Baneri



www.erasmusi.org       31-10-2014
Fetva kundėr veprimeve kamikaze
Sheh Muhamed Afifi El-Akiti

Pyetja fillestare

 

Nėse keni kohėn e mjaftueshme pėr tu marrė me kėtė ēėshtje delikate pėr dobi tė ymetit tonė tė dhimbsur, i cili po lėkundet pėrditė nė fitne, ndoshta disa fjalė tė bekuara do tė mjaftojnė pėr tė refuzuar tekstin e mėposhtėm

Do tė dėshiroja qė tė lexonit artikullin e mėposhtėm i cili thekson disa nga problemet me tė cilat ne po pėrballemi [nė ditėt tona]. Gjithashtu, ai tregon se pėrse ėshtė shumė e mundshme qė tė rinjtė mysliman ti kthehen ekstremizmit. Artikulli ėshtė publikuar, jo shumė kohė mė parė nga “El-Muhaxhirun”, nga njė grup autorėsh me nė krye Omar Bakri Muhamed. Cilado qofshin rezervat tona pėr njeriun nė fjalė, ėshtė pėrmbajtja  kėtij artikulli ajo qė mė shqetėson mė shumė, janė pikėrisht kėto lloj shkrimesh ato qė duhen pėrballur me ballėhapur.

 

Ekstrakt nga artikulli i shkruar nga njė grup i quajtur “El-Muhaxhirun”

 

Akdul Aman: Marrėveshja e sigurisė.

 

Myslimanėt tė cilėt jetojnė nė perėndim janė nė njė marrėveshje sigurie. Nuk ėshtė e lejuar pėr ta qė tė luftojnė askėnd me tė cilin kanė njė marrėveshje sigurie, ndjekja e pėrpiktė e kėsaj marrėveshjeje ėshtė njė detyrė e rėndėsishme pėr ēdo mysliman. Ndėrsa myslimanėt tė cilėt jetojnė jashtė vendit nuk kanė asnjė marrėveshje me jobesimtarėt (kufarėt) qė jetojnė nė perėndim. Kėshtu qė ėshtė e lejuar pėr ata qė ti sulmojnė jomyslimanėt tė cilėt jetojnė nė perėndim, qoftė si kundėrpėrgjigje  pėr bombardimet e vazhdueshme dhe vrasjet qė ndodhin pėrgjatė gjithė botės islame nga duart e jomyslimanėve, ashtu edhe pėr tė bėrė tė mundur lirimin e myslimanėve nga robėrimi i qafirėve (jobesimtarėve). Pėr ata, sulme si ai i 11 Shtatorit, tė kryera falė rrėmbimit tė avionėve, ėshtė njė opsion i vlefshėm nė xhihad, megjithėse myslimanėve tė cilėt jetojnė nė Amerikė dhe tė cilėt janė nėn obligimin e marrėveshjes [sė sigurisė] nuk i lejohet tė kryejnė veprime tė ngjashme me ato tė 11 Shtatorit tė madhėrishėm. Ky artikull bėn fjalė rreth marrėveshjes dhe rreth asaj qė kanė thėnė dijetarėt pėr El-Akd el-Aman (marrėveshja e sigurisė]…

 

Fetvaja e Muhamed Afifi el-Akiti

 

Nė emėr tė Allahut tė Gjithėmėshirshmit Mėshirėplotit

Lavdėrimi qoftė pėr Allahun i cili ka vendosur kufijtė e luftės dhe nuk i do ato qė i tejkalojnė ato. Bekimet dhe paqja qofshin pėr udhėheqėsin e ymetit (bashkėsisė), mė i durueshmi i njerėzve pėrballė dėmit tė armikut, zotėruesit tė fisnikėrisė sė pėrsosur dhe burrėrisė sė plotė, dhe mbi familjen, shokėt dhe ushtrinė e tij.

 Kjo ėshtė njė pėrmbledhje ēėshtjesh e cila titullohet: “Mudafi el-Medhlum bi Rrad el-Muhamil ala Kital la Jukatil” [Mbrotja e atij qė i ėshtė bėrė zullum, duke ju kundėrpėrgjigjur kokėkrisurve kundėr vrasjes sė civilėve]. Ajo ėshtė shkruar nė pėrgjigje ndaj fitnes e cila, dita-ditės, po lėkund kėtė ymet zemėrdhembshur. Njė fitne kjo e cila pjesėrisht shkaktohet nga ata tė cilėt, dashur apo padashur, i kanė keqkuptuar diskutimet ligjore islame tė kapitujve tė cilėt flasin pėr luftėn dhe i kanė nxjerrė ato jashtė kontekstit (termi teknik i tė cilave nė terminologjinė e fikh-ut­ ėshtė: sijar, xhihad, ose kital), duke i pėrdorur ato si pėrligjje pėr veprimet e tyre tė gabuara.  Lutemi qė Allahu tė na bėjė syēelė ndaj kuptimit tė vėrtetė [hakika] tė durimit [sabrit] dhe ndaj faktit se vetėm pėrmes tij ne mund ti rezistojmė mundimeve tė ndryshme me tė cilat pėrballemi nė kėtė dynja. I lutemi Allahut qė kjo tė ndodhė veēanėrisht gjatė ditėve tona mė tė errėta, sepse me tė vėrtetė Allahu ėshtė me ata tė cilėt qėndrojnė tė durueshėm pėrballė fatkeqėsive!

Nuk ka asnjė kundėrshti [khilaf] se tė juristėt shafii tė ditėve tona dhe specialist tė tjerė sunitė tė ligjit Islam qė nga lindja e largėt deri tek lindja e mesme refuzojnė haptazi opinionin e pėrmendur mė parė [nė artikull] dhe e konsiderojnė atė jo vetėm njė anomali [shadhdh] dhe shumė tė dobėt [vahin], por gjithashtu edhe krejtėsisht tė gabuar [batil] dhe njė risi devijante [bidat dalala]: amal-i nuk mund absolutisht tė pėrvetėsohet nga ēdo mukallaf.

Ėshtė, gjithashtu, i vajtueshėm fakti se artikulli i lartpėrmendur ėshtė shkruar nė njė stil ligjor ndaj tė cilit duhet tė tmerrohet dhe tė lemeriset ēdo doktor i ligjit (meqenėse ai ėshtė njė pėrpjekje e papjekur por bindėse pėr tė maskuar njė opinion personal devijant me autoritetin e fikh-ut [jurisprudencės islame], dhe njė pėrpjekje pėr tė devijuar sheriatin duke u mbėshtetur tek njė nga kadaja-t [ēėshtjet apo kontekstet ligjore] tė temės [bab] sė luftės dhe duke neglizhuar me kokėfortėsi ēėshtjet e tjera [qė pėrfshihen nė kėtė temė]. Ėshtė e dobishme ti kujtojmė studentėve tė jurisprudencės islame rėndėsinė qė ka marrja parasysh, gjatė formimit tė njė opinioni, e aksiomave [thavabit], standarteve apo rregullave kryesore [davabit] ligjore, ndėrkohė qė lexojnė tekstet  qė i pėrkasin degėve tė ligjit islam apo qė diskutojnė pėr ēėshtje ligjore sekondare [fu’rua]. Kjo, nė mėnyrė qė studentėt tė sigurohen se kėto rregulla kryesore nuk janė copėzuar nė asnjė ēėshtje tė caktuar ligjore.

Mendimi i shprehur nė artikullin e marrė nė shqyrtim ėshtė problematik nė sė paku nė tre detaje [fusul] ligjore:

(1) Objektivi [mektūl]: civilėt.

(2) Autoriteti  qė qėndron pas vrasjes [emir el-kitāl]: dukeqenėse se asnjė autoritet mysliman nuk ka shpallur luftė, e nėse ka pasur njė deklaratė tė tillė ajo ka ndodhur nė njė kohė kur ka ekzistuar armėpushim [hudna]; si edhe

(3) mėnyra me anė tė sė cilės kryhet vrasja [mektūl bih]: meqenėse ajo ėshtė ose haram, dhe ėshtė e urryer siē ėshtė edhe vetėvrasja [kātil nefseh], ose mund tė konsiderohet, sė paku, e dyshimtė [shubuhāt] aq sa duhet shmangur nga ata tė cilėt janė tė pėrpiktė nė ēėshtjet fetare [vara’]. Ēdo mysliman me mendje tė shėndoshė i cili nuk e pranon kėtė mendim dhe beson se veprimet e lartpėrmendura nuk janė krime [xhinaja] mund tė jetė ose i dalldisur [muhmil] ose i mashtruar [megrur]. Nė tė vėrtetė, pavarėsisht nga fakti nėse ėshtė apo jo personi i ndėrgjegjshėm pėr kėtė, duke vepruar nė kėtė mėnyrė ai mund tė devijoj rregulla nga ligji islam, tė cilat janė menduar [tė jenė vepruese] pėr ushtrinė konvencionale (apo tė autorizuar) tė njė shteti islam dhe i drejtohen atyre tė cilat kanė autoritetin pėr njė gjė tė tillė (tė tillė si liderėt ekzekutiv, komandantėt e ushtrisė etj.), duke ja detyruar kėto rregulla individėve tė cilėt nuk kanė lidhje me ushtrinė, apo atyre tė cilėt nuk zotėrojnė autoritetin politik tė shtetit [devlet]

Verdikti i jurisprudencės islame ėshtė ky: Nėse njė mysliman kryen vullnetarisht njė veprim tė tillė, ai bėhet njė vrasės dhe jo njė martir apo hero, dhe do tė dėnohet pėr kėtė nė botėn tjetėr.

Kapitulli i  I. Objektivi: Mektūl

 

Nga pasazhi i artikullit: "Kėshtu qė ėshtė e lejuar pėr ata qė ti sulmojnė jomyslimanėt tė cilėt jetojnė nė perėndim", kuptojmė se sipas autorėve tė kėtij shkrimi termi ‘jomysliman’ nėnkupton joluftėtarėt, civilėt, apo sipas terminologjisė sė jurisprudencės islame: tė gjitha ata tė cilėt nuk janė tė pėrfshirė drejtpėrsėdrejti nė luftime [man la jukātilu].

Ky mendim bie nė kundėrshtim me parimin e mirėnjohur thelbėsor [dabit] tė ligjit islam sipas sė cilit:

[Nuk lejohet tė vrasėsh gratė dhe fėmijėt [e kundėrshtarėve] nėse ato nuk janė tė pėrfshirė drejtpėrsėdrejti nė luftė]

Ky parim ėshtė bazuar nė ndalesėn profetike drejtuar ushtarėve, e cila i ndalonte ato tė vrisnin gratė dhe fėmijėt. Kjo ndalesė gjendet nė hadithin e mirėnjohur tė Ibn Umerit (Zoti qoftė i kėnaqur me tė!) i cili transmetohet nga Imam Maliku, Shafiu, Ahmedi, Buhariu, Muslimi, Ibn Maxheh, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Bejhekiu dhe Bagavi (Zoti qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata), si edhe nga hadithe tė tjera.

Imam Subki (Zoti qoftė i kėnaqur me tė) e ka bėrė mėse tė qartė atė qė dijetarėt mysliman kanė kuptuar nga ky ndalim sipas sė cilit rregulli standard i luftimit ėshtė ky: “Ushtari mysliman nuk duhet tė vrasė asnjė grua dhe asnjė ushtarė tė mitur vetėm nėse ato janė [duke marrė pjesė] nė luftim tė drejtpėrdrejt, dhe se ato nuk mund tė vriten si vetėmbrojtje [Imam Neveviu, Mexhmū', 21:57].

Duhet tė pėrmendim se nė kėtė ndalesė janė pėrfshirė edhe ēdo njeri apo kalimtar i cili nuk ėshtė i pėrfshirė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt nė luftim. Natyra e kėsaj ndalese ėshtė specifike dhe e mirėpėrcaktuar saqė nuk mund tė gjendet asnjė justifikim ligjor, asnjė justifikim legjitim sheriatik pėr t’iu shmangur kėsaj marrėveshje lufte duke marrė si objektiv sulmi joluftėtarėt apo civilėt. Hukmi i sheriatit pėr vrasjen e tyre ėshtė jo vetėm harami, por ai pėrbėn edhe njė mėkat tė madh [kebira] dhe kundėrshton njė nga urdhėresat kryesore tė mėnyrės sonė tė jetesės.

II. Autoriteti: Emir al-kital

 

Nga pasazhi i artikullit: "Kėshtu qė ėshtė e lejuar pėr ata qė ti sulmojnė jomyslimanėt tė cilėt jetojnė nė perėndim qoftė si kundėrpėrgjigje  pėr bombardimet e vazhdueshme dhe vrasjet qė ndodhin pėrgjatė gjithė botės islame nga duart e jomyslimanėve, ashtu edhe pėr tė bėrė tė mundur lirimin e myslimanėve nga robėrimi i qafirėve (jobesimtarėve)." kuptojmė se, sipas autorėve, gjendja e luftės me njė shtet tė veēantė jomysliman ekziston thjesht nisur nga fakti se ky shtet perceptohet si agresor.

