Baneri



www.erasmusi.org       6-9-2010
Art Arab apo Islam?: Impakti i gjuhės Arabe nė artin viziv
Titus Burckhard




Burimi: Titus Burckhard nė Studies in Comparative Religion, Vol. 5, No. 1 (Winter, 1971). © World Wisdom, Inc.

 

Shprehja “art Arab” ėshtė njė prej shprehjeve mė tė zakonshme pėr tė pėrcaktuar artin Islam, gjithsesi kjo thėnie shpesh herė ėshtė paragjykuar dhe kundėrshtuar nė disa raste duke sjellė arguemente qė nė dukje tė parė sjellin njė pohim tė kundėrt tė shprehjes dhe sinonimit qė ajo sjell . Pyetja e parė qė bėhet ėshtė se ēfarė i karakterizon gjeninė arabe, e si mundi ky gjenialitet tė transformohej nė art? Duke qenė se i vetmi art i trashėguar nga periudha Para-Islamike Arabe, ishte njė kulturė nė tė shumtėn e rasteve nomade me fise qė jetonin nė njė kryqėzim udhėsh, ku mbizotėronte njė kulturė rektilineare dhe e cila ndėrtohej nga esnafė- tė cilėt gabimisht edhe mund ti nėnvlerėsojmė, influenca e tė cilėve mė vonė ishte shumė e madhe si nė gjuhėn e folur ashtu dhe nė atė tė shkruar. Arabėt lanė trashėgimi gjuhėn e tyre gjithė civilizimit Islam, e kjo jo vetėm qė ishte njė mėnyrė pėr tė ruajtur gjuhėn arabe, por kjo ishte njė shtysė pėr ta nxjerrė atė nga perceptimi i ngushtė racor. Kjo gjuhė ishte ndėrmjetėsja kryesore mes ēdo gjeniu arab dhe botės Islame.

Fuqia normative dhe e jashtėzakonshme e gjuhės arabe lidhet si me rolin e saj si njė gjuhė e shenjtė po ashtu dhe me karakterin arkaik tė saj, kėto dy aftėsi qė pėr mė tepėr janė tė bashkrenduara: ishte arkaizmi qė i dha Arabishtes rolin e saj si njė gjuhė e shenjtė, e ishte Kurani qė nė njė formė a nė njė tjetėr i dha Arabishtes lashtėsinė e saj dhe tė qėnurit substancė primare. Nė kontekstin areal, arkaizmi nuk ka kuptimin e thjeshtėsisė strukturore, por ėshtė e kundėrta: gjuhėt zakonisht varfėrohen me kalimin e kohės, ata humbasin si diferencimin hierarkik tė kuptimit dhe formėn llogjike tė pėrcaktimit, ndėrsa ndėrlikohen nga ana retorike pėr tė kompensuar kėtė varfėri. Ajo ēka habit mė sė shumti shkencėtarėt e gjuhės ėshtė aftėsia e arabishtes pėr tė ruajtur morfologjinė e saj e kjo vėrehet duke marrė si shembull kodet e Hamurabit qė janė shkruar nė shekullin e 19 ose 18 p.e.s.[1] dhe kanė ruajtur dhe njė sistem fonetik qė pėrjetėson, e qė derivohet nga njė tingull i vetėm, tingullin mė tė pasur dhe mė tė plotė nga gjithė gjuhėt e vjetra Semitike tė zbuluara deri mė tani,[2]  e ėshtė ruajtur nė kėtė formė edhe pse kemi pasur njė mungesė totale tė traditės letrare e cila mundet tė kishte shėrbyer si urė lidhėse mes periudhės sė Patriarkėve dhe asaj Kuranike pėr tė pėrcaktuar lidhjet gjuhėsore. Shpjegimi i kėsaj pėrhershmėrie tė gjuhės arabe shtrihet dhe tek roli konservator i nomadėve: ėshtė pikėrisht nė qytete ku degradon gjuha, pėr vetė faktin se u pėrshtatet vendeve dhe institucioneve duke humbur kuptimin e saj; ndėrsa qėndrimi konservator i nomadėve, pėrkundrazi, e mbron gjuhėn dhe e dėrgon atė nė shpėrthime qė ndodhen brėnda qėnėsisė sė saj: pjesa e simbolikės qė nomadėt pėrdorėn mė shumė ishte arti i tė folurit, i cili nuk ka kufizime vendore, e karakteri i tė cilave kufizohet me vetė jetėn nomade, ndėrkohė qė popujt sedentarė zhvillojnė artet plastike, qė kėrkojnė njė stabilitet dhe qė simbolika e tyre ėshtė e lidhur nė mėnyrė natyrale me idenė e qėndrės nė hapėsirė.[3] Mundet tė pėrcaktojmė nė terma tė pėrgjithshėm se gjuha Arabe garanton mbijetesėn, nga ana mendore, tė njė Semitizmi parėsor, me karakter nomad.

