Marrėdhėniet gjinore nė kėndvėshtrimin e krishterėMarcus Braybrooke
Ēėshtja e marrėdhėnieve gjinore dhe seksualitetit, siē
ėshtė shprehur edhe John Macquarrie, ėshtė njė "dinamit" [1] i
vėrtetė. Ai citon Linda Woodhead, e cila ka shkruar rreth grave/feminilitetit
nė "The Oxford Companion to Christian Thought", e cila ka thėnė:
"ajo qė nevojitet ėshtė njė reflektim i ri dhe krijues mbi misterin e
dallimeve seksuale njerėzore, i cili tė jetė i lidhur me traditėn e krishterė njėsoj
siē ėshtė i lidhur edhe me shqetėsimet bashkėkohore".
Nė kėtė ese do tė diskutohen tri sfera reflektimi. Sė
pari, do tė diskutojmė nėse mundet qė gjuha e pėrdorur pėr Zotin, e cila nė tė
kaluarėn ka qenė pothuajse krejtėsisht mashkullore, tė pėrfshijė edhe femrėn. Sė
dyti, do tė pėrshkruajmė qasjet tradicionale tė krishtera ndaj seksualitetit
dhe do tė zhvillojmė njė qasje mė pozitive ndaj tij. Sė treti, do tė
identifikojmė "aspektet e ndryshme" tė asaj qė ėshtė quajtur
"revolucioni seksual". Kjo i ka dėrguar disa tė krishterėt qė tė
rishikojmė mėsimet e Jezusit dhe tė Palit, tė ridiskutojnė mėsimin e krishterė
rreth seksit paramartesor, jashtėmartesor, homoseksualitetit si dhe tė
mbėshtesin idenė e grave priftėresha.
Kritikėt e kanė akuzuar Kishėn Katolike si bastioni i
fundit i mbizotėrimit mashkullor, i cili pėrpiqet tė ruajė zakone tė vjetėruara
seksuale dhe si njė institucion i cili e konsideron kėnaqėsinė seksuale,
ndonėse jo si mėkat, sė paku si njė pengesė drejt njė jete tė shenjtė. Niēja
pohonte se "Krishterimi i dha Erosit helm pėr tė pirė. Ai nuk vdiq nga
kjo, por u degjenerua nė njė ves" [2]
Gjithėsesi, ndryshime tė shumta kanė marrė jetė. Lidhja
dymijėvjeēare e seksit me riprodhimin ėshtė shkėputur dhe kėnaqėsia seksuale
kremtohet dhe shihet si reflektim i imazhit tė Perėndisė nė natyrėn njerėzore.
Disa kisha, nė ditėt tona, dėshirojnė tė vendosin gra si priftėresha dhe kanė
pėrvetėsuar njė gjuhė mė pėrfshirėse. Qėdrimet ndaj divorcit, marrėdhėnieve
jashtėmartesore dhe homoseksualitetit janė bėrė mė tolerante, duke tėrhequr, nė
kėtė mėnyrė, kritika nga tė krishterė mė konservatorė.
Nė ditėt tona, Kisha e krishterė kritikohet shpesh pėr
natyrėn mashkullore tė gjuhės qė ajo pėrdor pėr tiu drejtuar Perėndisė. Ėshtė
pohuar se nė kėtė mėnyrė Kisha ka reflektuar dhe pėrforcuar njė shoqėri
patriarkale, e cila linte jashtė format femėrore tė vetėpėrfaqėsimit dhe e
kundronte femrėn nėn termat e dėshirave mashkullore. Pėr shembull, Luce
Irigaray, njė filozofe psikoanalitike dhe femisite franceze, e cila shfaqte njė
interes tė thellė pėr katolicizmin, shkruante: "Religjionet monoteiste na
flasin pėr Perėndinė At dhe pėr Zotin tė bėrė burrė; asgjė nuk pohohet pėr
Perėndinė Nėnė, pėr Zotin e bėrė grua apo pėr Zotin si njė ēift apo si shumė
ēifte Asnjė bishtnim rreth amėsisė apo neutralitetit (asnjanėsisė) tė Zotit nuk
mund tia dalė mbanė tė fshijė realitetin qė pėrcakton identitetet, tė drejtat,
simbolet dhe ligjėrimin. [3] Ndonėse nė mendimin e krishterė Perėndia ėshė
jashtė ēdo lloj gjinie, pėrsėri paraqitja trinitare e Perėndisė nga ana e
krishterė duket se ėshtė mashkullore: Jezusi, "Biri i Perėndisė" mori
formėn njerėzore tė njė mashkulli dhe mėnyra mė e zakonshme e krishterė pėr tiu
drejtuar Perėndisė ėshtė termi "At".
Tė krishterėt flasin pėr Perėndinė si njė Zot nė tre
persona: Ati, Biri dhe Fryma e shenjtė. Nganjėherė, Fryma e shenjtė, njėsoj si
Urtėsia nė librin e Proverbave, ėshtė trajtuar si njė element femėror, siē ka
ndodhur, p.sh., nė krishterimin sirian para shekullit tė katėrt tė erės
sonė.[5] Gjithėsesi, kjo nuk ka qenė tradita mbizotėruese dhe shumė himne pėr
Frymėn e shenjtė janė asnjanjės pėrsa i pėrket gjinisė. Mund tė thuhet se
neglizhimi i Frymės sė shenjtė nė pjesėn dėrrmuese tė teologjisė sė krishterė i
korrenspondon neglizhimit tė femėrores. Ndonėse tre personat qė pėrbėjnė
Trininė janė tė barabartė, ligjiėrimi qė e sheh Atin si lindės tė Birit dhe
Frymėn e shenjtė si procedues nga Ati, nė traditėn perėndimore edhe nga Biri,
mund tė sugjeroj faktin se Hyjnia qėndron kryesisht tek Ati i vetmi monark qė
nuk ėshtė ansjėherė i bashkėvarur apo i ndėrlidhur pėr sa kohė ai nuk e
dėshiron njė gjė tė tillė dhe qė i ngjan shumė njė perandori Bizantin. [6]
Sėrish, kur Perėndia mori trajta njerėzore nė personin e
Jezusit nga Nazareti, Ai u mishėrua nė trupin e njė mashkulli. Pėr Irigaray-n,
mishėrimi i Zotit nė Jezu Krishtin ėshtė i pjesshėm. Nė mėnyrė qė tė bėhet i
mundur edhe shėlbimi i grave, ėshtė e domosdoshme qė Perėndia tė mishėrohet
edhe tek trupi i njė gruaje [7] Pėr Irigaray-n, Jezusi nuk ishte mishėrimi i
vetėm i Perėndisė. Por, a ėshtė maskuliniteti i Jezusit mė i rėndėsishėm se
humaniteti i tij? Pėr shembull, mendoj se sixhadja dekorativee
Margaret Argyle-it, Bosnia Christa (1993), nė tė cilėn figura e zhveshur e
Jezusit nė kryq ėshtė njė grua nė identifikim me gruan boshnjake e cila ėshtė
pėrdhunuar- ėshtė mė shumė ndriēuese sesa shokuese. Jam i ndėrgjegjshėm
qė po shkruaj si njė burrė i cili mbetet, ndonėse jo gjithnjė pa vėshtirėsi,
njė prift i Kishės sė Anglisė dhe nuk kam ndjerė vuajtjen dhe izolimin e shumė
grave tė cilat janė ndjerė tė refuzuara nga religjioni maskilist.