Ky mendim bie nė kundėrshtim me rregullat bazė tė luftės qė gjenden nė sheriat i cili pohon.

[Ēėshtja e shpalljes sė luftės [apo jo] i besohet autoriteteve ekzekutive dhe vendimit tė tyre: pajtimi me kėtė vendim ėshtė detyrė e nėnshtetasve [pėr ta zbatuar atė] nė pėrputhje me atė qė autoriteti e ka parė si mė tė pėrshtatshme [nė kėtė rrethanė.]

Dhe

[Autoriteti ekzekutiv dhe vartėsit e tij zotėrojnė alternativėn e deklarimit, apo jo, tė luftės].

Vendime tė kėtij lloji nė njė shtet islam, si ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me armėpushimin [akd el-hudna], vendosjen e paqes [akd el-aman] dhe gjykimin rreth tė burgosurve tė luftės [el-ikhtar fi asir], ndėrmerren vetėm nga autoritetet politike dhe ekzekutive [imam] apo nga ndonjė vartės i kėtij autoriteti i zgjedhur nga ky i fundit [emir mensubin min xhihatil imam]. Kėtė fakt myslimanėt e kanė deduktuar qartėsisht nga tekstet [nakl] tona tė shenjta, aq sa askush nuk mund ta mohojė kėtė pėrveē atyre tė cilėt shesin mendjet [akl] e tyre. Arsyeja kryesore ligjore [ile aslije] pas kėsaj ēėshtje ėshtė se ajo i pėrket interesit publik, pėr kėtė arsye ajo i pėrket vetėm autoriteteve zyrtare.

E gjithė kjo bazohet nė parimin [kaide] ligjor tė mirėnjohur e cila shprehet

 [Vendimi i autoritetit nė emėr tė subjekteve [tė tij] ėshtė i varur nga interesi [publik]

dhe
[Kėshtu qė autoriteti, gjatė gjykimit tė tij, duhet tė veproj nė dobi tė avantazhit mė tė madh pėr [tė gjithė] myslimanėt.


Kėshillė [Nasīha]: Gjėja kryesore qė duhet tė ketė ndėrmend autoriteti gjatė shqyrtimit rreth fillimit apo jo tė luftės duhet tė jetė ndėrgjegjja se lufta ėshtė vetėm njė mjet dhe jo njė qėllim. Kėshtu qė, nėse gjenden mėnyra tė tjera pėr tė arritur qėllimin, dhe qėllimi mė i lartė ėshtė e drejta pėr tė praktikuar religjionin tonė haptazi (siē ndodh sot nė Spanjėn moderne, ndryshe nga Spanja mesjetare e rikonkuistės), atėherė ėshtė mė parėsore [eula] qė tė mos shkohet nė luftė. Kjo qė sapo pėrmendėm ėshtė shprehur nė mėnyrė tė pėrmbledhur nga Imam Zerkashi (Zoti qoftė i kėnaqur me tė) i cili ka thėnė:

 [Domosdoshmėria e saj [e luftės] ėshtė domosdoshmėria e mjeteve, jo e qėllimeve]

 Pėrfundimi, pavarėsisht pėlqimeve personale, ėshtė ky: E drejta pėr tė deklaruar luftė apo xhihad pėr myslimanėt i pėrket vetėm autoriteteve tė ndryshme qė pėrfaqėsohen sot nga shtetet myslimane, dhe jo ndonjė individi, madje edhe nėse ai ėshtė dijetar apo ushtar. Nė tė njėjtėn mėnyrė qė njė autoritet (si kadiu nė gjykatė: mehkemeh) ėshtė i vetmi qė zotėron tė drejtėn pėr tė deklaruar dikė apostat [murted]. Pėrndryshe vrasja e tij do tė ishte e jashtėligjshme dhe e paautorizuar.

Madje edhe gjatė periudhės sė kalifatit Osman, njė tjetėr autoritet mysliman i cili ndodhej nė njė zonė tjetėr gjeografike, si p.sh. nė nėnkontinentin Indian, mund tė ketė qenė nė luftė ndėrkohė qė nė tė njėjtėn kohė ushtria e kalifatit (osman) ishte nė paqe me tė njėjtin armik. Kjo ėshtė mėnyra se si kanė rrjedhur gjėrat gjatė historisė sonė tė gjatė, dhe kjo ėshtė mėnyra se si ato janė zhvilluar gjithnjė, dhe ky ėshtė realiteti faktik.

Kapitulli  III. Metoda: Mektul bih

 

Shprehja: "sulme si ai i 11 Shtatorit, tė kryera falė rrėmbimit tė avionėve, ėshtė njė opsion i vlefshėm nė xhihad",  ku sulme tė tilla pėrdorin taktika tė ngjashme me ato tė pėrdorura nga kamikazėt japonez gjatė luftės sė dytė botėrore dhe tė cilat janė pėrshkruar nė mėnyra tė ndryshme si akte vetsakrifikuese, martirizime apo misione vetėvrasėse. Nuk ka asnjė dyshim ndėrmjet shkollarėve mysliman, dhe asnjė mosmarrėveshje [khilaf] midis kadive, myftive apo juristėve rreth faktit se pohimi i lartpėrmendur, dhe ata tė cilėt e pranojnė atė, thyen padyshim, konsensusin e dijetarėve mysliman [mukhalifun lil ixhma] meqenėse ai rezulton nė vrasjen e joluftėtarėve. Mbi tė gjitha ky sugjerim ėshtė njė pėrpjekje pėr tė legjitimizuar vrasjen e padiskutueshme tė joluftėtarėve.

Sa i pėrket metodės dhe taktikės kamikaze pėrmes sė cilės kryhen kėto veprime, tė cilat nuk janė vetėm haram por edhe tė urryera, ekziston njė mospajtim mendimesh midis disa juristėve rreth asaj se a pėrbėjnė akte tė tillė vetėvrasje apo jo. Rreth kėsaj ēėshtje duhen bėrė detajizime tė mėtejshme (Duhet vėnė re se nė tė gjitha rastet nė vijim, ėshtė marrė pėr i mirėqenė fakti se objektivi i sulmit ėshtė legjitim, d.m.th. njė objektiv ushtarakisht legjitim, dhe se veprimi ėshtė kryer gjatė njė lufte tė vlefshme kur nuk ekziston asnjė armėpushim [fil hal el-harb ve la hudnata fihi], njėsoj si nė rastin e sulmeve kamikaze tė kryera nga japonezėt)

Detajizimi I: Nėse sulmi pėrfshin njė bombė tė vendosur nė trup, ose aq afėr viktimės sa qė kur mbajtėsi i saj e aktivizon bombėn ėshtė i sigurt [jekin] se do tė vdesė edhe vetė, atėherė mendimi mė i saktė [kaulu esah], sipas nesh, ėshtė se njė veprim i tillė pėrbėn vetėvrasje. Kjo sepse bombarduesi, duke qenė nė tė njėjtėn kohė edhe i vrari [mektūl], bėn qė vrasėsi [vepruesi i menjėhershėm dhe aktiv i cili vret] tė jetė i barabartė me tė vetėvrarin [katil nefseh]

Degėzim: Nėse sulmi pėrfshin njė bombė (si, p.sh., hedhja e njė granate etj.), por sulmuesi mendon se nėse do ta aktivizoj bombėn ėshtė e pasigurt [dhan] nėse edhe vetė ai do tė vdes apo jo gjatė kėtij procesi, atėherė mendimi mė i saktė ėshtė se ky veprim nuk pėrbėn vetėvrasje. Nėse ai vdes gjatė kėtij veprimi vetėmohues, ai shndėrrohet nė atė qė me tė drejtė mund ta quajmė dėshmor ose hero [shehid]. Kjo sepse sulmuesi, nėse vdes, nuk ka qenė aktiv duke e dėshiruar vdekjen e tij, pėr arsye se nė kėtė rast vrasėsi ėshtė, me shumė mundėsi, dikush tjetėr.

Njė shembull i pėrshtatshėm pėr tė ilustruar kėtė qė sapo thamė mund tė jetė ky: nėse nė vendin dhe nė kohėn e duhur, si p.sh. nė mes tė njė beteje tė ashpėr kundėr njė njėsie ushtarake armike, i urdhėruar nga komandanti i tij apo edhe duke e marrė vetė iniciativėn, njė ushtar bėn njė sulm tė vetmuar duke synuar pėrmes saj qė tė kthej fatet e luftės, por vdes gjatė kėtij procesi (e jo nė mėnyrė qėllimshme nga duart e tij), atėherė ai ushtar vdes si hero (kjo rrethanė ėshtė saktėsisht konteksti i tė rėnin dėshmor [shehid] –sipas terminologjisė islame- sepse ai ka vdekur nė njė formė vetėmohuese). Nėse ai i mbijeton kėtij veprimi atėherė ai bėhet meritor pėr medaljen e nderit ose sė paku bėhet njė hero i nderuar lufte dhe kujtohet si njė patriot i njohur (nė terminologjinė islame bėhet njė muxhahid i vėrtetė)

Ky ėshtė konteksti i saktė pėr sa i pėrket ēėshtjes [mesele] sė “sulmuesit tė vetėm” [el haxhim el-vahid] dhe kuptimit tė vendosjes sė jetės nė rrezik [el-tagrir bi nefs], fakt  i cili gjendet nė tė gjitha kapitujt e jurisprudencės islame tė cilat trajtojnė ēėshtjen e luftės. Dijetari i madh i bashkėsisė [ymetit] myslimane Imam Gazali (Zoti qoftė i kėnaqur me tė) ka siguruar pėrmbledhjen mė tė mirė e tė paanshme tė temės nė shqyrtim:

“Nėse dikush thotė: Cili ėshtė kuptimi i fjalėve tė Lartmadhėruarit:

 “…dhe mos e ēoni veten tuaj nė shkatėrrim!”  (Kuran 2:195)?

"Ne i pėrgjigjemi: Nuk ka asnjė mospajtim [mendimesh midis shkollarėve] rreth myslimanit [ushtar] tė vetėm i cili sulmon nė brendėsi tė linjave tė luftės [tė kundėrshtarėve] tė jomyslimanėve [tė njė ushtrie qė ėshtė nė gjendje lufte me ushtrinė e ushtarit dhe po pėrballet me ta nė betejė] dhe lufton [ato] madje edhe nė rastin kur e di se me shumė mundėsi do tė vritet [nė kėtė sulm]. Mund tė mendohet se rasti nė fjalė bie nė kundėrshtim me versetin e lartpėrmendur, por nuk ėshtė kėshtu. Nė tė vėrtetė, Ibn Abazi (Zot qoftė i kėnaqur me tė) ka thėnė: “[kuptimi i fjalės] “shkatėrrim” nuk ėshtė [rasti i kėsaj ngjarjeje]. Pėrkundrazi, [kuptimi i saj] ėshtė tė neglizhosh pajisjet apo furnizimin e pėrshtatshėm [nafaka]: pėr ekspeditėn ushtarake. [Nė kontekstin modern kjo do tė thotė se shteti duhet tė siguroj armėt, furnizimet e nevojshme etj, nė mėnyrė qė e gjithė kjo tė bėhet] duke ju bindur Zotit [siē thuhet edhe nė pjesėn e parė tė kėtij verseti:

 “Shpenzojeni pasurinė nė rrugėn e Allahut” (Kuran 2:195)].

 

Domethėnė, ata tė cilėt dėshtojnė pėr tė kryer [kėtė obligim] do tė shkatėrrojnė vetveten. [Njė tjetėr autoritet sahabi] El-Barra Ibn Azib el Ensari ka thėnė: “[Kuptimi i fjalės] “shkatėrrim” ėshtė [qė njė myslimani] tė kryej njė mėkat e mė pas tė thotė: “pendimi im nuk do tė pranohet”. [Njė tabiin i mirėnjohur] Ebu Ubejde ka thėnė: “Kuptimi i saj [i fjalės shkatėrrim] ėshtė tė kryesh njė mėkat dhe mė pas tė mos bėsh njė vepėr tė mirė pas tij deri sa tė vdesėsh [mendo rreth kėsaj].

 

Nė tė njėjtėn mėnyrė qė ėshtė e lejuar [pėr ushtarin mysliman tė pėrmendur mė lart] tė luftojė [ushtrinė] jomyslimane derisa tė vritet [gjatė kėtij procesi], ėshtė po ashtu e lejuar [d.m.th. pėr zbatuesin e ligjit, duke qenė se aid –i i ēėshtjes sė mėparshme i kthehet pėremrit origjinal [damir el-asli] pėr kapituj si: Muhtesib ose zbatuesi, siē mund tė jetė policia.] nė ēėshtjet e pėrforcimit [hisba] tė ligjit.