Pėr ta shpjeguar nė fjalė tė pakta, e pa ndihmėn e ndonjė dije tė veēantė linguistike, se ēfarė ėshtė kaq specifike dhe e veēantė nė kėtė gjuhė duhet tė dimė se ēdo gjuhė pėrbėhet nga dy rrėnjė ose pole, njėri prej tė cilėve do tė mbizotėrojė, e kėto pole mund ti paraqesim me termat “intuitė auditive” dhe “intuitė imagjinative”. Kuptimi i termit tė parė ėshtė ai i tė dhėnit emėr njė objekti pėrmes tingullit tė cilit ai kryen; e ky emėrtim arrihet nė atė moment ose disi mė pas, jo pėrmes kuptimit tė onomatopesė, por sepse vetė tingulli ėshtė njė ngjarje qė shtrihet nė kohė, e kjo korespondon nė formėn a priori, me ēdo rregul tė gjuhėve semite; tė folurit ėshtė nė thelb njė veprim dhe sipas llogjikės, gjuha percepton ēdo gjė qė emėron si njė veprim ose si njė objekt i veprimit. Intuita imagjinative, nga ana tjetėr, ėshtė e manifestuar nė gjuhė pėrmes tė kuptuarit semantik ose asociimit analog qė i bėhet njė imazhi: kjo do tė thotė se ēdo fjalė e shprehur nė vetvete pėrbėn njė pėrshkrim tė imazhit, e cila ka nevojė pėr imazhe tė tjera plotėsuese, imazhet e pėrgjithshme zakonisht plotėsojnė imazhet e veēanta, pėrmes njė hierarkie qė ėshtė trashėguese nė strukturėn gjuhėsore. Gjuha Latine i pėrket kėtij poli mė shumė se sa gjuha Arabe qė i pėrket mė shumė polit tė parė i cili pėrcakton njė llogjikė mė tė pastėr fonetike, duke pėrcaktuar identitetin e tingullit dhe veprimit, si veprime primare pėr tė pėrcaktuar emėrtimin e sendit: nė princip, ēdo fjalė arabe ėshtė e pėrbėrė nga njė rrėnjė prej tre tingujve tė pandryshueshėm, ėshtė si njė ideogram tingėllues i njė veprimi tė tipit “tė mbledhurit”, “tė ndarit”, “tė pėrfshirit”, “tė futurit”, me kėtė ndjesi polivalence tė plotė fizike, psikologjike dhe shpirtėrore janė krijuar bazat e para pėr mėnyra tė ndryshme foljeje tė cilat mė pas u zhvilluan- nė tė thjeshta, rastėsore, intensive, reciproke e kėshtu me rradhė—e secili nga kėto modele prodhoi, pėrmes polarizimit tė aktivit dhe pasivit, tė subjektit dhe objektit, njė pleadė tė tėrė emrash dhe pėrmemrash, kuptimi i tė cilave ėshtė gjithnjė i lidhur, nė njė formė apo nė njė tjetėr, me aktin parėsor qė pėrfaqėohet nga kuptimi trilateral[4] i fjalės i cili ėshtė rrėnja e gjithė “pemės” sė foljeve.

Ėshtė mėse e dukshme qė kjo transparence semantike e gjuhės, fakti qė, nė simbolikėn e saj, derivimi i saj kryhet drejt pėr drejtė nga natyra fonetike e foljeve, ėshtė njė provė e relativitetit tė lashtėsisė sė saj. Nė fillesė, e nė thellėsinė e ndėrgjegjies sonė, gjėrat janė perceptuar si njė pėrcaktim i tingullit tė parė i cili kumbon gjithmonė nė zemėr, e ky tingull nuk ėshtė as mė shumė e as mė pak se sa akti i parė jo-individual qė godet ndėrgjegjien; nė kėtė nivel ose nė kėtė gjėndje, ne “emėrtojmė” njė send si pėr tė identifikuar veten tonė me tingullin qė ai objekt projekton tek ne;[5] dhe simbolika mė e goditur ėshtė gjuha—e veshur apo e deformuar nga doke tė ndryshme—e cila e pėrshtat natyrėn e sendeve nė njė formė apo nė njė tjetėr, e paraqet atė si njė imazh, por nėse do tė shprehemi nė formėn e duhur si njė imazh in statu nascendi, nė aktin e tė qėnurit. Ky aspekt gjuhėsor nė fillim dhe gjuha arabe nė veēanti, nė botėn islame, ka qenė objekt i njė grupi tė madh shkencėtarėsh, disa filologjik tė tjerėt ezoterik. Mund tė thuhet se dijetarėt muslimanė jo vetėm qė kanė kontribuar nė ruajtjen e kėsaj gjuhe por dhe nė pėrhapjen dhe nė tė kthyerit e saj nė njė gjuhė eksplicite.

