Baneri



www.erasmusi.org       6-9-2010


Qendra studimore Erasmus qė prej 4 vjetėsh ka nisur aktivitetin e saj pėr tė sjellė nė gjuhėn shqipe vepra tė njohura botėrore qė kanė lidhje me dialogun ndėrfetar, krahasimin e feve, apo vepra kritike tė disiplinave tė ndryshme religjioze. Mė poshtė po paraqesim projektin tonė tė ardhshėm pėrsa i pėrket botimeve.

Qendra Erasmus ėshtė e hapur  dhe mirėpret ēdokėnd i cili  dėshiron tė kontribuojė sadopak nė kėtė nismė. Kontributi i ēdokujt shihet nga ana jonė si njė privilegj dhe pėrgjegjėsi pėr ta dėrguar kėtė nismė, nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, drejt realizimit tė saj.

 

Tė gjithė tė interesuarit mund tė na kontaktojnė nė erasmus.al@gmail.com

 

 

1.  Shoqata Erasmus ka nisur njė cikėl prej 7 esesh akademike tė shkruar nga i mirėnjohuri Ismail Faruku lidhur me tema tė dialogut ndėrfetarė. Kėto ese autori i ka mbajtur nė simpoziume apo seminare botėrore tė dialogut ndėrfetarė. Prej tyre njė ėshtė botuar “Islami nė dialogun ndėrfetarė” edhe njė tjetėr pret tė botohet sė shpejti “Transcendenca dhe shprehja e saj”.

Pesė ese tė tjera presin dritėn e botimit.

Ndėr to janė: (1) Islami dhe krishterimi: Dialog apo konflikt; 2) Islami dhe fetė e tjera 3) Pikat e pėrbashkėta ndėrmjet dy religjioneve nė lidhje me jetėn; 4) Historia e religjionit: Natyra dhe domethėnia e saj pėr edukimin e tė krishterėve dhe dialogun krishtero-mysliman; si edhe 5) esenca e eksperiencės religjioze nė Islam.

 

2. Bart Ehrman: Tė keqcitosh Jezusin: Historia pas atyre qė ndryshuan Biblėn dhe pėrse.

Ky libėr ėshtė shkruar nga teologu protestant mė i njohur sot pėr sot nė shkencėn e kritikės tekstuale. Ky libėr ėshtė njė lloj autobiografie ku autori ka shpjeguar trajektoren e jetės sė tij nga njė i krishterė praktikant nė njė agnostik. Sipas tij arsyeja kryesore e ndryshimit tė rrugės qė ai kishte nisur, ishte sepse gjatė studimit tė tij 30 vjeēar ai kuptoi qė teksti biblik ishte ndryshuar nga skribėt gjatė dy shekujve tė parė, jo vetėm nė detaje tė parėndėsishme por edhe nė vende me relevancė dogmatike.

Nė kėtė libėr autori shpjegon se ku, kur dhe pse konkretisht kjo ka ndodhur. Libri ėshtė nė njė gjuhė tė rrjedhshme dhe tė kuptueshme edhe nga publiku i gjerė.

 

                                             

3. Libri “Islami, Perėndimi dhe krijimi i njė imazhi, Norman Daniel

 

Siē ėshtė bėrė tashmė e njohur, si nga studiuesit mysliman ashtu edhe nga ato jo

mysliman, feja Islame ėshtė feja mė e keqkuptuar nė botė, veēanėrisht nė botėn perėndimore. Atėherė mbetet pyetja, si e ka formuar mendimin e keq pėr Islamin perėndimi, nė bazė dije, objektiviteti, argumentesh etj, apo mbi bazė padije, paragjykimi, keqdashėsie, armiqėsie etj.