Gjithsesi, [vėre cilėsimin [kajd] e mėposhtėm] nėse ai e kupton [dhanni] se sulmi i tij nuk do ti shkaktoj dėm [ushtrisė tė] jomyslimanėve, siē mund tė ndodhė kur ndonjė i verbėr apo njeri i pafuqishėm e hedh veten nė vijėn e armikut, atėherė ky veprim ėshtė i ndaluar [haram] dhe [ky veprim] pėrfshihet nėn kuptimin e pėrgjithshėm [umum] tė fjalės “shkatėrrim” tė pėrmendur nė verset [nė kėtė rast kuptimi do tė ishte literalisht hedhja e vetvets nė shkatėrrim].

Pėr tė, ėshtė e lejuar vetėm qė tė avancoj [e tė vuaj pasojat] nėse e di se ėshtė i aftė tė luftoj [nė mėnyrė efektive] deri sa tė vritet, apo e di se do tė jetė i aftė, duke i dėshmuar jomyslimanėve guximin dhe bindjen e tij, ti demoralizoj zemrat dhe mendjet e [ushtrisė] armike, duke i bindur ato se edhe pjesa tjetėr e ushtrisė [myslimane] ėshtė [gjithashtu] vetėmohuese [killa el-mubala] nė besnikėrinė e tyre pėr tu sakrifikuar pėr Zotin [paralelizmi mė i afėrt nga ana laike do tė ishte ‘tė vdesėsh pėr hir tė atdheut”]. Pėrmes kėsaj metode, vullneti i tyre pėr tė luftuar [sheuka] do tė shkatėrrohet [e kjo mund tė shkaktoj panik dhe ti shpartalloj ato dhe mund tė jetė shkak pėr kolapsin e linjave tė armikut.].” [al-Gazali, Ihja', 2:315-6].

Ėshtė e qartė se ky veprim vetėmohues tė cilin ēdo ushtar modern, mysliman apo jo, mund ta kryej gjatė betejės nuk mund tė quhet vetėvrasje. Ai mund tė pėrshkruhet nė mėnyrė hiperbolike si sulm “vetėvrasės”, por tė vėsh nė rrezik jetėn tėnde ėshtė njėra gjė ndėrsa tė kryesh vetėvrasje gjatė sulmit ėshtė qartėsisht njė gjė tjetėr. Siē tregohet edhe nė pasazhin e lartpėrmendur, ėshtė e mundur [qė nė luftė] tė pėrballesh me tė dyja situatat: njė sulm i cili ėshtė tagrir bil nefs, i cili nuk ėshtė i ndaluar; dhe njė sulm i cili ėshtė i llojit tehluka, i cili ėshtė i ndaluar.

 

Detajizimi II:

Nėse sulmi pėrfshin goditjen e njė mjeti ushtarak dhe sulmuesi ėshtė i sigurt se do tė vdesė [si pasoj e kryerjes sė tij], njėsoj si rasti i misioneve tė kamikazėve japonez, atėherė juristėt tanė kanė mospajtime midis tyre rreth faktit se konsiderohet apo jo vetėvrasje njė veprim i tillė.

Thėnia A: Ata tė cilėt e konsiderojnė kėtė veprim si vetėvrasje, argumentohen duke thėnė se nė kėtė rast ka njė mundėsi [dhanni] qė i vrari [mektul] tė jetė po vetė vrasėsi [katil] (siē e shpjeguam edhe nė detajizimin nr.1) dhe kjo nuk lejon asnjė specifikim tė mėtejshėm duke qenė se vetėvrasja ėshtė njė mėkat i urryer.

Thėnia B: Ndėrsa ata tė cilėt mbėshtesin mendimin tjetėr, madje edhe duke marrė pėr tė mirėqenė se i vrari mund tė jetė po vetė vrasėsi, bėjnė edhe specifikime tė mėtejshme tė ēėshtjes, duke lejuar mundėsinė qė nga kryerja e kėtij veprimi mund tė varet fati i luftės. Ky grup sjelle detajizime tė mėtejshme qė duhen marrė parasysh nga ata tė cilėt mbėshtesin mendimin e dytė. Sipas tyre oficeri nė komandė nuk ka tė drejtėn qė ti urdhėroj asnjė prej vartėsve tė tij qė tė kryejnė njė mision tė rrezikshėm si ky. Kėshtu qė nėse njė veprim i tillė duhet kryer, ai duhet bėrė me liri tė plotė dhe vetėm kur ėshtė iniciativė personale e ushtarit (siē ndodh nė rastin kur veprimi i kryer ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me urdhrat e oficerit).

Mendimi i parė ėshtė qėndrimi mė i preferuar [mutexhi] nga juristėt tanė, ndėrsa mendimi i dytė haset mė rrallė pėr shkak tė mungesės sė njė precedenti tė qartė, pėr shkak se detajet e tij ligjore janė tė mbushura me dykuptimėsi dhe vėshtirėsi tė mėtejshme si edhe pėr shkak se qėndrimi i kundėrt me tė [mukabil] mban nė vetvete pėrfundime mė tė rėnda (d.m.th., atė tė vetėvrasjes, pėr tė cilėn ekziston edhe konsensusi [ixhmai] i dijetarėve mysliman sipas sė cilit ai qė kryen vetėvrasje do tė dėnohet [nė botėn] pėr ta kryer pėrjetėsisht kėtė veprim [ndaj vetes sė tij]).

Pėrveē kėtyre argumenteve, mendimi i parė ėshtė, gjithashtu, ai mė i preferuari dhe mė i sakti meqenėse ai ėshtė gjendja fillestare [asl] apo origjinale. Veprimi nė kėtė rast duhet tė mbėshtetet nė parimin ligjor tė mirėnjohur sipas sė cilit


[Shmangia e kundėrshtimeve [khilaf] ėshtė opsioni mė i preferuar]

Sė fundmi, qėndrimi i parė ėshtė fetarisht ai mė i sigurti dhe kjo duke marrė parasysh dykuptimėsinė e statusit ligjor tė personit qė kryen njė veprim tė tillė, -qoftė nė rastin kur i vrari ėshtė vetė vrasėsi -, si dhe dyshimeve dhe pasigurive qė mbizotėrojnė rreth faktit nėse ėshtė apo jo i vrari nė kėtė rast edhe vrasėsi i vetes sė tij. Duke pasur parasysh kėtė mund tė themi se ky qėndrim bėn pjesė nė kategorinė e ēėshtjeve tė dyshimta [shubuhat] tė atij lloji [neu] qė duhet shmangur nga tė gjithė ata qė janė tė pėrpiktė nė ēėshtjet fetare. Profeti me urtėsinė e tij ėshtė shprehur rreth kėsaj ēėshtje, nė hadithin e transmetuar nga El-Numani (Zoti qoftė i kėnaqur me tė), duke thėnė:

[Ai i cili e shpėton veten e tij nga ēėshtjet e dyshimta ka shpėtuar fenė dhe nderin e tij.] (Transmetuar nga Ahmedi, Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Taberani dhe Bejhekiu me ndryshime tė vogla nė tekst.)

Ue Allahu A’lam bi sauab!  [Allahu e di se kush ėshtė mendimi mė i saktė]

Dobia: Gjykimi fillestar [asli] fetar pėr pėrdorimin e njė bombe (precedenti mesjetar i tė cilės ka qenė: zjarri grek [kital bil-nar apo remji el-naft] dhe katapultat [menxhanik]) si njė mjet lufte ėshtė se ajo ėshtė mekruh [e urryer] duke qenė se ajo vret duke mos bėrė asnjė dallim [jeumu men jukatilu ve men la jukatilu], ndryshe nga pėrdorimi i pushkėve (ekuivalenti mesjetar i tė cilave ka qenė: harku ose shigjeta). Nėse njė armė qė vret nė mėnyrė jo tė pėrzgjedhur pėrdoret nė njė vend ku jetojnė civilė atėherė pėrdorimi i asaj ėshtė haram, vetėm nėse pėrdoret nga domosdoshmėria [min darura] (e padyshim qė kjo duhet bėrė nga njė personel ushtarakisht i autorizuar pėr tė kryer veprime tė tilla)

Pėrfundimi ligjor

 

Duke marrė parasysh tė tre detajizimet ligjore tė pėrmendura mė parė, ėshtė e qartė se mendimi i shprehur nė artikullin fillestar, tė cilin jemi duke e marrė nė shqyrtim, ėshtė i pabazė dhe jo nė pėrputhje me ligjin tonė tė shenjtė [sheriat].

Pėrsa i pėrket atyre tė cilit mund tė mos jenė bindur ende dhe janė tė mendimit se njė veprim i tillė [kamikaz] ėshtė i justifikueshėm, me pretekstin se rreth kėtij veprimi, ashtu siē e pamė nė detajizimin nr. II nė kapitullin III, ekziston mosėmarrveshje [khilaf] midis dijetarėve mysliman (e pėr kėtė arsye, veprimi nė vetvete mund tė lejohet duke u mbėshtetur nė parimin bazė tė jurisprudencės islame sipas sė cilit duhet tė jemi tolerant nė ēėshtjet ku hasen mosmarrėveshje [mesail khilafije] dhe tė pranojmė mospajtimin), atėherė duhet bėrė me dije se nuk ekziston asnjė mospajtim ndėrmjet shkollarėve mysliman se pėrsiatja nuk qėndron, meqenėse ėshtė e mirėnjohur se:

[E diskutueshmja nuk mund tė refuzohet; vetėm (prishja e) konsensusit mund tė refuzohet]

Meqenėse tė gjithė janė tė njė mendimi nė pohimin se vrasja e joluftėtarėve ėshtė e ndaluar, askush nuk mund tė pretendoj se ky veprim [amal] ėshtė i tejkaluar nga ligji.

Ky rregull [kaide], tė cilin e kemi shprehur nė mėnyrė tė pėrmbledhur pak mė lart, nėse kuptohet nė mėnyrėn e duhur, nėnkupton se njė veprim rreth tė cilit ka mendime tė ndryshme [khilaf] mund tė tolerohet, ndėrsa njė veprimi qė kundėrshton konsensusin [ixhma] ėshtė kategorikisht i refuzuar.

Pyetje dhe pėrgjigje tė detajuara

Ēėshtja nr. I

Kam dėgjuar tė thuhet se Islami pohon se vrasja e civilėve, nėse ato janė jomysliman, ėshtė e lejuar?

Pėrgjigja:

Nėse do bėnin shaka (por medito rreth kėsaj nė mėnyrė qė zemra jote tė hapet) do tė thonim se ajo qė pėrbėn provė tek ne myslimanėt nuk ėshtė ajo ēka Islami thotė, por ajo ēka Allahu (I Lartmadhėruar qoftė Ai!) dhe i dėrguari i tij (paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė) thonė. Por seriozisht: Pėrgjigja ėshtė absolutisht JO. Edhe studenti fillestar nė jurisprudencėn islame do tė ishte i aftė tė vėrente se standardi apo parimi kryesor [dabit] i pėrmendur mė parė nė kėtė punim pėrfshin edhe kundėrshtarin jomysliman nė njė gjendje lufte tė deklaruar nė mėnyrė ligjore nga njė autoritet mysliman kundėr njė armiku jomysliman, madje edhe nė rastin kur civili nė fjalė ėshtė subjekt apo nė mbrojtje [dhimma] tė shtetit jomysliman kundėrshtar [Darul Harb]. Nėse kėto janė rregullat qė duhen marrė parasysh nė lidhje me njė jomysliman civil i cili shoqėrohet mė forcat e deklaruara armike, atėherė mund ta imagjinojmė lehtėsisht se ēfarė standardesh tė larta mund tė ekzistojnė nė rastin kur nuk ekziston [midis palėve] asnjė gjendje lufte apo ajo ėshtė e paqartė. Nuk duhet harruar qė ekzistojnė mė shumė se 100 versete kuranore tė cilat na urdhėrojnė qė tė jemi gjatė gjithė kohės tė durueshėm pėrballė poshtėrimit dhe ti kthejmė shpinėn dhunės [el-i’rad anil mushrikin vel sabr ala adhel-ada], ndėrkohė qė gjendet vetėm njė verset nė tė cilin lufta (e cila nuk zgjat pėrgjithnjė) bėhet njė alternativė (nė kontekstin tonė bashkėkohorė ky opsion vlen pėr autoritetin e veēantė mysliman dhe jo pėr individin), dhe kjo nė rastin e veēantė kur ėshtė forca jomyslimane ajo qė ka derdhur gjak [tė pafajshėm] e para.