Njė tjetėr ankesė ėshtė se tė krishterėt e kanė bėrė
zakon ti drejtohen Perėndisė si "Ati ynė". Pėr ēudi, pėrdorimi i
termit "At" pėr tiu drejtuar Perėndisė nuk ėshtė i shpeshtė nė
Biblėn hebraike dhe hasėt nė tė vetėm 20 herė. Perėndia, siē ka vėrejtur edhe
Paul Ricoeur, nuk ėshtė pėrcaktuar si At nė lidhje me krijimin e botės. [8]
Bibla hebraike ėshtė e qartė nė pohimin se bota nuk ėshtė njė emanim i hyjnores
dhe nė rrėfimin e origjinės sė botės janė shmangur pėrfytyrime gjinore, kjo nė
ndryshim nga shumė mitologji tė Lindjes sė Mesme tė lashtė. Krahasuar me zotat
e tjerė tė hershėm, Zoti i Dhjatės sė Vjetėr nuk ka njė bashkėshorte dhe
maskuliniteti i Tij i referohet mė shumė fuqisė dhe autoritetit se sa lindjes.
Dhjata e Vjetėr reflekton pėrpjekjen midis adhuruesve tė Jahveut tė cilėt
fillimisht ishin nomadė - dhe kananeasve, tė cilėt duke qenė kultivues tė tokės
ishin adhurues tė Baalit, perėndeshės sė pjellorisė. Nė tė vėrtetė, disa tė
krishterė ende ndjehen tė parehatshėm me shprehjen "Nėna tokė".
Izraeli, populli i zgjedhur i Zotit, ėshtė quajtur bir
dhe nė kėtė kontekst Perėndia ėshtė thirrur At, por Izraeli ėshtė quajtur,
gjithashtu, edhe vajzė. [9] Ėshtė profeti Osea [10], Jeremia dhe autori i
pjesės sė tretė tė Isaias ata tė cilėt flasin pėr Zotin si At, shpesh duke iu
refereruar (me kėtė terminologji) tė ardhmes apo "krijimit tė ri". Nė
Dhjatėn e Re, pėrdorimi i fjalės "At", e cila pėrdorej edhe nga
farisenjtė, ėshtė i zakonshėm. Ajo gjendet mė shumė se njėqind herė nė
Ungjillin sipas Gjonit dhe dyzet e dy herė nė Ungjillin e Mateut. Ndoshta kjo
reflekton pėrdorimi nga ana e Jezusit tė termit Abba, ose At, pėr tiu
referuar Perėndisė. Wolfhart Pannenberg shkon deri aty sa tė pohojė se:
"Nė gojėn e Jezusit termi "At" u shndėrrua nė njė emėr personal
pėr Perėndinė". [11]
Pėr shumė tė krishterė, tė flasėsh pėr Zotin si 'At',
paēka pohimeve tė Ricoeur-it, tregon diēka rreth Zotit si krijues dhe varėsisė
sonė tek Zoti pėr dhuratėn e jetės dhe mirėsive tė saj. Pėrdorimi i termit
"Nėnė" do tė ishte, gjithashtu, i pėrshtatshėm. Oliver Quick pa tek
termi 'At' njė mėnyrė pėr tė theksuar natyrėn e Perėndisė si agape apo
"dashuri e ēinteresuar". [12] Por imazhet e Atit dhe veēanėrisht ato
tė mbretit mund tė sugjerojnė kontroll, ndėshkim dhe me shumė mundėsi edhe
abuzim. Gjuha ka fuqizuar mbizotėrimin mashkullor nė jetėn e kishės. Ndonėse
termi 'At' ėshtė sanskionuar nga Jezusi, unė nuk shoh asnjė arsye pėrse tė mos
ti drejtohemi Zotit me termin 'Nėnė" apo "Perėndia
"Nėnė/At". Kryepeshkopi Anselm ka shkruar njė lutje e cila fillon nė
kėtė mėnyrė: "Jezus, si njė nėnė i mblodhe njerėzit rreth teje' [13]
Ndoshta kur ti drejtohemi hyjnores ne duhet tė pėrdorim terma qė tregojnė
asnjanėsi gjinore, tė tillė si "I Vetmi i Shenjtė" apo "Perėndia
prindi ynė". Psalmi 18 flet pėr Zotin si "Shkėmbi im" dhe
"Mburoja ime". Kisha e re e Anglisė nė librin e saj tė liturgjisė tė
titulluar Common Worship, vazhdon ti drejtohet Zotit si "At",
ndonėse njė nga lutjet eukaristike e krahason dashurinė e Perėndisė me atė tė
njė nėne tė dashur.
"Sa tė mrekullueshme janė veprat e duarve tua, o
Perėndi.
Si njė nėnė qė butėsisht mbledh fėmijėt e saj,
Ti i ke pėrfshirė njerėzit si fėmijėt e tu.
Kur ato tė kthejnė shpinėn dhe rebelohen
Dashuria jote qėndron e palėkundur.