Norman Daniel nė librin e tij tė mirėnjohur “Islam the West a Making Of An Image”, ka analizuar formimin e mendimit perėndimor pėr Islamin qė nga shekulli i X deri nė ditėt tona. Gjykimi i tij pėrfundimtarė ėshtė se perėndimi  e ka formuar mendimin e keq pėr Islamin jo nė bazė dijesh dhe argumentesh por padije, keqkuptimesh, subjektiviteti madje nė disa raste edhe armiqėsie dhe keqdashėsie.

Ky libėr prej 800 faqesh i cili ėshtė njė doktoraturė e mbrojtur nė Queen College tė Londrės, konsiderohet nga specialistėt, myslimanė apo jo, si njė nga librat mė tė mirė lidhur me kėtė temė. Ne besojmė se botimi i tij nė gjuhėn shqipe ėshtė i njė rėndėsie tė madhe  dhe njė vlerė pėr shoqėrinė tonė..

 

 

4. Libri Mustafa Al- Azami, “Historia e tekstit kuranor qė nga revelata deri tek pėrpilimi"”

Shumė objeksione janė thurur pėr Kuranin, veēanėrisht lidhur me historinė e mbledhjes sė tij janė hedhur shumė hipoteza nga misionar dhe orientalist tė ndryshėm. Sipas kėtyre hipotezave, Kurani nuk ėshtė mbajtur mend pėrmendėsh nė kohėn e profetit, pėr kėtė arsye pjesė tė ndryshme tė tij kanė humbur. Mė pas akuzat janė pėrqendruar mbi Ebu Bekrin duke hedhur idenė se ai gjatė mbledhjes sė tij ka ndryshuar Kuranin me ndihmėn e Zejd ibn Thabit. E mė pas kėto ndryshime vijuan me Othmanin, i cili sipas tyre ka qenė autori i ndryshimit mė tė madh tė tekstit Kuanor. Disa ndryshime tė vogla teksti Kuranor ka pėsuar, sipas tyre, edhe gjatė kohės sė Haxhaxhit i cili e paskėsh ndryshuar Kuranin nė 12 vende. Objeksione tė tilla janė shumė tė pėrhapura dhe libra tė tėrė janė botuar nė gjuhėn shqipe lidhur me njė temė tė tillė.

Pėr kėtė arsye ne kemi menduar tė pėrkthejmė dhe botojmė veprėn e Mustafa Al- Azami, “The History of The Qur’anic Text, from revelation to Compilation”. Nė kėtė vepėr autori sjell tė gjitha argumentet historike nė favor tė ruajtjes sė tekstit Kuranor, si edhe refuzon njė pėr njė tė gjitha hipotezat e ngritura nga Orientalistėt lidhur me ruajtjen e Kuranit. Pėr mė tepėr ky autor nė fund tė librit tė tij 400 faqėsh, bėn edhe njė analizė krahasuese ndėrmjet ruajtjes sė tekstit Kuranor dhe ruajtjes sė tekstit biblik, duke vėnė nė pah dallimin e madh ndėrmjet ruajtjes sė Kuranit dhe tekstit biblik. Ky libėr njihet si njė nga punimet mė tė mira nė gjuhėn angleze lidhur me kėtė temė dhe mendojmė se botimi i tij nė gjuhėn shqipe ėshtė mėse i nevojshėm.

 

 

 

5. Mustafa Azami “On Schacht’s Origin of Muhammadan Jurisprudence”

 

Nė kėtė libėr autori ka hedhur poshtė tezėn e Orientalistit mė tė famshėm nė fushėn e hadithit Jozeph Schacht, i cili pohonte, dhe pothuajse tė gjithė orientalistėt pas tij, se hadithet e profetit sė bashku me zinxhirin e transmetimi janė shpikur nė shekullin e dytė dhe nuk kanė ekzistuar nė shekullin e parė. Arabėt sipas tij nė shekullin e parė nuk kanė ndjekur modelin profetik, se ai nuk ka ekzistuar, por traditat e tyre. I pari qė vendosi idenė e ndjekjes sė profetit si model pėr jetėn, qė shpiku hadithet dhe zinxhirin e transmetimit tė tyre ka qenė Imam Shafiu. Mustafa Adhami nė librin e tij, e ka analizuar faqe pėr faqe, shembull pėr shembull tekstin e Jozef Schacht-it duke nxjerr nė pah pasaktėsitė e kėsaj teze dhe shembujve tė marra pėr argumentim. Ky libėr ėshtė konsideruar si pėrgjigja definitive ndaj kėsaj teze.