Pėr tė kuptuar se si arabishtia, e cila ka njė origjinė beduine, mund tė shndėrrohet, pa pasur asnjė huazim nga gjuhėt e civilizimeve qė ishin intelektualisht mė tė pasura dhe fuqishme se sa ajo, ėshtė e domosdoshme tė njohim dhe tė kuptojmė se rrėnjėt e foljeve tė saj janė tė afta tė shprehin, pėrcaktojnė nė njė formė tė atillė qė gjuhėt Indo-Europiane nuk e bėjnė dot pa i bashkangjitur njė folje ndihmėse “me qenė”: rrėnja BTN (nė arabisht), pėrshembull, do tė thotė “tė qėnurit brėnda”, ndėrsa rrėnja ZHR ka kuptimin e “tė qėnurit jashtė"; kuptimi verbal i rrėnjės RHM parafiguron gjithė llojet e “tė qėnurit i mėshirmshėm” ose “tė pasurit dhėmbshuri”etj. Akti themelor qė gjendet nė rrėnjėt e kėsaj “peme” tė shprehjeve nuk ėshtė njė veprim i domosdoshėm, por ēdo fjalė ka njė pjesė tė madhe apo tė vogėl nga kjo rrėnjė, e ėshtė pikėrisht kjo aftėsi pėr tė mbledhur ēdo fjalė nė njė princip tė veprimit qė e bėn arabishten tė njė karakteri tė veēantė e i jep asaj njė veēantėsi gjuhėsore afėr tė qėnurit abstrakt. Ajo qė duhet tė kuptojmė kėtu, pėr sa i pėrket artit, ėshtė karakteri implicit auditiv i kėtij abstraksioni: kalimi nga e veēanta tek e pėrgjithshmja ose kryesorja shfaqet apriori nga prania, nė njė shprehje tė caktuar, e tingujve burimorė tė cilat tė sjellin ndėrmend njė veprim tė caktuar prototip.

 Lidhja mes veprimeve prototipe dhe atyre qė kanė njė derivim verbal nuk ėshtė gjithnjė e lehtė pėr tu kuptuar, duke qenė se nė pjesėn mė tė madhe tė kuptimeve janė njė derivim i njė termi, e pėr mė tepėr kur shprehja e rrėnjėve ka njė kompleksitet tė pazakontė. Njė orientalist ka shkuar deri aty sa tė thotė se “struktura e gjuhės Arabe ka njė lidhje tė fortė mes fjalėve dhe strukturės sė rrėnjėve tė tyre saqė nuk ka mundėsi arbitrariteti "; por mundet tė themi se bazat e gjuhės mund tė jenė arbitrare. Nė fakt, rrėnjėt verbale pėrcaktojnė pragun mes mendimit diskursiv dhe perceptimit sintetik qė i ka modelet e tij si nė shpirt ashtu dhe nė trup, pra gjuha arabe ėshtė e shkėputur nga dėgjimi intuitiv.[6]

*          *          *

Nėse kėto tė dhėna do tė zhvendoseshin nė lėmin e artit, me gjithė kufizimet qė pėrgjithėsisht shoqėrojnė kėtė kalim, mund tė pohojmė se arabishtja ėshtė a priori njė gjiuhė e tipit dėgjues mė shumė se sa vizuale, pra ajo ėshtė nė formėn e fundit pa qenė nė formėn e parė;[7] nė fakt, kjo nevojė pėr njė mishėrim artistik ėshtė absorvuar sė tepėmi nga kultura e saj gjuhėsore, me fonetizmin e saj magjepsės dhe mundėsitė e saj tė shumta pėr tė krijuar derivime tė reja foljore. Por nuk duhet tė ngatėrohet arabishtja me njė gjuhė qė ėshtė e dhėnė mė shumė pas tė medituarit se sa tė vepruarit, e as nuk duhet keqkuptuar dėshira e arabishtes pėr ti analizuar sendet dhe ngjarjet edhe pse nė thelb tė saj qėndron njė princip i pandryshueshėm; pra qėllimi i saj nuk ėshtė tė qėndruarit statik, por ėshtė esencialisht dinamike. Gjithsesi, edhe duke mos qenė plotėsisht meditues ajo gjen unitet pėrmes ritmit, i cili ėshtė thyerja e tė tashmes nė tė pėrjetshmen.

Shembujt plastik tė cilėt ilustrojnė kėto tendenca gufojnė menjėherė nė mendje: arabeska, nė veēanti, me shpėrndarjen e saj tė njėhershmė si tė sistematikes ashtu edhe tė tė papėrcaktuarės, ėshtė nė tė vėrtetė shpehja mė e drejtpėrdrejt e ritmit nė rendin vizual. Ėshtė e vėrtetė se shumica e formave tė saj perfekte janė tė papėrfytyrueshme pa kontributin artistik tė nomadėve tė Azisė qėndrore. Megjithėkėtė, arabeska pati zhvillimn e saj mė tė madh vetėm nė mjedisin arab. Njė tjetėr element tipik i artit mysliman, zhvillimi i tė cilit shkon krahė pėr krahė me sundimin arab ėshtė motivi i gėrshetuar. Ai shfaqet me gjithė pėrsosmėrin ėe tij nė kohėn e Emevitėve, nė formėn e skeletit tė ornamentuar nė dritaret e xhamive dhe pallateve mbretėrore [8] Pėr tė shijuar bashkėveprimin gjeometrik qė pėrbėn motivin e ndėrthurur nuk ėshtė e mjaftueshme ti hedėsh vetėm njė shikim, por ėshtė e nevojshme qė ta lexosh atė duke ndjekur motivin e forcave qė kryqėzohen dhe konpensojnė njėra-tjetrėn. Gėrshetimi ekzistonte qė nė dyshemetė e shtruara me mozaik nė antikitetin e vonshėm, por ai ishte nė njė gjendje rudimentale dhe rridhte nga njė konceptim natyralist i zhveshur nga kompleksiteti dhe pėrpikmėrisė ritmike tė gėrshetimeve arabo-myslimane. Kėto shembuj i pėrkasin artit abstrakt dhe jo figurativ dhe kjo, gjithashtu, karakterizon gjenialitetin arab. Ndryshe nga ēfarė besohet zakonisht, arabi mesatarė rrallėherė zotėronte njė “imagjinatė tė stėrholluar”. Pėr aq sa mund tė kuptojmė nga historitė e njėmijė e njė netėve, ėshtė jo arabe nė origjinė, nė kėtė rast Persiane dhe Indiane; vetėm arti i tregimtarisė ėshtė arab. Shpirti krijues i arabėve ėshtė apriori logjik dhe retorik, rrjedhimisht ritmik dhe i magjishėm, pasuria qėndron nė arabeskėn mendore dhe jo nė bollėkun e imazheve qė tė yshten nė mendje.