Depėrtime tė reja e lidhin jo vetėm xhenderin ne gjuhėn
tonė rreth Zotit, por edhe kuptimin tonė pėr natyrėn hyjnore. Nėse seksualiteti
ėshtė pjesė e imazhit tė Zotit nė qėniet njerėzore, atėherė ėshtė e
pėrshtatshme tė flitet pėr Zotin si "i dashuri kozmik". Ngjashėm edhe
qėniet njerėzore janė bėrė pėr tė qenė "tė dashuruar", pasiqė ky
imazh ėshtė pikėrisht paraqitje e kėtij imazhi [15] Mbi tė gjitha, siē ka thėnė
edhe Adrian Thatcher-I, ėshtė e zakonshme tė gjesh teologė tė cilėt pohojnė se
imazhi i Perėndisė nė njerėzim ėshtė trinitar. 'Zoti ėshtė dashuri',
"na thėrret tė dashurojmė"; ėshtė njė vėllazėri e dashurisė. [16]
Elementi femėrorė ėshtė mė i spikatur haset nė vendin e
lartė qė virgjėresha Mari zė nė adhurimin katolik dhe ortodoks. Maria zorr se
ėshtė pėrmendur nga etėrit (jo nėnat) e Kishės, e nėse ka ndodhur e kundėrta ka
qenė vetėm pėr ta krahasuar figurėn e saj me atė tė Evės. Devotshmėria ndaj
Marisė me shumė mundėsi ia dedikon rritjen e saj opinionit tė pėrhapur nė
kishėn e hershme dhe atė mesjetare se beqaria dhe virgjėria ishin superiore
ndaj martesės, si edhe largimit gjithnjė e mė shumė tė Jezusit nga niveli
njerėzor. Nė kėtė kohė u vendos ideja e virgjėrisė sė pėrhershme tė Maries
(ideja se ajo mbeti e virgjėr edhe pas lindjes sė Jezusit) dhe mė vonė u vendos
edhe doktrina e konceptit tė pamėkatė, sipas kėsaj ideje Maria ishte pa njollėn
e mėkatit qė nga momenti i lindjes sė saj. Nė shekullin e pestė, veēanėrisht nė
Kishėn Lindore, Maria u quajt 'theodokos" ose ndryshe Nėna e Zotit.
Doktrina e ngjitjes sė saj trupore nė qiell u formulua fillimisht nga Gregory
of Tours (vd. 594) dhe ėshtė pėrcaktuar si njė doktrinė katolike nė vitin 1950
(e.r.s.).
Nė momentin kur Krishti u bė mė i ashpėr dhe mė i largėt
nė adhurimim e krishterė, Maria u bė pėrfaqėsuesja e humanitetit nė qiell dhe
fokusi i devotshmėrisė popullore. Pėrfundimisht, Maria u bė e njohur nė Kishėn
perėndimore si ndėrmjetėsja e ēdo hiri si edhe si bashkėshėlbyesja, ndonėse
titulli i fundit nuk ėshtė pranuar zyrtarisht. Gavin DCosta, nė librin e tij Sexing
the Trinity argumenton se doktrina e Marisė, e parė si bashkėshėlbyese
(term i pėrdorur prej tij), duhet zhvilluar pėr tė pėrfshirė tė gjithė tė
krishterėt nė bashkėsinė e Marisė tė cilėt kanė sjellė veprėn e shėlbimit nė
plotėsimin e saj. [17] Leonardo Boff, njė teolog brazilian, pėrfaqėsues i
teologjisė sė ēlirimit (liberation theology), shkon deri aty sa tė sugjerojė se
Fryma e Shenjtė (femėrore) ėshtė mishėruar tek Maria, e cila, sipas mendimit tė
tij, duhet parė si hyjnore. [18]
Nė kohėn e Reformimit, pati njė reagim tė fuqishėm kundėr
devotshmėrisė sė tė krishterėve ndaj Marisė dhe armiqėsia ndaj mariolatrisė vazhdon
ende tė jetė e pranishme nė shumė kisha protestante, ndonėse nė vitin 1967 u
themelua Ecumenical Society of the Blessed Virgin Mary. Disa teologė tė ndikuar
nga Karl Jungu (1875-1961) e shohin figurėn e Marisė si njė rrugė tė vlefshme
tė shprehjes sė elementit femėrorė tek Zoti, ndonėse disa shkrimtare feministe
e shohin atė si njė model i pasivitetit tė padėmshėm femėror, qė ėshtė krijuar
nga njė Kishė me mbizotėrim mashkullor. [19]
Qėndrimet ndaj seksualitetit
Pėrsa i pėrket qėndrimit tė krishterė ndaj seksualitetit
njerėzor, ka ekzistuar gjithnjė njė tendosje e parehatshme midis ndikimit
hebraik, i cili e pranonte seksualitetin njerėzor, nėse pėrdorej nė mėnyrėn e
duhur, si njė dhuatė tė Zotit nė krijim, dhe dualizmit Helen, i cili e shihte
trupin, sė bashku me pasionet e tij, si robėrues tė shpirtit. Platoni, p.sh.,
shkruante: pastrimi konsiston nė ndarjen, sa mė shumė tė jetė e mundur, tė
shpirtit nga ēdo kontakt me trupin [20]. Ky qėndrim u pėrvetėsua edhe nga
Kisha. Sic ėshtė shprehur edhe Mark Jordan: ideali fillestar i krishterė
pėr seksin ishte ai i njė jete tė re pėrtej tij. I njė jete nė tė cilėn
marrėdhėniet seksuale nuk kanė ekzistuar asnjėherė apo [njė jetė] nė tė cilėn
marrėdhėniet seksuale nuk janė tė pranuara [21] Si kundėrpėrgjigje ndaj
shthurjes seksuale tė asaj kohe, filozofėt e vonshėm grek shpesh deklaruan njė
asketizėm i cili pėrfshinte ndrydhjen mishtore. Kjo qasje u praktikua edhe nga
etėrit e kishės qė jetonin nė shkretėtirė. Beqaria u bė njė ideal. Murgjėrit
dhe murgeshat filluan tė japin betimin e dėlirėsisė seksuale, ndonėse kjo nuk
zbatohej gjithnjė. Edhe klerikėve i kėrkohej tė ishin beqarė, sic ndodh edhe
sot pėr priftėrinjtė katolikė. Ky qėndrim u pėrforcua nga pėrhapja e ideve
gnostike dhe manikease. Shėn Agustini u ndikua shumė nga kjo e fundit. Ai
mbronte mendimin se mėkati i Adamit (mėkati fillestar) pėrēohej nga prindėrit
tek bijtė pėrmes dėshirės seksuale, d.m.th. pėrmes atij eksitimi mėkatar qė
shoqėron riprodhimin njerėzor. Nė kėtė mėnyrė gjinia njerėzore u bė njė masė
mėkatare (massa damnata), gjė qė tregohet edhe nga pėrfshirja e njė
ekzorcizmi nė pagėzimin e tė porsalindurit. Kėndvėshtrimi i Agustinit nuk u
pranua asnjėherė plotėsisht nga Kisha. Sipas mėsimit bashkėkohor katolik,
mėkati fillestar ėshtė humbja e hirit shenjtėrues, si pasojė e kėsaj njerėzit
pėrjetojnė dėshirėn seksuale. Martin Luteri dhe Kalvini ishin mė pesimistė pėr
natyrėn njerėzore se sa mėsimi katolik. Teologėt liberalė, nga ana tjetėr, nėse
flasin pėr mėkatin fillestar, e shohin atė si njė pranim tė faktit se pėrgjatė
historisė njerėzore, njerėzit kanė qenė nėn ndikimin e njė prirjeje qė i
shtynte ata drejt sė ligės dhe, para ēdo akti zgjedhjeje tė pėrgjegjshėm nga
ana e tyre, mungesės sė bashkimit me Perėndinė. [22]
Mėsimi tradicional pėr mėkatin ka prodhuar njė trashėgimi
qė sugjeronte njė frikė ndaj seksualitetit dhe trupit njerėzor. Priftėrinjtė e
pamartuar gjatė pranimit tė rrėfimeve tė besimtarėve e ndalonin masturbimin, seksin
oral, aktin seksual nga prapa, marrėdhėniet anale dhe aktin seksual gjatė
menstruacionit. Mbi tė gjitha, marrėdhėniet seksuale dhe emetimet trupore
shiheshin ndonjėherė si gjėra tė cilat e bėnin njeriun ritualisht tė papastėr.