Ēėshtja nr. II

Ēfarė kuptimi ka verseti kuranor qė thotė “Vritini jobesimtarėt kudo qė ti gjeni” dhe hadithi i saktė profetik nė tė cilin profeti thuhet se ka thėnė: “Unė jam urdhėruar qė tė luftoj kundėr njerėzve deri sa ata tė dėshmojnė [Islamin]”?

Pėrgjigja jonė ndaj kėsaj pyetje ėshtė sa vijon: Ėshtė njė fakt i mirėnjohur midis dijetarėve islam se verseti i mėposhtėm:  “Vritini idhujtarėt kudo qė ti gjeni ato” (Kuran 9:5) i referohet njė ngjarjeje historike. Mė saktėsisht aleatėve tė mekasve tė cilėt thyen marrėveshjen e Hudejbijes [Sulh el-Hudejbije] e cila mė pas solli nė ēlirimin e Mekės [fet’hul Meka]. Pėr pasoj asnjė rregull ligjor, ose me fjalė tė tjera, asnjė nėnkuptim praktik apo i veēantė nuk mund tė deduktohet nga verseti nė vetvete.

Ironia dhe, nė tė vėrtetė, providenca hyjnore e gjendur nė frazėn e fundit tė versetit (kudo qė ti gjeni), -  tė cilėn shumė komentues tė kuranit [mufesir] e kanė kuptuar si njė shprehje qė i referohet vendit (d.m.th. luftojini ato brenda apo jashtė Qabes) – ka kuptimin se fitorja kundėr mekasve do tė ndodhė me njė betejė tė vetme, qoftė brenda Qabes ose jashtė saj. Pėr mė tepėr u shpall njė amnisti e pėrgjithshme [ue mennun alejhi bi tekhlijat sebilihi apo neha an safki dima] pėr tė gjithė arabėt xhahilė tė cilėt jetonin aty. Nėse ky verset nuk do tė kishte qenė subjekt i njė konteksti historik, pėrsėri ai do tė kishte qenė njė tekst i llojit tė pėrgjithshėm [amm], pėr kėtė arsye ai do tė kishte qenė subjekt ndaj specifikimeve [tekhsis] nga tregues [delil] tė tjerė.  Efekti i tij nė kohėzgjatje, nė rastet kur nuk i referohet arabėve tė kohės sė xhahilijetit, ėshtė se ai mund ti referohet vetėm njė gjendjeje lufte pėr sa kohė nuk ekziston asnjė armėpushim.

Disa prej komenteve mė tė njohura pėr shprehjen "al-mushrikīn" [paganėt], e cila gjendet nė kėtė verset, janė: "el-nakithina khasaten" [veēanėrisht ata tė cilėt kanė thyer marrėveshjen] [Imam Neveviu el-Xhavi, Tefsīr, 1:331]; "el-ledhine juharibunekum" [ata tė cilėt ju kanė shpallur luftė] [Kadi Ibn 'Arabi, Ahkam el-Kur'an, 2:889]; si edhe "khasan fī mushrikī l-'arabi dune ghajrihim" [veēanėrisht, arabėt e xhahilijetit dhe askush tjetėr pėrveē tyre] [el-Xhassās, Ahkam el-Qur'an, 3:81].

Sa i pėrket fjalės “njerėz” [el-nas] e cila gjendet nė hadithin e lartpėrmendur, ekziston njė konsensus [ixhma] midis dijetarėve mysliman se kjo fjalė i referohet “idhujtarėve” [mushrikėve], njėsoj si nė versetin e sures Toube tė pėrmendur mė parė. Kėshtu qė kjo shprehje ka si synim vetėm arabėt e xhahilijetit [mushrikul arab] tė cilėt jetonin gjatė kohės sė fundit tė profecisė sė Muhamedi (a.s.) dhe nė vitet e para tė kalifėve tė drejtėudhėzuar [hulefai rashidin] dhe jo jomyslimanėt e tjerė.

Pėr ta pėrmbledhur, ne nuk jemi nė luftė tė pėrhershme me jomyslimanėt. Pėrkundrazi, statusi ligjor burimor [el-asl] ėshtė gjendja e paqes, dhe ndryshimi i kėtij statusi i pėrket vetėm autorietit mysliman i cili, nė botėn tjetėr, do tė pėrgjigjet pėr ixhtihad-in dhe vendimet e tij. Njė vendim i tillė nuk i ėshtė ngarkuar nė mėnyrė hyjnore asnjė individi, madje as ndonjė ushtari apo dijetari. Tė besosh tė kundėrtėn do tė thotė tė shkosh kundėr rregullit tė mirėnjohur nė ligjit tonė sipas sė cilit autoriteti mysliman mund ti kėrkoj ndihmė njė jomyslimani nė bazė tė disa kushteve duke pėrfshirė, p.sh., faktin qė aleati jomysliman ėshtė dashamirės ndaj myslimanėve

Ēėshtja nr. III

Kam dėgjuar njė dijetar tė thotė se gratė izraelite nuk janė njėsoj si gratė e tjera, pėr shkak se ato janė tė militarizuara. Si rrjedhojė, kjo do tė thotė se ato futen nė kategorinė e grave luftėtare dhe kjo e bėn legjitim marrjen e tyre nė shėnjestėr [tė sulmeve], por kjo vlen vetėm pėr rastin palestinez.

Pėrgjigja: Asnjė jurist i shkolluar i ndonjėrės prej katėr shkollave juridike islame, nėse ndjek nė mėnyrė besnike procesin juridik tė shkollave sunite nė lidhje me kėtė temė, nuk mund ta shpreh kėtė si njė gjykim ligjor. Nėse ėshtė i vėrtetė fakti qė dijetari nė fjalė e ka shprehur kėtė mendim sipas mėnyrės qė ju e paraqitėt, atėherė ky pohim jo vetėm qė ėshtė nė kundėrshtim me rregullin bazė e tė mirėnjohur tė pėrmendur mė parė nė punimin tonė (kapitulli : “Nuk ėshtė e lejuar tė vrasėsh gratė dhe fėmijėt nėse ato nuk janė pėrfshirė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė luftime”), por ai shfaq edhe njė mungesė sofistikimi nė detajizimet ligjore. Nėse ēėshtja ėshtė pikėrisht kėshtu, atėherė na duhet tė themi se ajo nuk bėn pjesė nė ēėshtjet e diskutueshme [mesail khilafijeh], rreth sė cilave dikush mund ti lejoj vetes tė jetė dakord apo jo me tė, meqenėse mendimi nė fjalė, duke marrė parasysh parimet dhe rregullat e bazės dhe degėve tė ligjit islam, ėshtė krejtėsisht i gabuar.

Le ta shpallim pėrsėri standardin apo parimin ligjor, ashtu siē ėshtė pėrmbledhur ai nga dijetarėt tonė gjatė diskutimit tė rregullave tė luftės: njė ushtar mund tė sulmojė njė grua apo (nėse ėshtė e zbatueshme) njė ushtar fėmijė (apo njė burrė civil) vetėm si vetėmbrojtje dhe vetėm atėherė kur ajo vetė (e jo dikush tjetėr nga ushtria e saj) ėshtė e pėrfshirė nė luftime tė drejtpėrdrejta. (Sa i pėrket ushtarėve burra, duhet tė themi se ato konsiderohen luftėtarė vetėm nė momentin kur ato arrin nė fushėbetejė, edhe nėse nuk janė duke luftuar. E gjithė kjo qė sapo thamė ėshtė ee vlefshme atėherė kur marrėveshjet e luftės janė ndjekur me pėrpikėri, dhe kur e gjithė kjo ndodh nė rast tė njė lufte tė vlefshme dhe nė njė kohė kur nuk ekziston asnjė armėpushim.).

Ky rregull strikt, jo vetėm qė ėshtė bėrė i qartė nė tekstet ligjore sekondare tė ligjit islam, por ai ėshtė, gjithashtu, i kuptueshėm edhe nga analiza gjuhėsore e teksteve provė kryesorė tė cilat janė pėrdorur pėr tė deduktuar prej tyre kėtė rregull parėsor. Kėshtu qė forma e foljes qė ėshtė pėrdorur nė shkrimet ėshtė jukatilu dhe kjo i pėrket llojit tė formave foljore tė cilat tregojnė dyanshmėri dhe reciprocitet [mushareka]. Kėshtu qė kjo folje tregon njė marrėdhėnie direkte, personale ose reciproke ndėrmjet dy faktorėve: minimumi i sė cilės ėshtė kur njėri prej tyre bėn njė pėrpjekje pėr tė vepruar mbi tjetrin. Nėnkuptimi ligjor nė kėtė rast ėshtė se njėri prej tė dyve mund tė konsiderohet si objektiv legjitim [pėr tu sulmuar] vetėm atėherė kur ndodh njė marrėdhėnie [konfliktuale] direkte dhe reciproke.

Nė realitet [vaki], kjo nuk ėshtė ajo qė ndodh nė terren (meqenėse misionet vetėvrasėse me bomba janė me natyrė ofensive, dhe sulmi i drejtohet haptazi njė objektivi joushtarak). Pėr kėtė arsye personi qė kryen njė veprim tė tillė mund tė quhet me tė drejtė agresori, dhe objektivi mbetet i panjohur deri disa sekonda para se misioni tė arrijė pėrmbushjen e tij.

Thėnė shkurt, edhe nė rastin kur kėto gra janė ushtare, ato mund tė sulmohen vetėm kur janė tė pėrfshira nė luftime tė drejtpėrdrejta dhe jo nė ndonjė situatė tjetėr. Sidoqoftė ka ende detaje tė tjera thelbėsore qė duhen marrė nė konsideratė dhe kushte tė ndryshme qė duhen dėshmuar [para se tė flitet pėr njė ēėshtje tė tillė], tė tilla si gjendja e vlefshme e luftės dhe mungesa e njė armėpushimi.

Ēėshtja nr. IV

Nėse thuhet: "se kur njė kamikaz hedh veten nė erė, ai nuk ėshtė duke e drejtuar sulmin e tij ndaj civilėve, pėrkundrazi, sulmi ėshtė i pėrcaktuar tė shėnjoj ushtarėt jashtė detyrės (pėr tė cilėt mė ėshtė thėnė se nuk nėnkupton rezervistėt, meqenėse shumica e izraelitėve janė teknikisht rezervist). Civilėt e pafajshėm futen nė kategorinė e dėmeve anėsore gjatė planit pėr tė sulmuar ushtarėt.."

Pėrgjigja: Kjo ēėshtje ka nevoja pėr sqarimin e dy detajeve.

 Detajizimi A: Ushtarėt jo nė detyrė trajtohen si civilė.

Juristėt tanė janė njėzėri nė pohimin se gjatė njė luftė ku nuk ekziston asnjė marrėveshje pėr armėpushim, dhe ku sulmi nuk synon njė objektiv tė vlefshėm ushtarak, ushtari armik (femėr apo mashkull, i rekrutuar apo jo) i cili nuk ėshtė nė njė detyrė operacionale, apo nuk ka veshur uniformėn ushtarake, e pėr kėtė arsye nuk ka asgjė nė paraqitjen e jashtme tė tij qė tė sugjeroj se ushtari ėshtė nė luftim, atėherė ai konsiderohet si njė joluftėtar [men la jukatilu] (e pėr rrjedhojė ai duhet trajtuar si njė civil normal).

Njė objektiv i vlefshėm ushtarak ėshtė i kufizuar ose tek fushėbeteja [mehall el-maraka ose sahat el-kital] ose tek baza ushtarake [muaskar: shembujt mesjetar pėr tė janė  kalatė ose fortesat; ndėrsa shembujt modern janė kazermat, depot ushtarake, etj.] dhe nė rast tė objekteve tė tilla si njė restorant, njė hotel, njė autobus publik, zona pėrqark ditės sė trafikut, apo ēdo banesė tjetėr publike nuk mund tė konsiderohen si objektiva tė vlefshme ushtarake. Meqenėse, sė pari, kėto nuk janė vende dhe baza nga tė cilat normalisht mund tė nis njė sulm [mehall el-rej]; sė dyti, sepse ekziston njohuri e sigurt [jekin] se nė kėto vende ka njė pėrzierje [ikhtilat] tė luftėtarėve me joluftėtarėt; dhe sė treti, joluftėtarėve, nė raste tė tilla, nuk i jepet mundėsia tė largohen nga vendi i sulmit.

Ndėrsa sa i pėrket rastit kur ushtarėt janė nė fushėbetejė, atėherė mbi to duhet tė zbatohen rregullat normale tė luftės.