 Pėrjashtimi i ndėrtimit tė figurave nė artin islamik ka njė arsye teologjike. Por nuk duhet harruar gjithesesi se kultura Semitike nomade nuk ka pasur asisoj njė traditė figurative —arti pre-Islamik arab nuk i kishte tė krijuara prej tij ato idhuj por ishin tė importuar—dhe kėshtu pėr arabėt imazhi nuk u kthye kurrė nė njė kuptim transparent e domethėnės,[9] sikurse ka qenė pėr Iranianėt apo Mongolėt. Realiteti i fjalės kishte eklipsuar atė tė vizionit: e krahasuar me fjalėn qė ėshtė gjithmonė nė veprim, e rrėnjėt e tė cilės shkojnė deri nė tingullin e parė, njė pikturė apo skulpturė paraqet njė ngurtėsim shpirtėror. E kjo pėr arabėt pagan i pėrkiste magjisė.

*          *          *

Por arabishtja nuk ėshtė totalisht e dominuar nga idea e formės veprore tė tė folurit, ajo pėrfshin gjithashtu edhe anėn pandryshueshme tė saj, ose mė saktėsisht, njė pėrjashtim ekstremesh, qė prezanton nė formėn mė tė mirė atė qė quhet “esencėn nominale”, ku “emri” (kryefjala) dhe “predikati” ballafaqohen me kepujėn. Kjo mundėson krijimin e mendimit nė njė formė tė ndryshme nė tė cilėn koha nuk ėshtė faktor. Njė fjali e tillė ka formėn e njė ekuacioni; por pėrdorimi i parafjalėve tė tilla lė gjurmė nė llogjikėn e tė vepruarit. Shembulli mė i qartė i kėsaj forme ėshtė formula qė konsiston nė nė bazėn e “dėshmisė” nė Islam: lā ilāha illā \'Llāh ("Nuk ka hyjni tjetėr pėrpos Zotit"), njė shprehje qė nė formėn literale do tė pėrkthehej “nuk ka hyjni nėse nuk ka Hyjni”, nė arabisht, simetria e tė mohuarit-— dhe illā, "nuk" and "nėse nuk"—ėshtė shumė mė e dukshme. Nė kėtė formulė, karakteri statik dhe frazat nominale zhduken pėr ti hapur rrugė njė veprimi tė pastėr llogjik, i cili krespondon me integrimin: "Nuk ka qėnie autonome qė ėshtė e veēuar nga Krijuesi”. Ėshtė dallimi mes relatives dhe absolutes dhe reduktimi i sė parės tek e dyta. Gjuha Arabe pėrfshin mundėsinė e konsiderimit tė gjithė doktrinės nė njė formulė tė shkurtėr dhe konēize, qė do tė kishte formėn e njė diamanti me skaje tė mprehta dhe faqe tė pasqyruara. Ėshtė mėse e saktė se kjo mundėsi shprehjeje ėshtė plotėsisht e realizueshme vetėm tek shpallja, i pėrket mė sė miri Kuranit, por gjithashtu ėshtė e shtrirė dhe nė gjenialitetin e gjuhės arabe dhe reflektohet mė sė miri dhe nė artin arabo-islam, sepse e gjitha kjo nuk ėshtė vetėm ritmike por ėshtė dhe e kristaltė.

Konēiziteti i fjalisė nė arabisht, edhe pse nuk pėrcakton thellėsinė e kuptimit, nuk favorizon njė sintetizim nė nivelin pėrshkrimor: Ėshtė mjaft e rrallė pėr arabishten qė tė akumulojė njė sėrė konditash apo rrethanash nė njė fjali tė vetme, ajo preferon mė shumė qė tė lidhė njė seri ngjarjesh nė njė fjali. Njė lidhje tė tillė, njė gjuhė angulative si Turqishtja, e cila ka origjinėn e saj nga gjuha monogole, ėshtė mė e thatė dhe e pėrkulshme se sa arabishtja, e natyrisht ėshtė mė superiore kur vjen fjala pėr tė pėrshkruar njėė situatė apo peisazh, e kjo ėshtė e vėrtetė gjithashtu edhe pėr persishten, qė ėshtė njė gjuhė e afrueshme me Indo-europianishten gotike; gjithsesi tė gjithė kėto gjuhė jo vetėm qė kanė huazuar terminologjinė fetare por edhe atė filozofike dhe shkencore nga arabishtja.