Gratė, njėsoj si Eva, shiheshin si joshėse tė burrave me qėllimin qė ti
largonin ata nga rruga shpirtėrore pėr ti dėrguar drejt kėnaqėsive tė mishit.
Gratė nxiteshin nga mėsuesit e tyre fetarė qė tė ishin tė nėnshtruara dhe ti
shėrbenin nevojave tė burrave. Marrėdhėnia e Frymės, gjithnjė femėrore, me
Krishtin (dhėndrin) shpesh pėrshkruhej me gjuhėn e romancės. Libri Kėnga e kėngėve
ishte njė libėr popullor pėr predikimet mesjetare, ndėrkohė qė pėfytyrimi
seksual fizik pėrdorej pėr tė pėrshkruar ekstazėn mistike. [23] Dashuria
elegante sė cilės i kėndonte rapsodi, e ndante dashurinė nga martesa dhe
kremtonte kėnaqėsinė seksuale. Gjithsesi, kėto kėndvėshtrime u dėnuan nė
koncillin e dytė lateran tė mbajtur nė vitin 1139 (e.r.s.). Mark Jordan-i pyet
veten nėse ka pasur, apo jo, ndonjė nga heretikėt mesjetarė qė tė ketė pohuar
nė mėnyrė tė palėkundur mirėsinė e seksit? [24]
Gradualisht, disa shkrimtarė tė krishterė filluan tė
pohojnė se marrėdhėniet seksuale jo vetėm qė ishin njė shėrim pėr mėkatin,
por edhe tė mira nė vetvete, pavarėsisht nga riprodhimi njerėzor. Shėn
Franēesku, nė veprėn e tij Introduction to the Devout life (Njė hyrje pėr nė
jetėn e devotshme) shkruante: Marrėdhėniet martesore janė padyshim tė
shenjta, tė lejuara, tė lavdėruara nė vetvete dhe tė dobishme pėr shoqėrinė.
Dashuria, shtonte ai, e martuar me besnikėrinė i jep jetė njė afėrsie tė
sigurt nė vetvete [25] Jeremy Taylor, nė veprėn e tij Rule and Exercises of
Holy Living si edhe nė Ductor Dubitantium ka trajtuar temėn e
kėnaqėsive seksuale, tė cilat pėfshinin lehtėsimin e pėrkujdesjeve dhe brengave
tė ēėshtjeve shtėpiake dhe afrimin e ēiftit me njėri-tjetrin. Sherwin Bailey,
njė shkollar anglikan, rreth dyzet vjet mė parė, pohoi se kjo, me shumė
mundėsi, ishte njohja e parė e dukshme teologjike e aspektit ndėrlidhės tė
aktit seksual. [26]
Revolucioni seksual
Nė dyzet vjetėt e fundit, zhvillime dramatike ndodhėn nė
qėndrimet e krishtera ndaj seksualitetit. Pjesėrisht ky fenomen reflekton
ndryshimet nė vetė gjirin e shoqėrisė. Sigmund Frojdi (1856-1939) vėrtetoi se
seksualiteti ėshtė njė element thelbėsor i personalitetit njerėzor. Nė vitin
1886, Kraft-Ebing (1840-1902) shkroi veprėn Psychopathis Sexualis, e
cila ende sot e kėsaj dite ėshtė njė tekst thelbėsor rreth anomalive seksuale.
Gjenealogjisti holandez, Theodor Hendrik van de Velde (1873-1937), nė veprėn e
tij Ideal Marriage, informoi shumė ēifte rreth seksualitetit nė martesė.
Kohėt e fundit, Alfred Kinsey (1859-1956) i mahniti amerikanėt me studimin e
tij statistikor rreth seksualitetit mashkullor dhe femėror. Kėshtu qė, nė vitin
1966, Masters dhe Johnson sqaruan botėn e brendshme tė orgazmės nė librin e
tyre Human Sexual Response.
Mbi tė gjitha, duke nisur qė nga vitet gjashtėdhjetė e mė
tej, kontraceptivė tė besueshėm u bėnė gjithnjė e mė shumė tė disponueshėm.
Kjo, nėse pėrdorim fjalėt e Jack Dominian, krijoi njė transformim tė
qėndrueshėm nė sjelljen seksuale [27] Akti seksual mund tė veēohet nga
riprodhimi. Mark Jordan shprehet: kontraceptimi efikas e veēon, pėr
heteroseksualėt, kėnaqėsinė seksuale nga riprodhimi nė njė mėnyrė tė tillė qė
biologjia e ka bėrė kėtė pėr homoseksualėt [28] Gratė kėrkuan gjithnjė e mė
shumė vendin e tyre me tė drejta tė plota nė shoqėri dhe refuzuan tė pranojnė
njė rol tė nėnshtruar tė mbėshtetur mbi dallimet fizike. Nė perėndim, shumė
tabu u zhdukėn dhe seksi filloi tė diskutohej lirisht. Nė tė njėjtėn kohė,
literatura pornografike u shtua ndėrsa industria e reklamave dhe e dėfrimit e
tejthjeshtėzoi seksin.