Nėse ushtarėt gjenden nė kazerma apo ndėrtesa tė ngjashme, ekzistojnė diskutime tė mėtejshme nėse pėrbėjnė apo jo kėto ndėrtime objektiva tė vlefshėm ushtarak. Qėndrimi mė i saktė (kaul esahh) sipas juristėve tanė ėshtė se sulmi i kėtyre objekteve ėshtė i urryer [mekruh] nė fe.

Detajizimi B: Joluftėtarėt nuk mund tė konsiderohen dėme anėsore, vetėm nė rastet kur ato pėrfshihen gjatė sulmit ndaj njė objektivi tė vlefshėm ushtarak. Nė kėtė rast ato mund tė konsiderohen si dėm anėsor, i ardhur si pasojė e rrethanave lehtėsuese.

Nuk ka asnjė mospajtim [khilaf] midis dijetarėve mysliman rreth faktit se joluftėtarėt apo civilėt nuk mund tė pėrfshihen nė kategorinė dėmeve anėsore nė njė objektiv joushtarak nė njė zonė lufte si dhe se vdekja e tyre nuk ėshtė justifikueshme nė ligjin islam. Ai i cili vret ndonjėrin prej tyre konsiderohet fajtor pėr mėkatin e vrasjes, ndonėse ushtarit tė cilit i vėrtetohet kjo akuzė i kursehet zbatimi i dėnimit kapital [hadd], pėrjashto rastin kur vėrtetohet se vrasja ka qenė e paramenduar dhe e qėllimshme.

Nėse nuk ėshtė kėshtu, atėherė dėnimi i vrasėsit varet nga zgjedhja e autoriteteve [tazir] dhe nė ēdo rast ai ėshtė i detyruar tė paguaj zhdėmtimin e pėrshtatshėm[dije].

Sa i pėrket objektivit tė vlefshėm ushtarak nė njė zonė lufte, shkolla juridike shafiite gjithnjė ka marrė parasysh mundėsinė e dėmeve anėsore, ndryshe nga mendimi i shkollave tė tjera juridike sipas sė cilave njė veprim i tillė ėshtė jashtė ēdo dyshimi i paligjshėm. Pikat nė vijim janė kushtet e pėrcaktuara pėr lejimin e kėtij pėrjashtimi tė diskutueshėm (shto kėtu edhe kushtim mė tė rėndėsishėm nga tė gjithė: qė veprimi tė zhvillohet gjatė njė lufte tė vlefshme nė njė kohė kur nuk ekziston asnjė armėpushim)

(1) Objektivi duhet tė jetė ushtarakisht i vlefshėm.

(2) Sulmi duhet tė vij si pasojė e domosdoshmėrisė [min darura] (i tillė qė civilėt tė jenė paralajmėruar pėr tu larguar nga vendi i ngjarjes dhe tė ketė kaluar njė farė kohė pasi ėshtė bėrė lajmėrimi.

(3) Tė mos ketė civilė myslimanė apo tė burgosur.

(4) Qė vendimi pėr tė sulmuar objektivin tė jetė njė gjykim i matur i liderit ushtarak apo ekzekutiv i cili ėshtė i mendimit se nga kryerja e kėtij veprimi varen fatet e luftės.

 

(Mbi tė gjitha, ka njė mospajtim ndėrmjet juristėve tanė rreth faktit nėse mund tė jetė apo jo objektivi ushtarak njė objektiv i krishterė apo hebre [ehli kitab], meqenėse i vetmi tekst parėsor i pėrmendur pėr tė lejuar kėtė pėrjashtim i pėrket njė ngjarjeje tė kufizuar vetėm pėr idhujtarėt [mushrikin] siē gjendet nė versetin e pestė tė sures Toube (shih pyetjen nr. 2).

Tė neglizhosh qėllimisht ēdokėnd prej kėtyre kushteve ėshtė ngjashme me mosplotėsimin e kushteve [shurut] tė namazit [salat], neglizhimi i tė cilave e bėn atė tė pavlefshėm [batil] dhe tė padobishėm [fesad].

Kjo ėshtė arsyeja  se pėrse mjetet e pėrdorura pėr kryerjen e njė veprimi duhen korrigjuar dhe legjitimuar nė pėrputhje me rregullat ligjore nė mėnyrė qė veprimi tė jetė i saktė dhe i pranuar, ashtu siē gjendet e pėrmbledhur nė njė nga thėniet e Imam Ibn Atailah-ut (Zoti e shenjtėroftė shpirtin e tij!) e cila ėshtė:

[Ai i cili e fillon diēka mirė e mbaron atė nė po tė njėjtėn mėnyrė]

Sipas ligjit islam, qėllimi nuk i justifikon asnjėherė mjetet me pėrjashtim tė rasteve kur ato janė nė vetvete tė lejueshme, apo tė lejuara [mubah] dhe jo haram, ashtu siē bėhet e qartė nė parimin e mirėnjohur ligjor tė mėposhtėm:

[Mjetet drejt shpėrblimit janė nė vetvete shpėrblim dhe mjetet drejt mėkatit janė nė vetvete mėkat]

Kėshtu qė, madje edhe njė veprim i thjeshtė, siē ėshtė ai i hapjes sė njė dritareje, i cili nė vetvete ėshtė i lejuar apo hallall, e qė fetarisht nuk sjell sevape e as nuk ėshtė gjyhan, nėse kryhet nga njė djalė qe bėn kėtė veprim nė mėnyrė spontane me qėllimin qė ti sjellė nėnės sė tij freski nė njė ditė tė nxehtė vere, atėherė ky veprim neutral kthehet nė njė akt tė rekomandueshėm [mendub] dhe djali shpėrblehet pėr veprėn e tij nė botėn tjetėr dhe pėrfton kėnaqėsinė e Allahut.

Dhe Zoti e di dhe gjykon mė sė miri se kush ėshtė me e mira.

Ēėshtja nr. V

Nėse dikush pyet “Nė njė manual klasik tė ligjit tė shenjtė islam kam lexuar se “ėshtė fyese tė zhvillosh njė ekspeditė ushtarake [ghazė] kundėr jomyslimanėve armiqėsorė pa lejen e kalifit (ndonėse nė rastin kur nuk ka kalif atėherė nuk kėrkohet asnjė leje)” A nuk do tė thotė kjo se ndonėse ėshtė e urryer [mekruh] pėr ēdokėnd tė bėj thirrje pėr fillimin e xhihadit, pėrsėri ky veprim mund tė jetė i lejuar?

Pėrgjigja


[Nuk ka luftė vetėm se nė xhihad!]

Tekstet ligjore sekondare, njėsoj si edhe tekstet provė kryesorė (ndonjė verset kuranor i marrė nga numri i vogėl i verseteve qė pėrmbajnė gjykime ligjore [ajat el-ahkam] apo ndonjė hadith midis numrit tė kufizuar tė haditheve qė pėrmbajnė gjykime [ahadith el-ahkam]), duhen lexuar dhe kuptuar nė kontekst. Pėrfundimi, se ėshtė fyese apo e lejueshme pėr ēdokėnd tjetėr, pėrveē autoriteteve, tė deklaroj apo tė filloj njė luftė, ėshtė qartėsisht i gabuar. Meqenėse ai shkel rregullin themelor tė luftės tė diskutuar nė kapitullin nr. II.

Konteksti i asaj maksime ligjore ishte rrezikimi i jetės [teghrir bi-nefs] kur tashmė ekziston njė gjendje lufte dhe nuk ka asnjė armėpushim, siē u pa qartė edhe nga pasazhi i shkėputur nga libri i Gazaliut tė cilin e pėrmendėm mė parė nė analizėn tonė. Por ky rregull nuk vlen nė ēėshtjet ekzekutive si ato qė kanė tė bėjnė me deklarimin e luftės apo tė ngjashme me tė. Ky fakt bėhet, gjithashtu, i qartė edhe nga terminologjia e pėrdorur: njė ghazu [njė veprim ushtarak, njė sulm, bastisje apo mėsymje: kufizimi minimal nė  shembujt bashkėkohorė do tė ishte ky: njė sulm i kryer nga njė skuadėr apo nga njė togė [katiba] mund tė zhvillohet vetėm atėherė kur ekziston gjendja e xhihadit [luftės], e jo nė ndonjė rrethanė tjetėr]

Dobi: Imam ibn Haxher Askalani (Zoti qoftė i kėnaqur me tė) e liston strukturėn organizative tė njė ushtrie si mė poshtė: njė ba’th [njėsi] dhe shumė tė tilla tė bashkuara, njė katiba [togė], e cila ėshtė pjesė e njė sarije [kompani e pėrbėrė nga 50 deri nė 100 ushtarė], e cila nė vetvete ėshtė pjesė e njė mansar-i [regjiment i pėrbėrė prej 800 ushtarėsh], i cili po ashtu ėshtė pjesė e njė xhejsh-i [divizion i pėrbėrė prej 4000 ushtarėsh], i cili nga ana e tij ėshtė pjesė e njė xhahfel-i [trupat e armatės, e cila tejkalon 4000 ushtarėt], e cila formon xhejsh-in adhim [ushtrin]. [Ibn Haxher, Tuhfe, 12:4]

Nė shkollėn tonė juridike [shafiite] ėshtė fyese, por jo e ndaluar, pėr njė ushtar qė tė kundėrshtoj hapur, ose me fjalė tė tjera tė marrė iniciativėn kundėr vullnetit tė eprorit tė tij direkt, qoftė njėsia e tij fortė apo jo. Nė kontekstin modern, kjo mund tė pėrfshij rastet kur ushtarėt nuk janė dakord me njė vendim apo strategji tė caktuar tė pėrvetėsuar nga eprorėt e tyre oficerė, qoftė gjatė luftės ose jo.

Komenti i pyetjes sė bėrė do tė na lejoj qė tė hedhim mė shumė dritė mbi kėtė ēėshtje:

[teksti i pyetjes:] Ėshtė fyese tė ndėrmarrėsh njė sulm [qoftė nė rastin kur njėsia ėshtė e fuqishme [man’a] apo jo. Disa e kanė pėrkufizuar termin njėsi e fortė duke thėnė se ajo pėrfshin 10 burra] pa lejen e autoriteteve [komenti] apo tė vartėsve tė tij, sepse sulmi varet nga nevoja [e luftės etj] dhe autoriteti pėrkatės ėshtė mė i ndėrgjegjshėm [se tė tjerėt] pėr kėtė gjė. Nuk ėshtė e ndaluar [tė dalėsh pa lejen e tij] nėse nuk ekziston rreziku i humbjes sė jetės edhe nė rastin kur kjo ėshtė e lejuar nė luftė) [Ibn Barakat, Fajd, 2:309]

Ēėshtja nr. VI

Nėse dikush shtron pyetjen: “Cili ėshtė kuptimi i rregullit tė fikh-ut, tė cilin e kam dėgjuar shpesh, ku thuhet se xhihadi ėshtė njė obligim qė i pėrket shoqėrisė [farz kifaje], por nėse Darul Islam-i [toka islame] sulmohet apo pushtohet atėherė xhihadi bėhet nė detyrim i ēdo individi [farz ajn]? Si mund ta zbatojmė kėtė maksimė ligjore nė kontekstin e njė shteti modern mysliman siē ėshtė p.sh. Egjipti

Pėrgjigja: Ėshtė farz kifaje pėr nėnshtetasin e pėrshtatshėm mysliman qė ėshtė pjesė pėrbėrėse e shtetit, nė kuptimin qė rekrutimi pėr nė ushtri ėshtė vullnetar nė rastin kur shteti i shpall luftė njė shteti tjetėr jomysliman (sa i pėrket nėnshtetasve jomysliman, ata nuk janė fetarisht tė obliguar [tė marrin pjesė nė luftė], por e kanė kėtė tė drejtė [nėse dėshirojnė]). Ajo bėhet farz ajn pėr ēdo mysliman tė shėndoshė fizikisht nė rastet kur, pasi shteti ėshtė pushtuar nga njė forcė armiqėsore jomyslimane, lėshohet njė thirrje e pėrgjithshme pėr rekrutim, apo pėr njė seleksionim gjithėkombėtar pėr shėrbim ushtarak. Ky status mbetet i pandryshuar derisa forca armiqėsore tė zmbrapset apo autoritetet myslimane tė thėrrasin pėr njė armėpushim. Pėr sa i pėrket atyre tė cilat nuk janė nė ushtri, ata kanė tė drejtėn pėr tė mbrojtur vetveten nėse sulmohen, madje edhe nėse janė tė detyruar tė pėrdorin pėr vetėmbrojtje gurė apo shkopinj [bi ejji shejin etakuhu ve-leu bi hixharetin eu assa]

Degėzim: Kur nuk ekzistojnė mundėsitė pėr tu pėrgatitur pėr luftė [grumbullimi i ushtrisė pėr luftė (ixhtima lil harb), dhe njė sulm i befasishėm nga forca armiqėsore e shkatėrron krejtėsisht ushtrinė shtetėrore dhe si pasojė vendi pushtohet plotėsisht] dhe dikush [nė shtėpi, p.sh.] pėrballet me zgjedhjen pėr tu dorėzuar apo jo [nė rastet kur, p.sh., forcat armiqėsore trokasin nė derė], atėherė ai mund tė luftojė, ose mund tė dorėzohet, duke e marrė pėr tė mirėqenė faktin se ai e di [me siguri] se nėse do tė kishte bėrė rezistencė [ndaj arrestit] ai do tė ishte vrarė dhe se gruaja e tij do tė kishte qenė e sigurt nga ndonjė pėrdhunim i mundshėm nėse ai do ti ishte dorėzuar forcave armiqėsore. Nėse nuk ėshtė kėshtu [pra edhe nėse do ti dorėzohej armikut, pėrsėri ai do tė vritej dhe gruaje e tij do tė pėrdhunohej, atėherė [si njė alternativė e fundit] luftimi [xhihadi] bėhet njė detyrim individual [farz ajn] pėr tė. [el-Bakri, I'ānat, 4:197].