E kundėrta e gjuhės arabe ėshtė ajo kineze, e cila ėshtė e dominuar nga vizione statike tė ngjarjeve dhe qė i grupon elementėt e mendimit rrreth njė “pikture” tipikem si njė karakter ideografik i cili personifikohet nė shkrimin Kinez.

Turqit kanė njė origjinė nomade sikundėr Arabėt, por gjuha e tyre lidhet me njė karakter tė ndryshėm, gjuha arabe ėshtė e mprehtė dhe dinamike nė mėnyrėn e tė menduarit, turqishtia, nga ana tjetėr, ėshtė mė e mbėshtjellė dhe mė e matur si gjuhė. Brėnda strukturės sė artit Islam, ėshtė zhvilluar nė mėnyrė gjeniale fuqia dhe kapaciteti i gjenialitetit turk, kjo do tė ishte shprehja pėr shpirtin totalitar qė karakterizon kėtė gjuhė. Duke qenė se turqit posedojnė njė dhunti pėr tė transformuar gjuhėn nė njė plastikė tė pėrkryer qė arabėve u mungon, punėt e tyre gjithmonė derivojnė nga njė qartėsi gjithpėrfshirėse. Brėndėsia e xhamive turke me nje kupolė na rikujton hapėsirat e mbyllura tė tendave nomade, dhe kaligrafia turko-arabe na reflekton njė influencė mongole.

Pėrsa i pėrket artit Persian,  ai ėshtė i dalluar pėr shkak tė sensit tė tij hierarkik; arkitektura Persiane ėshtė e artikuluar nė mėnyrė perfekte, pa qene “funksionale” nė formėn moderne tė temrit. Sepse pėr persianėt, Uniteti ėshtė manifestuar mbi tė gjitha pėrmes harmonisė. Persianėt pėr mė tepėr, kanė njė kulturė “vizive”, dhe kanė njė lirikė vizive, e cila duhet pėrshkruar pėrmes figurave dhe melodisė sė brėndshme. Ėshtė mjaft e pėrhapur shprehja nė lindje qė “Arabishtja ėshtė gjuha e Zotit dhe Persishtja ėshtė ajo e Parajsės”, e kjo shprehje pėrfshin nė vetvete ndryshimet qe jane mes kėtyre gjuhėve, pėr shembull, mes arkitekturave tė ndryshme si ajo e Magribit, ku gjeometria nė formė kristali pėrmban principin e unitetit, dhe ariktektura Persiane me kupolat e saj blu dhe ornamentet e saj prej lulesh.

Arkitektin arab nuk e shqetson monotonia, ai do tė vendoste shtyllė pas shtylle dhe pasazh pas pasazhi e kjo pėrsėritje do tė dominonte ndėrtesėn e ndėrthurur dhe me alternimin ritmik dhe nga kualiteti i pėrsosmėrisė sė ēdo elementi.