Kėto ndryshime ndikuan nė mėnyrė dramatike kontekstin nė
tė cilin tė krishterėt mendojnė rreth sjelljes seksuale. [29] Nė themel tė
debatit rreth ēėshtjeve tė veēanta qėndron ēėshtja e madhe nėse mėsimi i
krishterė ėshtė, siē mendojnė disa, i pandryshueshėm apo, siē mendojnė disa tė
tjerė, ai mund tė modifikohet nėn dritėn e njohjes sė re, veēanėrisht rreth
temės sė seksualitetit njerėzor. Ky fakt reflekton edhe qėndrimet e ndryshme
ndaj autoritetit tė shkrimeve tė shenjta. Mark Jordan-i ka theksuar,
gjithashtu, edhe domethėnien pėr Kishėn tė humbjes sė kontrollit tė saj nė kėtė
fushė. Shteti filloi gjithnjė e mė shumė tė merrte pėrgjegjėsinė pėr kontrollin
e popullsisė, pėr riprodhimin e shėndetshėm dhe eugjenik. Ajo qė Fukoja
(Foucault) e ka quajtur bio-power i kaloi autoriteteve shekullare, ndėrsa nė
disa vende Kisha vazhdoi tė ushtronte mbikėqyrjen seksuale dhe kontrollin
martesor edhe nė shekullin e njėzet. [30]
Nė diskutimin e krishterė filluan tė dėgjoheshin zėra tė
rinj, pėrfshirė kėtu ato tė homoseksualėve, lesbikeve, si edhe zėra qė vinin
nga jashtė Evropės.
Nė mendimin e krishterė, riprodhimi pushoi sė qeni qėllimi
primar i marrėdhėnies seksuale [31] dhe tė krishterėt filluan ta shohin
kėnaqėsinė seksuale si tė dhėnė prej Zotit dhe pjesėrisht si njė pasqyrim tė
imazhit hyjnor. Papa Gjon Pali i II, nė librin e tij Theology of the Body,
pėrshkroi gadishmėrinė e trupit tė mashkullit dhe tė femrės pėr marrėdhėnie
seksuale. Nė vetėdhurimin seksual ēifti, nė tė vėrtetė, flet njė gjuhė tė
trupit, duke shprehur, nė njė mėnyrė shumė mė tė thellė sesa fjalėt, plotėsinė
e dhuratės sė njėri-tjetrit. [32] Nė formulimin e kishės anglikane shprehur nė
Marriage and the Churchs Task pohohet: Polifonia e dashurisė gjen shprehje nė
unionin trupor tė tė dashuruarve. Kjo nuk duhet kuptuar thjesht nėn termat e
eksperiencės sė ekstazės sė pėrjetuar nga dy individė. Kjo padyshim qė
ekziston, por ka edhe diēka mė shumė. Ai ėshtė njė akt premtimi qė kapėrcen tė
kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen. Ai ėshtė kremtim, shėrim, zotim dhe
premtim i pėrtėrirė .Mbi tė gjitha, ai komunikon pohimin e pėrkatėsisė sė
ndėrsjelltė. [33] Njė raport i kishės metodiste titulluar A Christian
Understanding of Human Sexuality pohon: Dashuria seksuale, pėrfshi edhe
veprimet gjenitale kur ato shprehin dashuri, marrin pjesė nė aktin hyjnor tė tė
dashuruarit, sė bashku me ēdo veprim njerėzor i cili ėshtė krijues, i dedikuar
dhe bujar [34] Jack Dominian e pėrshkruan shtėpinė si njė kishė shtėpiake.
Gjatė marrėdhėnieve seksuale, ēifti hyn nė zemėr tė Trinisė. Gjatė
marrėdhėnies seksuale ata hynė nė njė akt tė pėrsėritur dashurie pėrmes sė
cilit dashuria e Zotit i bashkohet pėrjetimit tė dashurisė sė tyre njerėzore.
Si njerėz tė pajisur me trup, nė dashurinė pėr trupat e tyre ata jetojnė
thellėsisht centralizimin e mishėrimit. [35]
Nėn dritėn e kėtij vlerėsimi tė ri dhe pozitiv tė
seksualitetit njerėzor, disa tė krishterė janė duke kthyer sytė tek autoriteti
shkrimor dhe tek disiplina morale tradicionale. Nė veēanti, shumė shkrimtarė
janė duke theksuar rrėnjėn hebraike tė besimit, sė bashku me vlerėsimin e tij
tė trupit dhe duke vėshtruar shembullin e Jezusit ata janė duke pohuar barazinė
dhe dinjitetin e plotė tė grave. Ndonėse Jezusi ka jetuar nė njė shoqėri
patriarkale tė udhėhequr nga njė gjuhė mashkullore dhe zgjedhja, nga ana e tij,
e dymbėdhjetė dishepujve meshkuj si pėrfaqėsues tė Izraelit tė ri ishte
krejtėisht nė pėrputhje me kėto konvencione shoqėore, pėrsėri gratė kanė
luajtur njė rol ēuditėrisht tė madh gjatė jetės sė tij ministrore, dhe gjatė
predikimeve tė tij ai ka pėrdorur pėrfytyrime tė huazuara nga jeta e grave.
Jezusi shėroi njė numėr tė shumtė grash, pėrfshi Maria Magdalėnėn, vajzėn e njė
gruaje Sirano-fenikase dhe duke kundėrshtuar hapur ligjin ai shėroi njė grua qė
vuante nga gjakderdhja. Disa gra kanė udhėtuar me tė gjatė jetės sė tij
ministrore dhe ai ka mbrojtur si gruan e cila e leu atė mė njė parfum shumė tė
shtrenjtė ashtu edhe gruan e cila ishte kapur gjatė aktit tė tradhėtisė
bashkėshortore. [36] Ai ka folur pėr dy gra tė cilat do tė bluajnė grurė sė
bashku, pėr njė grua qė kėrkon njė monedhė tė humbur dhe njė prostitutė e cila do
tė hyjė nė mbretėrinė e qiejve para elitės religjioze. [37] Simpatia e Jezusit
pėr gratė ėshtė tipike e ndjeshmėrisė sė tij ndaj tė tjerėve, veēanėrishtė ndaj
shtresave tė margjinalizuara nga shoqėria, por nuk duhet pėrdorur pėr tė
skicuar njė kundėrshti tė rreme midis Jezusit dhe bashkėkohėsve tė tij hebrenj.
[38]
Nė predikimin e tij Jezusi, i cili pėrgjithėsisht
supozohet tė ketė qenė i pamartuar, ka konfirmuar vendin e martesės nė planin e
Zotit pėr krijimin. Por nė fillim tė krijimit, Perėndia i bėri mashkull e
femėr. Pėr kėtė arsye njeriu do ta braktisė babanė e tij dhe nėnėn e tij dhe
do tė bashkohet me gruan e tij; dhe tė dy do tė jenė njė mish i vetėm; kėshtu
nuk janė mė dy, por njė mish i vetėm. [39] Ky ėshtė njė konfirmim i fuqishėm i
martesės dhe i bashkimit seksual si dy gjėra qė shprehin dhe prekin bashkimin
mė intim tė burrit dhe gruas. Nė tė vėrtetė, bashkimi fizik mund tė shihet edhe
si sakramental, ku bashkimi trupor ėshtė elementi qė fuqizon unionin
shpirtėrorė tė bashkėshortėve tė martuar. Jezusi, me theksimin e tij mbi
dashurinė, i dha dinjitet martesės dhe tė krishterėt kanė filluar ta shohin
dashurinė e ēiftit pėr njėri-tjetrin si arsyeja parėsore pėr ekzistencėn e
martesės. Ajo nuk shihet mė thjesht si njė kontrat apo njė marrėveshje midis dy
familjeve.