Reflekto mbi kėtė rregull ligjor tė fesė sonė dhe mbi theksin e venė mbi ruajtjen e jetės njerėzore dhe mbi urtėsinė e pėrdorimit tė dhunės vetėm nė rastet kur ėshtė absolutisht e nevojshme dhe nė vendin e pėrshtatshėm. Dhe dėshmo bashkimin ndėrmjet mekasid-it (qėllimit ose synimit) dhe vesail-it (mjetit) dhe kuptimit tė kushteve kur luftimi bėhet njė farz ajn (detyrim) pėr ēdo individ.

Ēėshtja nr. VII

Nėse dikush pyet: “Sipas medhhebit shafii, si ndahen tokat e ndryshme nėpėr botė? P.sh., Darul Islam, Darul Kufr etj, si edhe cilat janė, sipas dijetarėve mysliman, atributet e kėtyre vendeve?

Pėrgjigje: Ashtu siē shfaqen edhe nga faktet empirike [texhribe], dijetarėt mysliman i kanė klasifikuar territoret e ndryshme tė botės nė: Darul Islam [sinonimet e kėsaj shprehjeje janė Bilad el-Islām or Devle el-Islām; njė shtet, territor, tokė apo komb mysliman.] dhe Darul Kufr [njė shtet apo territor jomysliman]

Pėrkufizimi i njė shteti mysliman ėshtė: “ēdo vend ku rezidenti mysliman ėshtė i aftė tė mbroj vetveten kundėr forcave armike [harbijun] pėr njė periudhė [tė caktuar] kohore quhet shtet mysliman, ku gjykimet e tij mund tė zbatohen nė atė kohė dhe nė kohėn nė vijim.” [Ba'alaėi, Bughja, 254]. Njė jomysliman i cili banon nė njė shtet mysliman ėshtė, sipas terminologjisė sonė: njė jomysliman nėn kujdesin ose mbrojtjen e shtetit islam [kafir dhimmi ose el-kafir bi dhimmatil muslim].

Pėr nga pėrkufizimi, njė zonė quhet shtet islam pėr sa kohė qė myslimanėt vazhdojnė tė jetojnė atje dhe autoriti politik dhe ekzekutiv ėshtė mysliman. (Mendo rreth kėsaj, pėr shkak se tokat myslimane janė tė shumta, tė ndryshme, tė gjėra dhe tė shtrira dhe kupto se sa tė varfėr dhe dritėshkurtėr janė ata tė cilėt janė pėrpjekur tė kufizojnė pėrkufizimin e asaj qė ėshtė njė shtet mysliman, dhe dashur padashur janė pėrpjekur tė ngushtojnė botėn myslimane!)

Pėr sa i pėrket pėrkufizimit tė njė shteti mysliman mund tė themi se ai ėshtė e kundėrta e asaj qė pėrbėn njė shtet islam

Darul Harbi [i quajtur ndryshe edhe ard el-advi], ėshtė njė shtet jomysliman i cili ėshtė nė gjendje lufte me njė shtet mysliman. Kėshtu qė, njė ushtar jomysliman armiqėsor njihet nė librat tonė tė jurisprudencės si: kafir ose harbi

 

Degėzim: Edhe nėse njė person i huaj hyn ose banon nė njė shtet mysliman, duke marrė pėr tė mirėqenė se ai e ka kryer kėtė veprim me lejen e autoriteteve myslimane (siē ėshtė hyrja me njė vizė tė rregullt etj.), gjatė kohės kur shteti mysliman ėshtė nė gjendje lufte me shtetin e personit nė fjalė, pėrsėri shenjtėria e jetės sė njė kafir harbi ėshtė e mbrojtur me ligj, njėsoj si jeta e myslimanėve dhe jomyslimanėve tė cilėt janė nėnshtetas tė rregullt tė shtetit islam [al-Kurdi, Fatāuā, 211-2]. Nė kėtė rast statusi i tij shndėrrohet nė kafir harbi bi-dhimmatil imam [njė jomysliman armiqėsor nėn mbrojtjen e autoritetit mysliman], dhe ai bėhet nė ēdo gjė njėsoj si nėnshtetasit e tjerė jomysliman tė shtetit islam. Nė kėtė mėnyrė, dallimi i dukshėm midis njė dhimmi-u dhe njė harbi jomysliman shndėrrohet thjesht nė njė ushtrim akademik ose nė njė dallim thjesht formal.

Nėnkuptimet e kėtij rregulli pėr gjithė ata mysliman tė devotshėm dhe ndjekės tė pėrpiktė tė sheriatit nuk qėndron vetėm nė faktin se sulmimi i jomyslimanėve ėshtė diēka ilegale dhe njė akt mosbindjeje [masije], por edhe se hapat e ndėrmarra nga autoritet myslimane dhe garantuesit e ligjit, nė vende tė tilla si Malajzia apo Indonezia e ditėve tona, pėr tė mbrojtur vendet e tyre, pėrfshirė kėtu kisha edhe tempuj, nga kėrcėnimi i vrasjeve dhe akteve kamikaze, pėrfshihen nėn kapitullin [bab] e urdhėrimit pėr mirė dhe ndalimit nga e keqja [emr bil maruf ve nehji anil munker; detyra pėr tė ndėrhyrė kur dikush vepron gabimisht; nė kontekstin modern: zbatimi i ligjit). Kjo ėshtė e vlefshme edhe nė rastin kur garantuesi mysliman i ligjit [muhtesib] vdes gjatė pėrpjekjes pėr tė mbrojtur jomyslimanėt.

Ēėshtja nr. VIII

Nėse dikush pyet se: “Nė cilin kategori tė ndarjes sė tokave gjendemi ne tė cilėt jetojmė nė bashkimin evropian, dhe cili ėshtė gjykimi [hukmi] pėr ata qė jetojnė nė kėto vende? A duhet qė ata tė largohen prej tyre?

Pėrgjigja: Ėshtė e qartė se shtetet e bashkimit evropian nuk janė shtete myslimane, pėrjashto kėtu rastin e Turqisė apo tė Bosnjės, nėse ato do tė ishin pjesė e kėtij unioni. Statusi i myslimanėve tė cilėt kanė lindur nė njė shtet jomysliman ėshtė e kundėrta e statusit tė jomyslimanėve tė cilėt jetojnė nė njė shtet mysliman: al muslim bi-dhimmatil kafir [njė mysliman nė mbrojtje tė njė shteti jomysliman]. Dhe nga perspektiva jonė ligjore dhe myslimane, pavarėsisht nėse na pėlqen apo jo, statusi i myslimanėve nė perėndim ėshtė i ngjashėm me statusin e mysafirėve, fakt ky qė nuk duhet harruar asnjėherė.

Nė ligjin tonė islam, ekziston njė precedent pėr rastin nė fjalė. Pėrgjigja ndaj pyetjes sė bėrė ėshtė se myslimanėt duhet tė qėndrojnė nė ato vende e nėse ėshtė e mundshme, tė mėsojnė tė kurojnė kushtet skizofrenike kulturore nė tė cilat ato mund tė gjenden tė pėrfshirė, qoftė ky fenomeni i grisjes sė identitetit nė shpirtrat e tyre apo ai i veēimit nga shoqėria e pėrgjithshme. Nėse ato nuk mund tė zgjidhin kėto dikotomi, por nė tė kundėrtėn gjejnė se ambienti ėshtė i papėrputhshėm me jetėn, ashtu siē ato mendojnė se duhet jetuar, atėherė ėshtė rekomandueshme pėr to qė tė largohen prej kėtyre shteteve dhe tė jetojnė nė njė shtet mysliman. Ky pohim ėshtė bėrė i qartė nė fetva-nė e muhakkik-ut, Imam el-Kurdi (Zoti qoftė i kėnaqur me tė):

"Njė ditė atij (Zoti qoftė i kėnaqur me tė) iu drejtua kjo pyetje:
"Nė njė territor tė udhėhequr nga jomyslimanėt, ata i lejojnė myslimanėve tė jetojnė [nė paqe] me kusht qė tė paguajnė taksėn [mal] ēdo vit, njėsoj si xhizja por me krah tė kundėrt. Nėse myslimanėt paguajnė taksat atėherė atyre i sigurohet mbrojtja dhe jomyslimanėt nuk i kundėrshtojnė ato [d.m.th. nuk i ndėrhynė nė punėt e tyre]. Pėr kėtė arsye, Islami praktikohet haptazi dhe sheriati gjen zbatim [d.m.th. ata gėzojnė lirinė pėr tė praktikuar detyrat e tyre religjioze haptazi dhe nė kėtė mėnyrė ato bėhet mysliman praktikant nė njė shoqėri jomyslimane]. Nėse myslimanėt nuk i paguajnė detyrimet ndaj tyre atėherė jomyslimanėt mund ti masakrojnė ato duke i vrarė apo plaēkitur. A ėshtė e lejuar ti paguash taksė jomyslimanėve [e nė kėtė mėnyrė tė bėhesh banues i rregullt nė vendin e tyre]? Nėse mendoni se kjo ėshtė lejuar, atėherė cili ėshtė rregulli rreth jomyslimanėve tė lartpėrmendur kur ato janė nė luftė [me njė shtet mysliman]: A ėshtė, apo jo, e lejuar ti kundėrshtosh ato, apo ti rrėmbesh pasurinė? Ju lutem, mė jepni mendimin tuaj rreth kėsaj ēėshtjeje!

Pėrgjigja:

Pėr sa kohė ėshtė e mundur pėr myslimanėt, qė paguajnė taksat, qė tė praktikojnė haptazi religjionin e tyre, pėr aq sa i lejohet, dhe nuk i frikėsohen asnjė kėrcėnimi [fitne] pėr fenė e tyre nėse ata i paguajnė taksat jomyslimanėve, atėherė ėshtė e lejuar pėr tė banojnė nė ato toka. Po ashtu ėshtė lejuar ti paguhet jomyslimanėve taksa e detyrueshme pėr rezidencėn e tij nė vend, ndėrsa ėshtė e obligueshme [vaxhib] ti jepet atyre taksa duke iu frikėsuar ndonjė dėmi tė mundshėm qė mund ti bėhet myslimanėve. Rregulli i pėrmendur mė parė pėr sa i pėrket jomyslimanėve nė luftė, pėr shkak se ata mbrojnė myslimanėt [nė territorin e tyre], ėshtė se ėshtė e ndaluar pėr myslimanėt ti vrasin apo plaēkitin jomyslimanėt. [al-Kurdi, Fataėa, 208]

Parimi kryesor ligjor pėr kėtė ēėshtje ėshtė:

[Nėse dikush ėshtė aftė ta praktikoj religjionin e tij haptazi dhe nuk i frikėsohet ndonjė fitneje nė fenė, jetėn apo pasurinė e tij, atėherė ai nuk ėshtė i obliguar tė bėj hixhret [tė emigroj]

Degėzim: Juristėt tanė shafii kanė diskutuar rreth detajeve qė kanė tė bėjnė me myslimanėt tė cilėt banojnė nė njė shtet jomysliman, dhe i kanė ndarė rregullat ligjore nė lidhje me emigrimin e tyre nga njė shtet jomysliman nė njė shtet mysliman nė katėr kategori (duke marrė pėr tė mirėqenė se individi nė fjalė ėshtė i aftė dhe zotėron mjetet e duhura pėr emigrim).