*          *          *

Gjuha e Kuranit ėshtė mjaft e pranishme nė botėn islame, madje edhe nė gjithė jetėn e muslimanit gjuha e Kuranit dhe formulat e tij janė si njė konstelacion, sikundėr namazi, litania dhe lutja qė janė nė arabisht, elementėt tė cilė janė derivuar nga Libri i shenjtė, e shumė mbishkrime na japin prova pėr kėtė pohim. Dikush mund tė pohojė se ky gjithpranim i Kuranit ėshtė i tipit shpirtėror -e nuk ka term mė tė saktė pėr shprehur kėtė lidhje se sa ai tė qėnurit tė lidhur shpirtėrisht dhe pėrmes tė folurės— e ėshtė pikėrisht e folura dhe mėnyra e tė folurit dhe masa e saj qė i jep tonalitet artit Islam e nė njė formė a nė njė tjetėr ėshtė njė reflektim i Fjalės sė Kuranit. Megjithatė ėshtė shumė e vėshtirė qė tė pohojmė se principet e unitetit tė artit tė tekstit Kuranor, jo nė rrafshin narativ, tė cilėt nuk luajnė asnjė rol tė rėndėsishėm nė plastikėn e artit Islam, por nė planin e strukturės formale, sepse Kurani nuk i bindet asnjė ligji tė kompozimit, si nė marrėdhiėnet e brėndshme tė pėrmbajtjes sė tij, qė janė ēuditėrisht tė shkėputura, apo nė stilin e tij foljor, i cili mėnjanon ēdo rregull metrik. Ritmi i tij, edhe pse shumė i fuqishėm dhe shumė pentrues, nuk ndjek njė masė fikse, ėshtė i kompozuar i tėri nga njė rend i padukshėm, ndonjėher ndjek njė rimė goditėse, e mė pas shndėrohet nė njė varg me thellėsi dhe me njė ritėm mė tė shpejtė dhe mė pas shndėrrohet nė njė kadencė nė njė formė tė papritur dhe tė mrekullueshme. Tė pohosh se Kurani ėshtė njė poezi arabe, vetėm sepse ai pėrmban njė rimė monotone, njėsoj sikundėr poezia e Beduinėve raxhazi, do tė ishte njė gabim shumė i madh, por lidhja mes monotonisė dhe shkurtėrsisė sė vargut me shpirtin arab do tė ishte e padrejtė. Nė tė vėrtetė, statusi i natyrės sė brėndshme qė ndodhet nė Kuran dhe qė krijon njė harmoni, bashtingėlloret dhe zanoret e tij, bukuria nė vargjet dhe ashpėrsia e tij, janė tė vendosura nė njė tonalitet komplet tė ndryshėm nga ai i tė pėrshkruarit pėrmes njė arti tė caktuar. Poezia perfekte—sikundėr ēdo vepėr perfekte e artit—kredh shpirtin nė njė gjėndje tė tillė meditative, Kurani, nga ana tjetėr, shkakton tek kushdo qė e dėgjon atė dhe muzikalitetin e tij si bollėkun ashtu dhe varfėrinė nė tė njėjtėn kohė. Ai merr dhe jep, ai zgjeron shpirtin dhe e i jep krah atij, e mė pas e ul atė duke e zhveshur, ėshtė inkurajues dhe pastrues nė tė njėjtėn kohė tė merr me vete si njė stuhi; njė atribut tė tillė ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė thėnė e pamundur ta gjesh nė artin njerėzor. Pohimi se nuk kemi njė “stil” Kuranor i cili mundet qė tė krijoj njė art tė tillė pa shumė potere; por mund tė themi se ekziston njė stad i shpirtit qė e kupton recitimin e Kuranit dhe qė e manifeston atė nė njė formė tė atillė qė pėrjashton format e tjera. Diapazoni i Kuranit gjithnjė pėrmbledh nostaligjinė dehėse me seriozitetit dhe vetpėrmbajtjen stoike: ėshtė njė ndriēim i Hyjnores nė shkretėtirėn njerėzore. Nė njė hapėsirė tė caktuar, rima fluide dhe ajo e ndezur e arabeskave dhe karakterit abstrakt tė arkitekturės kristaline i korespondon dy poleve; janė pikėrisht kėto dy elementė qė pėrsėriten nė mėnyrė tė njėpasnjėshme.

Lidhja mes artit Islamik dhe atij Kuranor shtrihet nė njė fushė totalisht tė ndryshme nga ajo e pėrmendur mė sipėr, pra jo nė formėn e Kuranit, por nė haqīqan e tij, nė esencėn e tij mbiformale, dhe nė mėnyrė mė tė veēantė nė idenė e teuhidit (unitetit ose unionit), me implikimet e tij medituese; arti Islam—nė gjithė sensin e artit plastik Islam—ėshtė esencialisht projektimi, nė rregullin vizual i disa aspekte ose dimensioneve tė Unitetit Hyjnor.

Tė mos harrojmė, gjithsesi, se kaligrafia e shenjtė reflekton nė bukurinė dhe madhėshtinė e saj stilin e sureve tė Kuranit, pa tė do tė ishte e pamundur qė tė pėrcaktosh natyrėn e analogjisė sė saj nė detaje. Pėr vet faktin qė shkrimet shėrbejnė pėr tė fiksuar fjalėn e Zotit, e ky ėshtė arti mė i lartė i Islamit;[10] e me pak fjalė ky ėshtė dhe arti arab.