Pali ka pėrsėritur fjalėt e Jezusit rreth martesės dhe ka
nxitur bashkėshortėt ti duan gratė e tyre sikurse edhe Krishti ka dashur
kishėn dhe e ka dhėnė veten e vet pėr tė qė ta shenjtėrojė [40] Ai priste qė
gratė ti bindeshin burrave tė tyre, por ai ka thėnė, gjithashtu, se dallimet
ndėrmjet hebrenjve dhe grekėve, skllevėrve dhe tė lirėve, mashkullit dhe femrės
ishin transcendentuar nė Krishtin. Pohimet akoma mė negative tė Palit rreth
statusit tė gruas mund tė kenė ardhur si rezultat i pritshmėrisė sė tij pėr njė
rikthim tė shpejtė tė Jezusit, sepse ai nuk ishte i martuar dhe se ishte i
kushtėzuar nga kultura e kohės sė tij.
Kisha ka qenė tradicionalisht kundėr marrėdhėnieve
seksuale jashtė martese. Kjo kundėrshti, e shfaqur nga Kisha, ėshtė pjesėrisht
rrjedhojė e frikėrave mesjetare pėr seksualitetin njerėzor dhe e trajtimit tė
gruas sikur tė ishte pronė e burrit, ndėrsa nė ditėt tona seksi jashtėmartesor
shihet si njė kėrcėnim pėr marrėdhėnien bashkėshortore. Shkrimtarė bashkėkohorė
tė krishterė, siē ka thėnė edhe Mark Jordan-i, e kanė parė shkeljene kurorės
si njė mėkat kundėr unitetit, kundėr ndershmėrisė, kundėr vetėpėrmbajtjes
[42] Dominian-i e refuzon pėrpjekjen pėr tė pėrcaktuar se kush ėshtė pala
fajtore dhe kush ėshtė ajo e pafajshme. Ne qė tė gjithė jemi njerėz tė
lėnduar, qė shpesh e lejmė nė baltė njėri-tjetrin Jezusi i cili njeh zemrėn
e njerėzve nuk ndėshkon. [43] Gjithėsesi, Dominian-i i bėn tė qarta efektet
shkatėrruese tė tradhėtisė bashkėshortore. Marrėdhėniet seksuale pohojnė
identitetin dhe ndjesinė e pėrbashkėt tė unicitetit. Kur zbulohet se ky mesazh
unik i ėshtė pėrēuar dikujt tjetėr, atėherė pėrjetohet njė ndjesi e madhe
poshtėrimi [44]
Qėndrimi i tė krishterėve ndaj seksit paramartesor,
njėsoj si edhe ai i shoqėrisė, ėshtė duke ndryshuar. Njė numėr i madh
adoleshentėsh kanė marrėdhėnie seksuale eksperimtenale, por ndonėse ata
zotėrojnė kapacitetin e duhur fizik dhe biologjik pėr tė bėrė seks, pak prej
tyre kanė pjekurinė e duhur pėr tė pėrjetuar dashurinė e vėrtetė, e cila ėshtė
e ndryshme nga magjepsja dhe tėrheqja fizike. Shumė lehtėsisht, ndonjėherė
aspekti fizik i seksit theksohet mė shumė, e gjithė kjo nė kurriz tė
marrėdhėnies dashurore. Bashkėjetesa mund tė jetė njė marrėdhėnie e veēantė, e
angazhuar dhe jetėgjatė, nė kėtė aspekt ajo zotėron shumė karakteristika tė
martesės. [45]
Seksi rastėsor minon sė brendshmi vlerėn e lartė tė
unionin trupor, i cili pėrfshin tė gjithė personin. Kisha konfirmon njė ideal
tė lartė. Ajo pohon se martesa, nė tė vėrtetė, tė drejton drejt unionit tė
Krishtit me Kishėn apo me shpirtin. Vetėdhurimi fizik duhet tė nxisė njė
vetėdhurim tė plotė, unionin e dashurisė. Disa shkrimtarė bashkėkohorė kanė
vėnė theksin mė shumė tek cilėsia e marrėdhėnies se sa tek statusi i saj legal.
Shkollarja argjentinase Marcella Althaus-Reid=i, nė ata qė ajo e ka quajtur
teologjia e paturpshme, ėshtė ndoshta kritikja mė e mprehtė e kėndvėshtrimit
legalist pėr martesėn. Ky kėndvėshtirm, pohon ajo, shkurajon intimitetin e
ngushtė. Tradhėtia bashkėshortore mund tė mos jetė njė urdhėrim hyjnor, por,
nė njė farė mėnyre, intimiteti me tė tjerėt ka njė natyrė hyjnore. [46]
Ekuilibri midis arsyeve ligjore dhe theksimit tė
marrėdhėnies ėshtė veēanėrisht i mprehtė nė qėndrimet ndaj divorcit. Pėr mė
tepėr, a mund tė jetė pohimi i Jezusit pėr divorcin i raportuar nė mėnyrė tė
ndryshme tek Mateu dhe Marku [47]- detyrues pėr qėndrimet e kishės ndaj
divorcit nė ditėt tona? Ndonėse mbroj idealin e krishterė tė unionit tė
pėrhershėm tė martesės, unė kam qenė i prirur, siē tashmė, nė disa raste, e
lejon edhe kisha e Anglisė, qė tė kryej shėrbesėn e martesės edhe pėr ata
persona qė kanė qenė tė divorcuar. Unė besoj se kjo mund tė dėshmojė nė
ungjillin e faljes dhe padyshim disa prej kėtyre martesave duket se janė shumė
tė lumtura. [48] Njė tjetėr ēėshtje ėshtė nėse marrėdhėniet homoseksuale e
zotėrojnė apo jo shenjėn e martesės. Njė marrėdhėnie homoseksuale ėshtė
qartėsisht jo e hapur ndaj riprodhimit njerėzor, por e njėjta gjė ndodh edhe
midis martesave heteroseksuale kur gruaja ėshtė shumė e vjetėr pėr tė lindur
fėmijė. Nėse kėnaqėsia seksuale ėshtė njė begati e dhėnė nga Zoti, ajo duket se
ėshtė kėshtu nė marrėdhėniet besnike dhe dashurore, qofshin kėto homoseksuale
apo heteroseksuale. Dyshoj nė faktin nėse ėshtė e dobishme tė flitet pėr
marrėdhėnien homoseksuale nė termat e martesės, gjithėsesi nė kėndvėshtrimin
tim mund tė jetė e drejtė tė kėrkosh bekimin hyjnor mbi njė marrėdhėnie tė
tillė dhe Kisha duhet tė ndihmojė pėr tė parė qė ēiftet homoseksuale tė mos
vuajnė nga diskriminime ligjore apo paragjykime popullore. [49] Fokusi pėr
diskutimin e xhenderit (marrėdhėnieve gjinore) nė shumė kisha ka qenė ēėshtja e
diskutueshme e caktimit tė grave nė funksionin e priftėrisė dhe peshkopatės.