1.      Haram: Ėshtė e ndaluar pėr myslimanėt qė tė largohen nga vendi i tyre nėse kanė mundėsinė qė tė mbrojnė territorin e tyre nga forcat armiqėsore jomyslimane apo tė tėrhiqen prej tij (si nė rastin e njė shteti kufitar, njė zone tampon apo njė territori tė diskutueshėm) dhe nuk kanė nevojė tė kėrkojnė ndihmė nga njė shtet mysliman. Arsyeja pas kėsaj ėshtė se vendi i tyre i banimit ėshtė tashmė, teknikisht [hukmen], njė ‘shtet mysliman’ ndonėse nuk ėshtė kėshtu nė pamje tė parė [sureten], duke qenė se ato janė tė aftė tė praktikojnė religjionin e tyre haptazi madje edhe nėse autoriteti politik, apo ekzekutiv nuk ėshtė mysliman. Nėse ato emigrojnė atėherė banesat e tyre reshtin sė qenuri ‘shtet islam’. Kjo situate bie nėn klasifikimin juridik tė Darul kufr suratan la hukmen, i cili ėshtė ekuivalent me Darul Islam hukmen la sureten

  1. Mekruh [e urryer]: Ėshtė e urryer tė largohen nga vendi i tyre i banimit kur ėshtė e mundur pėr ta qė ta praktikojnė fenė haptazi, dhe ata dėshirojnė ta bėjnė kėtė gjė nė mėnyrė tė tillė.

  2.  Mendub [e lejuar]: Emigrimi bėhet i rekomandueshėm vetėm nė rastin kur ato e kanė tė mundur qė tė praktikojnė religjionin e tyre haptazi, por nuk dėshirojnė ta bėjnė kėtė.

  3. Vaxhib: Emigrimi bėhet i detyrueshėm nė rastin kur ai ngelet alternativa e fundit, d.m.th. nė rastin kur praktikimi i religjionit ėshtė i pamundur. Njė precedent ligjor pėr kėtė ėshtė rasti i Spanjės pas rekonkuistės (rast i cili nuk ekziston mė nė kohėn tonė) ku pesė shtyllat e Islamit ishin rreptėsishtė tė ndaluara, kėshtu qė shtėpizat e myslimanėve duhet tė ishin tė hapura pas perėndimit tė diellit gjatė muajit tė Ramazanit nė mėnyrė qė autoritetet tė shihnin nėse nė shtėpi po hahej iftar apo jo.

 

Ēėshtja nr. IX

Nėse dikush shtron pyetjen "A mund tė thoni ju se nė botėn modern duke marrė parasysh tė gjitha gjykimet rreth sovranitetit dhe ndėrveprimit, kėto emėrtime klasike nuk janė mė tė zbatueshme, apo kemi burime tė mjaftueshme nė shkollėn tonė juridike pėr tė vazhduar me pėrdorimin e kėtyre klasifikimeve [apo emėrtimeve]?

Pėrgjigja: Imam Gazaliu do tė kishte thėnė:


[Pasi tė jetė njohur kuptimi i vėrtetė [i termave], atėherė nuk ėshtė mė nevoja qė tė stėrhollohemi rreth emėrtimeve]

 

Emėrtimeve asnjėherė nuk i duhet kushtuar shumė rėndėsi. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme janė kuptimet qė qėndrojnė pas tyre, tė cilat duhet pėrvetėsuar nė mėnyrėn e duhur. Pasi tė jetė zbėrthyer kuptimi i saktė i tyre atėherė ato bėhen tė pėrshtatshme pėr tė gjitha kohėrat, ashtu siē ka ndodhur edhe me termin xhihad, muxhahid dhe shehid. Pasoja, pėr tė gjithė ata mysliman tė cilėt nuk janė tė aftė tė vėrejnė rėndėsinė e kėtyre termave dhe tė cilėt nuk arrijnė tė lidhin dot pikat e termave mesjetar tė trashėguara [nė ligjin tonė] me botėn moderne, mund tė jetė jetesa nė njė realitet kulturorė skizofrenik i cili i pamundėson ata qė tė pėrshtaten me ambientin rrethues, dhe tė jetojnė nė paqe [sukun] me pjesėn tjetėr tė krijimit. Ashtu siē shkaku i shkrimit tė kėtij [sebeb el-uxhud] artikulli ishte keqkuptimi i myslimanėve pėr terminologjinė e tij mesjetare tė rrjedhur nga njė trashėgimi e pasur ligjore, po ashtu edhe fitne-ja [mosmarrėveshje, ngasje, ngashėnjim, sprovė, pėrēarje etj.) e botės sė sotshme ka ardhur si pasojė e keqkuptimit tė ligjit islam.

Kushtoi vėmendje fjalėve tė Rumiut (Zoti e mėshiroftė)

Dil pėrtej emėrtimeve dhe hidhi njė vėshtrim cilėsive, kėshtu qė ato mund tė tregojnė rrugėn pėr tek esenca.

Mosmarrėveshja ndėrmjet njerėzve ndodh pėr shkak tė emrave. Paqja ndodh atėherė kur ato mėtojmė kuptimin e vėrtetė tė tyre.

Ēdo konflikt dhe luftė midis qenieve njerėzore ka ndodhur pėr shkak tė disa mospajtimeve rreth emėrtimeve.

Ky ėshtė njė gomarllėk kaq i madh, sepse pikėrisht pėrtej argumentimeve gjendet njė tryeze miqėsie, e caktuar dhe duke pritur qė ne tė ulemi nė tė.

Fundi i seksionit tė ēėshtjeve (mesail) ligjore

 

 

Pėrfundim [Tatimma]

Ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq qė, pavarėsisht nga grupi i sofistikuar dhe i pėrpunuar i rregullave tona tė luftimit dhe pavarėsisht nga kodet strikte tė luftimit dhe tė kalorėsisė tė cilat janė tė obligueshme pėr ushtarėt tanė, rregulla tė cilat qė nga koha e selef-ėve [pararendėsit e devotshėm, autoritetet e hershme] janė pėrpunuar dhe kodifikuar nga juristėt sunij tė bashkėsisė [ummet] sonė, nė mesin tonė gjenden ende njerėz tė cilėt nė mėnyrė tė pacipė largohen prej kėtyre rregullave tė shenjta duke favorizuar opinione tė ndryshme tė shprehura nga njerėz tė cilėt nuk janė as specialist tė ligjit Islam lerė mė tė jenė kadinj apo jurist (burimi i saktė nga ku ato duhej tė mbėshteteshin pėr tė marrė udhėzime praktike). Pėrkundrazi ato bazohen nė inxhinierė apo shkencėtarė tė ndryshėm tė cilėt nuk e njohin fushėn juridike islame, por qė pėrsėri marrin guximin tė flasin nė emėr tė ligjit islam. Prej kėtyre “reformistėve” apo thirrėsve (da’i) ka ardhur njė shmangie nga idetė tradicionale rreth rregullave tė sijar-it/xhihad-it/kital-it, d.m.th. tė luftimit. A nuk arrin ata tė kuptojnė se duke vepruar nė kėtė mėnyrė dhe duke i ndjekur kėto njerėz ata do tė injorojnė kufijtė dhe kufizimet e ushqyera dhe tė mbrojtura nga pararendėsit tanė tė devotshėm e nė kėtė mėnyrė ato do ti kthejnė shpinėn bashkėsisė [xhemat] dhe konsensusit [ixhma] tė myslimanėve e po ashtu do ta pėrfshinė veten nė njė veprim pėr tė cilin nuk gjendet asnjė precedent ligjor brenda gjithė historisė sė islamit suni? A mos kanė harruar vallė ata se pjesa burimore e synimeve dhe objektivave [maksad] tė luftės [xhihad] nė islam ėshtė tė kufizoj vetė luftėn dhe se lufta pėr myslimanėt nuk ėshtė njė luftė totale, nė mėnyrė qė tė pėrfshihen nė tė gratė, fėmijėt, kalimtarėt e pafajshėm apo qė tė shkatėrrohet nė mėnyrė tė panevojshme pasuria e tyre?

Thėnė mė shkoqur, nuk gjendet asnjė precedent ligjor nė historinė e islamit suni qė tė legjitimoj sulmin ndaj civilėve dhe objektivave joushtarak. Sidoqoftė, realiteti i sotshėm tregon se njė grup i vogėl brenda myslimanėve suni, qofshin kėto nė Irak, Beslan apo diku gjetkė, kanė kryer veprime tė tilla nė emėr tė xhihadit dhe tė bashkėsisė [ummet] islame. Ndoshta misioni i parė i kėtij lloji ka qenė shpėrthimi me bombė i njė autobusi nė Jeruzalem nė vitin 1994. Ky fakt tregon se kėto lloj veprimesh janė tė vonshme (reflekto mbi kėt fakt!)

Menjėherė pas kėsaj ngjarjeje, pėrgjigja pothuajse unanime e juristėve suni shafii, qė nga Lindja e Largėt  dhe Hadrameut, nuk ka qenė vetėm qartėsimi i faktit se sipas qėndrimit minimal ligjor tė ligjit tonė tė shenjtė kėto veprime janė tė papėrligjura, por edhe paralajmėrimi i bashkėsisė botėrore islame [ummet] se ndjekja e kėsaj rruge do tė vė nė rrezik rrugėn optimale drejt ihsan-it [pėrsosmėri, maja e praktikės religjioze] e nė kėtė mėnyrė ne do tė pėrjetojmė njė rrezik real, atė tė humbjes sė parimeve tė larta morale dhe religjioze. Ata tė cilėt ende mbrojnė taktika tė tilla, duke u mbėshtetur nė parime tė mjegullta usuli [epistemologjia e ligjit islam] e duke pohuar se veprime tė tilla janė tė justifikueshme nė rast domosdoshmėrie [darura], ndėrkohė qė neglizhojnė tė gjitha kufizimet e diktuara nga degėzimet [far’] e jurisprudencės islame, duhet tė vėshtrojnė gjerė e gjatė nė atė qė bėjnė e ti drejtojnė vetės pyetjen e mėposhtme: “A ėshtė ky veprim absolutisht i domosdoshėm. Nėse po, pėrse veprime tė tilla nuk janė kryer para vitit 1994, e veēanėrisht gjatė luftėrave tė hershme, shumica e tė cilave janė zhvilluar gjatė katastrofave tė viteve 1948 dhe 1967?

Si mund ta ketė qenė neglizhuar njė taktikė e tillė nga kalifėt e drejtudhėzuar dhe luftėtarėt heroik tė tillė si Aliu (Zoti qoftė i kėnaqur me tė!), i cili gjatė betejės sė Hendekut kur njė jomysliman, tė cilin ai ishte gati duke e vrarė, e pėshtyu atė nė fytyrė, ai menjėherė e lėshoi [jomyslimanin]. Kur mė pas u pyet pėr arsyen e njė veprimi tė tillė ai u pėrgjigj: "Unė isha duke luftuar pėr hir tė Allahut, kur ai mė pėshtyu nė fytyrė unė pata frikė se nėse do ta vrisja kjo do tė ishte nga mėria dhe hakmarrja!"

Nė tė vėrtetė, precedenti i vetėm i kėsaj taktike nė historinė myslimane ėshtė terrorizmi frikacak i kryer nga "Asasinėt" e nidharit ismailit. Viktima e tyre mė e njohur e ardhur si pasojė e kėtyre misioneve vetėvrasėse ka qene ministri i urtė dhe mbrojtėsi i besimit, i cili mund tė kishte qenė gjallė pėr tu marrė me fitnen [sprovėn] e kryqtarėve, i quajtur Nidham el-Mulk, Xhemal el-Shuhada (Zoti e mėshiroftė, i vrarė ditėn e Enjte tė ditės sė dhjetė tė muajit tė shenjtė Ramazan (14 Tetor 1092)

Nė mėnyrė ironike, nė rastin e Palestinės, precedenti nuk ėshtė vendosur nga myslimanėt por nga brigadat e hershme terroriste sioniste tė tilla si brigade Irgun, e cila nė mėnyrė tė ulėt hodhėn nė erė Hotelin David nė Jeruzalem nė 22 Korrik tė vitit 1946. Kėshtu qė pyete veten mirė o njėri i devotshėm, o ti i cili do tė merresh nė pyetje pėr ēdo gjymtyrė tė trupit tėnd: a dėshiron vėrtet tė ndjekėsh hapat dhe modelet e sionistėve dhe sektit tė devijuar ismaili, nė vend tė gjurmėve tė profetit tonė tė dashur, i cili pėr mė shumė se trembėdhjetė vjet tė misionit tė tij duroi persekutimin, poshtėrimin, dhe fyerjet e bėrė nga Mekasit? A ėshtė zemėrimi i vetmi burim i fuqisė tėnde? Nėse pėrgjigja ėshtė pozitive atėherė kujto kėshillėn e profetit i cili ka thėnė se njė gjė e tillė ėshtė prej shejtanit. A ėshtė domosdoshmėria [darura] justifikimi yt i vetėm pėr ndjekjen e tyre [ismailive dhe sionistėve] hap pas hapi? A mos mendon vallė se ndonjėri prej luftėtarėve [muxhahid] tė mirėnjohur mysliman tė historisė, tė tillė si Aliu, Slahudini dhe Muhamed Fatihu (Zoti qoftė i kėnaqur me to!) do ti kishte konsideruar normale artikullin e pėrmendur nė fillim tė kėtij punimi dhe veprimet kamikaze qė ndodhin sot nė Bagdad, Jeruzalem, Kajro, Bali, Kasablanka, Beslan, Madrid, Londėr, Nju Jork, disa prej tė cilave janė zhvilluar gjatė ditėve tė cilat tradicionalisht janė konsideruar, nga ligji ynė i shenjtė si haram pėr tė luftuar nė to, ditėt gjatė muajve Dhul Kade, Dhul Hixhe, Muharrem dhe Rexhep? Ēdo individ me natyrė tė shėndoshė [fitra] arrin ta kuptojė se kjo nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė devijim i traditės sė profetike.