Kjo lidhje e paraqitur nė fund, ka njė kuptim tė tillė qė natyrės abstrakte tė shenjave—duke qenė se shkrimi arab ėshtė jashtėzakonisht fonetik—i jep njė zhvillim tė jashtėzakonshėm tė zhvillimit grafik tė ritmit, e kjo karakteristikė e gjuhės do tė zvogėlohej nėse nuk do tė kishim njė formė tė shkruari sikurse ajo e arabishtes.  Zhvillimi i pėrgjithshėm dhe nė disa aspekte edhe zhvillimi natyror i shkrimit arab priret drejt njė fluiditeti tė formave, por paralelisht me kėtė tendencė gjendet, gjithashtu, edhe njė stilizim hieratik i tė njėjtave forma. Stile shumė tė ndryshme jo vetėm qė ndjekin njėra-tjetrėn, por ato ekzistojnė krahė pėr krahė, veēanėrisht nė epigrfinė monumentale. Kaligrafia Arabe ėshtė antipodi i kaligrafisė sė Lindjes sė Largėt, e cila duhet tė pėrmendet nė kėtė shkrim sepse edhe ajo pėrmban nė vetvete majėn e artit tė tė shkruarit: kaligrafia kineze ose ajo japoneze i izolojnė shenjat, ēdo shenjė e tyre korenspondon me njė ide tė veēantė; duke pėrdorur penelat, ai thėrret nė disa minuta disa lėvizje tė cilat e ndihmojnė qė tė krijojė disa imazhe tė veēuara. Arabėt nga ana tjetėr, ndėrtojnė me anė tė pendės linja preēize dhe shpesh tė gėrshetuara; e nė kėtė formė ai mundohet qė tė lidhė gėrmat me njėra tjetrėn e nė kėtė mėnyrė krijon njė kontrast: mėnyra e tė shkruarit ėshtė nga e djathta nė tė majtė dhe nė drejtim horizontal ku shkronjat lidhen mes tyre ndėrsa nė drejtimin vertikal ato kanė njė hapėsirė ku shfrytėzohet pikėsimi dhe ndėrtimi i melodisė dhe rreshtit. Nga ana simbolike e shkurtimeve simbolike, qė ėshtė shumė e pėrvetsuar kėtu, e pėr mė tepėr qė ėshtė e pandashme nga arti i tė gėrshetuarit, elementėt vertikal tė gėrmave, qė “transendentojnė” nė rrjedhėn e tė shkruarit, korespondojnė nė esencėn e tyre, ndėrsa lėvizja horizontale prezanton “materialin” e vazhdimsisė tė formave tė tyre; pozicioni vertikal ka formėn e njė rrase qė simbolizon Esencėn, qė dallon por ėshtė mjaft unike, ashtu sikundėr momentet e veta dallojnė momentet mes tė shkuarės dhe tė ardhmes; lėvizja horizontale, nga njėra anė, e cila lėviz nė dallgė tė vazhdueshme, ėshtė imazhi i ardhjes sė jetės nė ekzistencė. Nė disa stile kaligrafike tė tilla si thulūt, ky polaritet ėshtė dėrguar nė limitet e tij. Nė drejtimin e rrymės horizontale, melodia e kurbave tė gjera dhe tė larmishme i korrenspondojnė ritmeve tė vertikaleve tė mprehta qė formohen veēanėrisht nga vijat vertikale tė elifit dhe lam-it. Ajo ėshtė si njė dėshmi (shehadet) e palodhur e Unitetit e shoqėruar nga zgjerimi i lumtur dhe i paqshėm i shpirtit.

*          *          *

Poezia klasike e muslimanėve tė arabisė ėshtė e ndėrtuar nė kėtė mėnyrė—rima e saj monotone dhe metrika e saj komplekse—ndryshe nga poezia para islamike e beduinėve. Kjo demonstron dhe influencėn qė Kurani ushtroi mbi poezinė dhe gjuhėn arabe. Por gjithsesi ka ekzistuar njė literaturė gjysėm poetike qė reflektohej nė njė farė mėnyre nga Kurani, si ajo e namazeve, lutjeve dhe recitimeve rituale tė kompozuar nga mjeshtėrit e shenjtė. Njė shembull i kėsaj ėshtė dhe delailu khrajrat i Sheh el-Xhazūlit, njė pėrmbledhje lavdesh drejtuar Profetit ose mė saktė “disa lutje mbi Profetin”: Muslimanėt ia drejtojnė kėto lutje vetė Zotit pėr tė bekuar Profetin, nė konformitet me perspektivėn e tij unitariane, duke qenė se pėrmes kėrkesės qė i bėhet Zotit pėr tė bekuar Profetin, ai nė fakt komunikon me kėtė tė fundit. Kėto lutje shkaktojnė nė mėnyrė tė njėpasnjėshme perfeksionin kozmik dhe atė natyror tė natyrės sė Muhamedit, sintezėn e gjithė jehonės Hyjnore nė krijim. Ndonjėherė forma e lutjes dhe fjalėve mbetet e njėjtė, ndėrsa temrate tyre tė komparicionit variojnė, duke variuar nga bukuritė e dukshme nė ato tė padukshme, e shpesh subjekti i lutjeve ėshtė konstant duke ndryshyar ndonjėherė formėn e tyre; dhe njė pėrsėritje e tillė pėrfaqėson njė lėvizje nė formė spiraleje, qėllimi i sė cilės ėshtė integrimi i tė gjithė aspekteve pozitive tė botės sė Shpirtit, brenda profetit, i cili ėshtė ‘mė pranė njeriut se sa vetė shpirti i tyre”, sipas vetė ajeteve tė Kuranit.

E anasjella e kėsaj perspektive nė krahasim me krishtėrimin do tė na bėhet e qartė: ndėrsa kėndvėshtrimi i Krishtėrimit ėshtė tė parit tė Zotit pėrmes syve tė njeriut, Islami, nga ana tjetėr, e shikon njeriun pėrmes syve tė Zotit, mėnyrė e cila pėrjashton ēdo ide fikse pėr njė imazh antropomorfik; imazhi i Hyjnores tek njeriu ėshtė i shkrirė nė elemtėt e tij; ai zhduket nė nė teofaninė universale, e kjo vėrehet qė nga mungesa nė artin plastik, qė kthehet nė njė lutje e papėrcaktuar kundrejt valėve tė detit apo vezullimit tė yjeve.