 

 

6. Libri “Studime mbi literaturėn e hershme tė hadithit" Mustafa Azami

 

Ėshtė bėrė e zakonshme qė nė qarqet akademike perėndimore, tė lėvrohet ideja se hadithi i profetit (a.s.) nuk ėshtė shkruar asnjėherė gjatė shekullit tė parė, pėr kėtė arsye ai ka pėsuar modifikime tė ndryshme. Vetėm nė shekullin e dytė ai ėshtė shkruar dhe ėshtė kodifikuar. Transmetimi gojor qe mendohet ti jetė bėrė hadithit gjatė shekullit tė parė, ka qenė i mangėt dhe ka sjellė shumė ndryshime nė traditat profetike. Vetėm shkrimi ofron siguri pėr njė ruajtje tė saktė, kjo gjė nuk ka ndodhur, pėr kėtė arsye hadithi nuk mund tė konsiderohet si njė burim i saktė. Muhadithi i njohur Mustafa Azami, nė tezėn e tij tė doktoraturės nė Universtitetin e Kembrixhit me titull "Studies in Early Hadith literature" e ka refuzuar bindshėm njė mendim tė tillė. Autori nė njė nga punimet mė tė mira tė tij, ka dėshmuar ekzistencėn e mėse 247 librave tė shkruar gjatė shekullit tė parė hixhrij, si dhe ka analizuar tė gjitha dobėsitė e tezės sė ngritur nga Orientalistėt. Ne kemi menduar qė kėtė punim, prej 400 faqesh, qė konsiderohet njė nga veprat mė tė mira nė botė pėr kėtė temė, ta pėrkthejmė dhe ta botojmė nė gjuhėn shqipe, duke menduar se nė kėtė mėnyrė do tė ndihmojmė akademikisht nė formimin e njė mendimi tė saktė lidhur me vėrtetėsinė e burimit tė dytė tė sheriatit, hadithit.

 

 

7. Ismail Faruki: “Etika nė krishterim: njė analizė historike dhe sistematike e ideve dominante 2000 vjetet e fundit”

 

Ky libėr ėshtė njė nga librat mė tė njohur tė Ismail Farukut. Autori nė tė ka analizuar idetė e 2000 vjetėve tė fundit tė krishterimi lidhur me raportin e njeriut me Zotin, veten dhe botėn qė e rrethon. Ismail Faruku nė kėtė libėr ka zhvilluar idenė e tij tė metareligjionit, qė do tė thotė ato parime tė arsyes dhe tė vlerės tė cilat janė kritikisht tė njohshme dhe universalisht tė pranueshme pėrmes sė cilės njė studiues mund tė studiojė dhe tė japė gjykim pėr religjionin qė studion.

Kjo tezė e Ismail Farukut, e cila kundėrshton idenė e relativizmit kaq tė pėrhapur nė botėn perėndimore, ėshtė njė nga kontributet e mėdha qė autori ka dhėnė nė shkencėn e historisė sė Religjioneve.

Pasi parashtron 5 parime teorike dhe 6 parime tė vlerės qė pėr tė pėrbėjnė thelbin e metareligjionit autori ka marrė nė analizė krishterimin dhe e ka kaluar nė sitėn e kėtyre parimeve.

Personalisht mendoj se kjo vepėr ėshtė njė prej veprave mė tė mira qė myslimanėt kanė bėrė ndonjėherė nė lidhje me krishterimin.

 

 

© Copyright www.erasmus-al.com

Designed by BashaSoft