Ata pėr tė cilėt prifti pėrfaqėson Jezu Krishtin nė burrėrinė e tij kanė qenė
kundėr priftėrisė sė grave. Tė tjerė besojnė se nė Krishtin tejkalohet ēdo
dallim gjinor. Unė e kam mbėshtetur gjithnjė idenė e caktimit tė grave nė
postin e priftit, ndonėse i jam frikėsuar faktit se mbitheksimi i kėsaj
ēėshtjeje e ka bėrė atė mė tė rėndėsishme se ēduhet dhe ka penguar zhvillimin
shpirtėror qė Kisha i ofron tė gjithė njerėzve tė Perėndisė. Po ashtu dyshoj
nėse, nė vend qė tė sjellė diēka tė re nė fushėn e veēantė tė priftėrisė, pritshmėritė
kanė qenė tė tilla qė ti kėrkonin grave tė kopjonin modelin e shėrbimit
shpirtėror tė ofruar nga kolegėt e tyre meshkuj. Kjo imiton kuptimin e
shoqėrive shekullariste pėr barazinė gjinore, ku kjo barazi nėnkupton qė burrat
dhe gratė, nėse dėshirojnė, mund tė kryejnė tė njėjtat detyra, tė tilla si
luftimi nė forcat e armatosura. Nėse nisemi nga bindja e krishterė se Zoti e do
njė person plotėsisht si njė individ, atėherė ideali mund tė jetė ai i
dinjitetit dhe respektit dhe jo ai i funskionit tė njėjtė. Nėse, siē kanė
filluar ta pranojnė edhe disa shkrimtarė shekullaristė, burrat janė nga Marsi
dhe gratė nga Venusi [50], ndoshta ne mund tė gjejmė nė marrėdhėnien midis
personave tė Trinisė sė shenjtė njė model pėr marrėdhėniet njerėzore i cili i
jep vlerė tė plotė ēdo personi nė veēantinė e tij ose tė saj. Nė fakt, Luce
Irigaray, me tė cilėn e filluam esenė tonė, e kundėrshton kėrkimin pėr barazi
sepse, pėr tė, ai i pėrcakton ende gratė nėn termat e burrave. Pėrkundrazi,
argumenton ajo, gratė kanė nevojė qė tė zbulojnė subjektivitetin e tyre dhe tė
bėhen persona nė vetvete dhe jo nė marrėdhėnie me burrat. [51] Nė vend qė tė
kėrkojmė barazinė, a mos duhet qė ne tė ekuilibrojmė, njėsoj si Jin-i dhe
Jang-u, elementin mashkullor dhe femėror qė gjendet nė secilin prej nesh, nė
Kishė dhe nė shoqėri?
Pėrfundim
Linda Woodhead, siē e pamė edhe nė fillim tė esesė sonė,
bėnte thirrje pėr njė :reflektim tė ri dhe krijues mbi misterin e ndryshimeve
seksuale njerėzore. [52] Ekzistojnė shenja qė njė gjė e tillė ėshtė duke
ndodhur nėpėr kisha. Nėse Zoti pėrfytyrohet si njė i dashnor kozmik dhe njė qėniet
njerėzore, tė bėra sipas imazhit hyjnor, si tė dashurit e tij, atėherė, siē ka
thėnė edhe Adrian Thatcher-i, jeta e shenjtė pėr shumicėn e tė krishterėve nuk
do tė jetė rruga e heqjes dorė, por, pėrkundrazi, ajo e integrimit tė seksit
dhe seksualitetit nė dashurinė e cila kėrkon Zotin dhe fqinjin. [53] Barabar,
sic ka thėnė edhe Jack Dominian, kontributi i krishterė qėndron nė pėrqafimin e
seksualitetit dhe nė vlerėsimin kritik tė tij nėn termat e dashurisė. Kisha
duhet ti kundėrpėrgjigjet tejthjeshtėzimit tė seksit dhe duhet, gjithashtu, tė
ofroj njė bashkėsi dashurie ndaj shumė njerėzve tė cilėt janė seksualisht tė lėnduar.
[54] Nė tė vėrtetė, nė reciprocitetin e dashurisė njerėzore, Kisha duhet tė
shoh tėrheqjen e cdo tė mire tė krijuar drejt Krishtit dhe bashkimin
transfigurativ tė tė kundėrtave tė dukshme nė Krishtin. [55] Vlerėsimi i
ri i krishterė i seksualitetit dhe dėshirės njerėzore mund ti sjellė jetė tė re
teologjisė dhe , siē shpreson edhe Jack Dominian, tė rigjallėroj ungjillizimin
e tė rinjve. [56]
Pėrktheu: Rezart Beka
Referenca
[1] J. Macquarrie, review of A. Hastings, A. Mason and H.
Pyper (eds.), The Oxford Companion to Christian Thought, Church Times, 29
December 2000, f. 15.
[2] F. Nietzsche, Beyond Good and Evil (Munich: de
Gruyter, 1968), V, f. 102.
[3] L. Irigaray, Equal to Whom?, in G.J. Ėard (ed.),
The Post-Modern God (Oxford: Blackwell, 1997), f. 198-213 (209).
[4] Proverbat 8:1.
[5] Shih, G. DCosta, Sexing the Trinity (London: SCM
Press, 2000). Ai i referohet S. A. Harvey, Feminine Imagery for the
Divine: The Holy Spirit, the Odes of Solomon and the Early Syriac Tradition,
St. Vladimir Thelogical Quarterly 37.2-3 (1993), f. 111-39.
[6] Shih DCosta, Sexing the Trinity, f. 16-20. Ai i
referohet T.G. Weinandy, The Fathers Spirit of Sonship: Reconceiving the
Trinity (Edinburgh: T&T Clark, 1995).