Kjo ėshtė ajo qė i ndodh njeriut [benu adem] ku mendja [akl] dorėzohet para iluzioneve [uehm], kur qėllimet [mekasid] justifikojnė mjetin [vesile], ku realiteti i degėzimeve juridike [furu'] shfuqizohet pa asnjė dallim nga rregullat e pėrgjithshme tė usul-it [metodologjia e jurisprudencės], dhe mė tragjikisht, siē tregohet edhe nga gabimi i Iblisit [djallit], kur mbėshtetja [tevekul] tek Zoti zėvendėsohet nga nefsi [ego] themelor.

Ne jemi njė bashkėsi [ummet] e vetme, kėshtu qė kur njė pjesė e makro-trupit tonė sulmohet, atėherė pashmangshmėrisht edhe pjesa tjetėr e tij ndjen dhembje. Nė tė njėjtėn kohė, historia jonė ka treguar se ne kemi qenė njė bashkėsi [ummet] e urtė dhe e ndjeshme dhe jo njė bashkėsi reaguese dhe impulsive. Ky ėshtė sekreti i suksesit tonė dhe kėtu do tė qėndroj gjithnjė ashtu siē na ėshtė premtuar nė shkrimin tonė tė shenjtė: tek durimi [sabr] dhe mbėshtetja absolute tek Zoti [tevekul]. Ėshtė njė fakt i mirėnjohur se kur kryqtarėt morėn Jeruzalemin nė 15 Korrik tė vitit 1099, pavarėsisht nga vrasja, pėrdhunimi, plaēkitja dhe grabitja e civilėve tė pafajshėm si dhe pavarėsisht nga poshtėrimi dhe fyerja qė pėsoi bashkėsia myslimane –veprime shumė herė mė tė kėqija se ato qė ndodhin nė pushtimet e sotshme- pėrsėri Salahudin Ejubit iu deshėn mė shumė se 100 vjet durim dhe luftė legjitime nė sytė e Zotit para se Ai ti lejonte Salahudini tė ēlironte Jeruzalemin. Ka qenė e domosdoshme tė na mėsohej qė nė fėmijėri, nga prindėrit tanė, domosdoshmėria pėr tė caktuar prioritete si dhe mėnyra e duhur pėr tė pėrputhur sferat tona globale tė shqetėsimit me pėrgjegjėsitė tona lokale – meqenėse ne do tė pyetemi edhe nė varr pėr kėtė tė fundit- nė kėtė mėnyrė, falė kėtij fakti ne do tė shpresonin se pėrgjigja jonė [ndaj problemeve tė ndryshme] nuk do tė ishte shpėrpjesėtuar e as e pavend.

Ky ėshtė kuptimi i vėrtetė [hakika] i kėshillės [nasiha] sė profetit tonė tė dashur, i cili na mėsonte tė linim atė qė nuk na pėrkiste [terk ma la jenih], kur koha dhe energjitė tona mund tė shpenzoheshin mė mirė pėrmirėsimin e gjendjes sė myslimanėve tė sotshėm ose tė tė tjerėve kudo anembanė botės.

Padyshim, ne natyrisht ndjejmė dhimbje kur njė nga vėllezėrit apo motrat tona vdesin nė mėnyrė tė padrejtė nga dora e ndonjė jomyslimani, por duhet tė ndjejmė mė shumė dhimbje atėherė kur vėllezėrit apo motrat tonė vdesin nė Irak, p.sh., kur vdekjet e tyre shkaktohen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt nga misionet vetėshkatėrruese dhe vetėvrasėse tė kryera nga ndonjė mysliman

Nėse reflektojmė ashtu siē duhet do tė arrimė tė kuptojmė se misione tė kėtij lloji, ku mjetet dhe detajet ligjore janė tė gjitha tė gabuara –si nga shkrimi i shenjtė ashtu edhe nga arsyeja- janė jo vetėm njė fshikullim pėr fqinjėt tanė jomysliman, por edhe njė plagė dhe njė fitne [pėrēarje] shumė e madhe pėr bashkėsinė myslimane nė tėrėsi. Kėshtu qė kėto veprime duhen ndaluar pėr hir tė paanshmėrisė dhe interesit tė pėrgjithshėm [maslaha].

Pėr ta kuptuar kėtė qė sapo thamė do tė shpjegojmė maksimėn ligjore, tė shprehur shkurtimisht, nė vijim.


[Dy gabime nuk e bėjnė tė dytėn tė saktė]

Nėse dhimbja e parė bėhet njė faktor lehtėsues dhe pėrfundon duke u pėrdorur si njė justifikim nga rinia jonė e kequdhėzuar pėr tu hakmarrė nė njė mėnyrė tė ndaluar, nė mėnyrė absolute dhe tė padyshimtė nga ligji ynė i shenjtė, atėherė dhimbja e dytė, duke pasur parasysh rėndėsinė e saj, prodhon njė pėrgjigje mė domethėnėse dhe mė kuptimplotė se e para. Me kėtė qėllim, ne shpresojnė se do tė rifitojmė lartėsitė dhe reputacionin e mėparshėm, tė rizbulojmė nderin dhe cilėsitė kalorėsiake dhe tė jemi po aq tė guximshėm sa mė parė.

Dėshiroj ta mbyll analizėn time me versetin e parė tė shpallur nė Kuran, i cili e lejon opsionin ushtarak vetėm mbi ata tė cilėt janė nė njė qėndrim autoriteti

“Luftoni nė rrugėn e Allahut ndaj atyre qė luftojnė kundėr jush, por mos e kaloni kufirin, se Allahu nuk i do ata qė e kalojnė kufirin”. (Kuran 2:190

 

Edhe nė njė rast tė tillė, pėrsėri paqja ėshtė mė e preferueshme se lufta:

“Nėse ata shfaqin prirje pėr paqe, atėherė edhe ti ano nga ajo dhe mbėshtetu tek Allahu” (Kuran 8:61)

 

Madje edhe nė rast kur ju nuk jeni dakord me vendimin e autoriteteve pėr tė mos luftuar kundėr njė shteti jomysliman, tė cilit ju jeni i mendimit se i duhet shpallur luftė, atėherė kushtoi sadopak vėmendje kėtij urdhėrimi hyjnor:

“O besimtarė! Bindjuni Allahut, bindjuni tė Dėrguarit dhe atyre qė drejtojnė punėt tuaja.” (Kuran 4:59)

Nėse kėmbėngul se shteti yt duhet doemos ti shpall luftė njė shteti tjetėr jomysliman, pėr tė cilin ju mendoni se e meriton ti hapet luftė, atėherė mė e shumta qė mund tė bėni ėshtė tė krijoni njė lobing qė ti kėrkoj autoriteteve shtetėrore pėrmbushjen e dėshirės suaj. Sidoqoftė, nėse zemėrimi juaj ėshtė kaq i papėrmbajtshėm sa ju bėn qė tė nxirrni mė tė keqen e personalitetit tuaj, duke arritur deri aty sa ti shpallni vetė luftė atyre qė mendoni se e meritojnė kėtė dhe pėr tė pėrmbushur kėtė synim arrin deri nė pėrdorimin e dhunės, atėherė dije se keni shkelur me tė dyja kėmbėt ligjin tonė tė shenjtė [sheriatin]. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė ju e pėrdorni sheriatin sipas dėshirės suaj. Nėse arrini deri nė pikėn sa tė kryeni njė akt tė dhunshėm, atėherė dijeni se sipas ligjit islam ju klasifikoheni automatikisht si njė rebel [ehl el-baghj] ndaj tė cilėve autoritetet shtetėrore kanė tė drejta tė marrin masa ndėshkuese: kjo edhe nė rastet kur autoriteti perceptohet si i korruptuar [fasik] apo ėshtė nė tė vėrtetė i tillė. (Pėrkufizimi i termit rebel ėshtė: “Ata myslimanė qė kanė kundėrshtuar [jo me zemėr apo me fjalė, por me vepra] autoritetet, madje edhe nė rastin kur autoritetet janė tė padrejtė [xhair] ndėrsa ata janė nė tė drejtėn [adilun] [el-Nevevī, Mexhmua', 20:337].)

Kjo ėshtė arsyeja, o vėllai im, qė edhe nė rastin kur opsioni ushtarak nuk ėshtė i pėrligjur pėr individin, pėrsėri nuk duhet humbur shpresa tek Allahu. E le tė sjellim ndėrmend fjalėt e profetit tonė tė dashur i cili ka thėnė: “Xhihadi mė i mirė ėshtė fjala e vėrtetė qė i thuhet nė fytyrė njė udhėheqėsi tiran (Marrė, ndėr tė tjerė, nga hadithi i Ebu Said El-Khudari (Zoti qoftė i kėnaqur me tė), i cili transmetohet, gjithashtu, edhe nga Ibn El-Xhad, Ahmedi, Ibn Humejd-i, Ibn Maxhe, Ebu Davud-i, Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Jala, Ebu Bekėr el-Rujani, Taberani, Hakimi dhe Bejhekiur, me ndryshime te vogla tekstuale.)

Fatmirėsisht ėshtė ende e mundur qė tė luftosh, veēanėrisht nė ditėt tona, padrejtėsinė, zullumin apo idhujt [tagut] qė gjenden nė kėtė botė [dynja] pėrmes gjuhės, fjalėve, penės apo gjykatave. Veprime tė cilat pėrfshihen nė idiomėn profetikė tė xhihadit, madje edhe nėse nuk pėrfshin luftėn nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt.

Siē e ka thėnė edhe Imam Zerkashi nė tedhkirat-in: lufta ėshtė thjesht njė mjet pėr pėrmbushjen e njė synimi, e pėr sa kohė gjenden rrugė tė tjera tė hapura atėherė kėto tė fundit duhet tė jenė, pėr ēdo mysliman, rruga pėr tu ndjekur.

Marshallah, sa tė vėrteta janė fjalėt e tė dashurit tonė, kėshtu qė asnjė muxhahid [luftėtar] apo aktivist nuk do tė jetė mė pak i mirė apo mė pak i guximshėm nė fushatėn e tij pėr njė kauz tė drejt, tė zhvilluar nė njė shtet despotik apo njė shtet qė ka nevojė pėr reformizėm, se sa muxhahid-ėt e mėparshėm apo patriotėt qė kanė tė cilėt kanė luftuar trimėrisht pėr kombin e tyre nė njė luftė tė drejtė.

Druaju Zotit, dhe kthehu pėr tė kontrolluar vetveten dhe pėr tė shėruar poshtėrsitė e tua! Sepse me tė vėrtetė, Ai ėshtė i mjaftueshėm pėr ne: e sa mbrojtės i morė ėshtė Ai! Ēdo ndihmė dhe ēdo fuqi vjen vetėm pėrmes Zotit, tė Lartėsuarit, tė Madhėrishmit! Qoftė paqja dhe bekimet tona mbi zotėrinė tonė, Muhamedin, dhe familjen e tij! Dhe Zoti qoftė i kėnaqur me tė gjithė udhėheqėsit tanė, shokėt [sahabėt] e tė dėrguarit tė Zotit! Shpresojmė tė jemi sė bashku me ta dhe nė shoqėrinė e tyre, dhe shpresojmė qė Zoti tė na bėjė anėtarė tė denjė tė palės sė Tij! Me mėshirėn tėnde, e mbyll kėtė lutje, o mė i mėshirshmi i tė mėshirshmėve, Amin!

Lus Zotin qė kjo tė ketė qenė e dobishme

Me lutje tė pėrzemėrta paqe dhe mirėsi nga Oksfordi nė Brunei

Muhamed Afifi el-Akiti

16 Xhumada II 1426 (23 Korrik 2005)

 

 

 

 



Untitled Document

© Copyright www.erasmusi.org

Designed by Pashai