknike. Duhet pėrpjekje intelektuale pėr tė menduar jashtė kutisė, nė
mėnyrė konsekuente; duhet pėrpjekje intelektuale pėr tė shkuar pėrtej dijes
pėr Islamit dhe pėr tė arritur tek dija e tė qenit mysliman.
Pėr tė kuptuar se ēfarė kemi nevojė tė bėjmė, duhet tė shohim me syrin e
zemrės tonė dhe pėr ta hapur kėtė sy nevojitet pėrpjekja shpirtėrore. Ne nuk
do ti arrijmė rezultatet e dėshiruara nėpėrmjet pėrpjekjeve tona. Kjo nuk do
tė thotė se nuk duhen bėrė pėrpjekje. Xhihadi mbetet i detyrueshėm.
Ne duhet tė kujtojmė se pasuria dhe fėmijėt tanė janė sprovė pėr ne. Ne
nuk mund ti dimė rezultatet para se ti bėjmė veprimet. Ajo qė mund tė bėjmė
ėshtė tė pastrojmė qėllimet tona. Rezultati ėshtė nė dorėn e Zotit. Puna jonė
ėshtė qė me veprimet e drejta ti afrohemi Zotit. Dhe ēfarėdo qė e bėjmė pėr
Zotin prej veprave tė mira, tek Zoti do ta gjejmė. Ai shpėrblen shumė. I
kėrkoj falje Zotit. Ai ėshtė Falės dhe Mėshirues.
|