[7] Irigaray, Equal to Whom?, f. 207.
[8] P. Riceur, Fatherhood: From Phantasm to Symbol, nė
D. Ihde (ed.), The Conflict of Interpretations: Essays in Hermeneutics
(Evanston, IL: Northėestern University Press, 1974), f. 468-97 (486).
[9] Psalmet 45:10.
[10] Disa shkrimtarė mendojė se pėrfytyrimi i Zotit tek
Osea 11 ėshtė ai njė Zoti tė parė si njė nėn qė kujdeset pėr fėmijėn e saj.
Shih, p.sh., K. Keay (ed.), Laughter, Silence and Shouting: An Anthology of Womens
Prayers (London: HarperCollings, 1994). f. 26.
[11] W. Pannenberg, Systematic Theology (Edinburgh:
T&T Clark, 1991), I, 263.
[12] O.C. Quick, Doctrines of the Creed (London: James
Nisbet, 1938, Fontana edn 1963), f. 59-68.
[13] Quoted in M.C.R. Braybrooke (ed.), 1, 000 World
Prayers (Alresford: John Hunt Publishing, 2001), dhe Keay (ed.), Laughter,
Silence and Shouting.
[14] Common Worship: Services and Prayers for the Church
of England (London: Church House Publishing, 2000), f. 201. Shih, gjithashtu,
J. Morley dhe H. Ward (eds.), Celebrating Ėomen (London: SPCK, 1995).
[15] Kėto terma janė pėrdorur vecanėrisht nga teologu
Norman Pittenger, pjesėtar i asaj qė quhet process theology.
[16] A. Thatcher, Intimate Relationships and the
Christian Way, Modern Believing 44:1 (2003), f. 5-14 (6).
[17] DCosta, Sexing the Trinity. Ndonėse argumentet
kryesore tė DCosta-s nuk mė kanė bindur, gjithsesi, unė i jam borxhli
shkollarizmit tė shėndoshė qė gjendet nė kėtė libėr.
[18] L. Boff, Trinity and Society (trans. P. Burns;
London: Burns & Oates, 1988), f. 210-11.
[19] Disa nga informacionet e tij janė marrė nga J.W. Bowker
(ed.), The Oxford Dictionary of World Religions (Oxford: Oxford University
Press, 1997), f. 624.
[20] Plato, Phaedo, section 66 (trans. H. Tredennick;
London: Penguin, 1954), f. 86.
[21]M.D. Jordan, The Ethics of Sex (Oxford: Blackėell,
2002), f. 47.
[22] Shih, Doctrine in the Church of England: A Report
Published in 1938 (London: SPCK, 1957), f. 60-64.
[23] Shih, G. Parrinder, Sex in the World Religions
(London: Sheldon Press, 1980), f. 218.
[24] Jordan, Ethics of Sex, f. 71.
[25] F. De Sales, Introduction to the Devout Life
(London: Darton, Longman & Todd, 2001), f. 25.
[26] D.S. Bailey, The Man-Woman Relationship in Christian
Thought (London: Longsmans, 1959), cituan nė J. Dominian, Lets Make Love: The
Meaning of Sexual Intercourse (London:Darton, Longman & Todd, 2001), f. 8.
[27] J. Dominian, Lets Make Love, f. 34.
[28] Jordan, Ethics of Sex, f. 141.
[29] Shembuj shkrimi i cili e merr seriozisht kontekstin
e ri janė K.T. Kelly, New Directions in Sexual Ethics (London: Chapman, 1998);
G. Moore, Sex, Sexuality and Relationships, nė B. Hoose (ed.), Christian
Ethics (London: Cassell, 1988), f. 223-47 dhe E. Stuart dhe A. Thatcher, People
of Passion (London: Moėbray, 1997).
[30] Jordan, Ethics of Sex, f. 133-34.
[31] Koncilli i dytė i Vatikanit i hoqi termat qėllime
primare dhe sekondare pėr tiu referuar martesės; shih Dominian, Lets Make
Love, f. 37.
[32] John Paul II, The Theology of the Body (London:
Daughters of St. Paul 1994), cituar nė Dominian, Lets Make Love, f. 5.
[33] Marriage and the Churchs Task (London: CIO
Publishing, 1978), cituar nė Dominian, Lets Make Love.
[34] A Christian Understanding of Human Sexuality
(London: Methodist Publishing House, 1990), article 28, cituar nė Dominian,
Lets Make Love, f. 37.
[35] Dominian, Lets Make Love, f. 174. Shih, gjithashtu,
Thatcher, Intimate Relationships, f. 12-13.
[36] Luka 8:2-3; Marku 14:3; dhe Gjoni 7:53-8:11.
[37] Luka 17:35; Luka 15:8-10; dhe Mateu 21:31.
[38] Kjo ėshtė njė pikė qė gjendet tek G. Theissen dhe A.
Metz, The Historical Jesus (London: SCM Press, 1988), f. 221. Diskutimi im
rreth qėndrimit tė Jezusit ndaj grave ėshtė bazuar gjerėsisht nė faqet 219-25 tė
kėtij libri.
[39] Marku 10:6-8, duke cituar Zanafillėn 1:27 dhe 2:24.
[40] Efesianėve 5:25-26.
[41] Galatasve 3:28.
[42] Jordan, Ethics of Sex, f. 127.
[43] Dominian, Lets Make Love, f. 114.
[44] Dominian, Lets Make Love, f. 112.
[45] Shih mė tej, A. Thatcher, Living Together
(Cambridge: Cambridge University Press, 2002) dhe D.J. Dormor, Just Cohabiting?
The Church, Sex and Getting Married (London: Darton, Longman & Todd, 2004).
[46] M. Athaus-Reid, Indecent Theology: Theological
Perversions in Sex, Gender and Politics (London: Routledge, 2000), f. 143,
cituar nė Thatcher, Intimate Relationships, f. 10.
[47] Mateu 19:1-12 dhe Marku 10:1-12.
[48] Shkrimet e Jack Dominian-it kanė qenė shumė tė
dobishme pėr mua, vecanėrisht vepra e tij Marriage, Faith and Love (London:
Darton, Longman & Todd, 1981).
[49] Shih pėr mė tej, T. Bradshaė (ed.), The Ėay Forėard:
Christian Voices on Homosexuality and the Church (London: SCM Press, 2nd edn,
2003), dhe S. Bates, A Church at Ėar: Anglicans and Homosexuality (London and
Neė York: I. B. Tauris, 2004).
[50] Pėr tė pėrdorur titullin e librit tė J. Gray-it, Men
are from Mars, Ėomen are from Venus (London: HarperCollins, 1993).