*          *          *

Mbizotėrinmi i ndijores mbi vizualen nė shpirtin Arab e tregon veten e tij edhe nė artin plastik; dhe ėshtė e njėjtė pėr njė lloj tė tillė spiritualiteti apo ekstazie, qė e gjen suportin e tij mė sė shumti nė ritėm apo nė muzikalitet: ėshtė mė shumė si njė ndėrprerje e kohės, njė ndalim i gjithė lėvizjeve nė tė tashmen. Bota mund tė krahasohet si njė ujėvarė, e cila rrjedh pa ndryshuar formė, ose me zjarrin i cili edhe pse djeg duket i palėvizur. Ornamentet arabo-muslimane nė mėnyrė esenciale shprehin kėtė susbtancė qė bėhet nė ēast.

 Pėrktheu: Xhodi Hysa

 

Referenca


[1] Cf. Edouard Dhorme, L\'arabe littéral et la langue de Hammourabi in "Mélanges Louis Massignon", Damascus 1957.

[2] Alfabeti mė i vjetėr Semitik pėrfshin 29 tinguj ose letra, nga tė cilat arabishtja ka ruajtur 28, tingulli i “humbur” ėshtė njė variancė e s. Mund tė jetė qė reduktimi i alfabetit nė 28mund tė jetė pėr njė arsye simbolike, pėrderisa disa autorė arabė e konsiderojnė se alfabeti me 28 shkronja i korespondon fazave tė hėnės: ndėrkohė qė cikli fonetik ka njė linjė qė fillon me gėremat grykore deri tek ato qiellizore, dhembore dhe buzore qė pėrshkrojnė fazat hėnore qė pėrcaktojnė tingullin e trashėguar nga dielli.

[3] As René Guénon has pointed out. Cf. the chapter "Cain and Abel" in The Reign of Quantity (Luzac, London, 1953).

[4] Ka disa folje qė janė kompozuar nga pesė rrėnjė, por nė kėto raste grupe tė tilla bashtėtingėlloresh si ts ose br luajnė rolin e njė gėrme tė vetme.

[5] Sipas Kuranit, ishte Ademi ai i cili i njihte “emrat” e ēdo sendi dhe jo Engjėjt.

[6]  Simbolizmi fonetik i cili gjendet poshtė gjuhės arabe e shfaq veten mė specifikisht nė ndėrrimin e tingujve rrėnjėsor. Nė fakt, sipas el-Xhefrit, shenca e gėrmave, fjalėt tė cilat jnė formuar nga tė njėjtat gėrma, por tė rregulluara nė rende tė ndryshme, rrjedhin tė gjitha nga tė njėjtat “numra tė pitagorės” dhe rrjedhimisht nga e njėjta ide. Siqoqoftė, kjo qė sapo thamė nuk ėshtė e lehtė pėr tu kuptuar, kjo falė pėrdorimit shpesh shumė tė imtėsishėm tė fjalėve, por nė disa raste ajo mund tė perceptohet. Pėrshembull, rrėnja e arabe RHM do tė thotė “tė jesh i mėshirshėm”, “tė ndjesh mėshirė” ndėrkohė qė ndėrrimi i gėrmave nė formėn HRM ka kuptimin “tė ndalosh”, “ta bėsh diēka tė paarritshme”, sacrum facere. Plotėsueshmėria e nėnkuptuar mund tė shihet mė qartėsisht nė emrin mė tė thjeshtė qė rrjedh nga kėty dy rrėnj: RaaHM do tė thotė “mitėr” dhe pėr pasojė edhe “marrėdhėnie gjaku”, ndėrkohė qė HaRaM do tė thotė “njė vend i shenjtė”. Nė mund ta hyjnozojmė kėtu idenė e mėmėsisė si nė aspektin e saj pėrfshirės ashtu edhe nė atė pėrjashtues. Njė tjetėr shembull na jepet nga rrėnja RFK qė ka kuptimin e “shoqėrimit”, “lidhjes” ndėrsa forma rrėnja FRK qė vjen nga ndryshimi i gėrmave tė rrėnjės RFK do tė thotė “tė ndash”, “tė veēosh” (fjala latine furka duket se rrjedh nga njė rrėnjė e ngjashme), ndėrsa grupi FKR do tė thotė “tė jesh i varfėr, nė nevojė (nga kjo vjen shprehja el-fakiru ila-llah”, i nevojshmi pėr Zotin”,
”i varfri nė shpirt”). Shembujt e lartpėrmendur na japin tre variantet e temės sė “polaritetit”: bashkimit (RFK), ndarjes (FRK) dhe varėsisė (FKR).

[7] Kjo nuk pėrjashton ekzistencėn e njė arti figurativ nė rracėn arabe.

[8] Nė xhaminė Umajada tė Damaskut, pėr shembull, ose nė pallatin e Khirbet el-Mafxhar.

[9] Ėshtė mjaft e qartė qė miniaturat e “Shkollės sė Bagdatit” i atribuhoen arabėve, por gjithsesi ėshtė mjaft e qartė se stili i tyre ėshtė i egėr e kjo i detyrohet elementėve bizantin qė kanė inflencuar nė artin Aziatik.

[10] Nė njė formė apo nė njė tjetėr roli i tij ėshtė sikurse ai i ikonave nė Krishtėrimi, pėrderisa prezanton, si ikona, formėn vizive tė Botės Hyjnore.

 



Untitled Document

© Copyright www.erasmusi.org

Designed by Pashai